Në studion e Opinion, përballë kryeministrit është ulur një djalë i verbër, student që prej 9 ditësh i është bashkuar protestës.
“Pse nuk po e zbatoni ligjin zoti kryeministër. Çfarë do ndodhë me ne?”, i është drejtuar ai Edi Ramës.
Ja si i përgjigjet Rama… (përballja e plotë mes tyre):
Kryeministri Edi Rama ka biseduar me një student të juridikut me aftësi të kufizuar teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.
Shefi i qeverisë deklaroi se qeveria e tij do t’i paguajë tarifat për të gjithë të verbrit, ndërsa studenti me aftësi të kufizuara i kërkojë llogari se pse përmend fjalën “qorr” në publik.
Rama në përgjigjen e tij tha se këtë e ka përdorur duke iu referuar pedagogut Arlind Qorri dhe nuk ka asnjë lidhje për etiketimin e të verbërve.
Biseda me tyre:
Rama përballë të verbrit: Qeveria e garanton studimin falas deri në sistemin master. Më pas në studimet master janë universitetet që vendosin.
Studenti: A jeni në dijeni se sa letra i kemi çuar që nga maji ministres Nikolla që të bëhet falas arsimi për ne?
Rama: Kam përmendur emrin e një personi që e ka mbiemrin qorri. Ai është një emër i respektuar.
Studenti: Unë studioj për drejtësi për Bachelor. Unë studioj në privat, por u interesova në shkolla private dhe fillova me bursë 100 përqind.
Rama: Kur unë kam ardhur në qeveri, asnjë fëmijë me aftësi të veçanta nuk kishte asnjë mësues, por sot këtë numër e kemi çuar në 700 mësues. Statusi i veçantë nuk iu jep juve të drejtë pa edukatë. Jeni student, që nesër do ta ushtrosh. Dëgjoj shumë më keq se kaq. Inati i mbetet atij që e ka. Ajo që unë dua të diskutoj. Të gjithëve ju tarifën do ua paguaj shteti. Mos çoni letra, drejtohuni tek platforma Shqipëria.al
Komentet