Dosja e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, mbetet ende një çështje e nxehtë debati, jo vetëm brenda kufinjve të Shqipërisë, por si duket edhe jashtë saj.
Përpara një gjëje të tillë është vendosur sot përballë Ministri i Shtetit për Diasporën, gjatë një takimi me shqiptarë në Detroit të SHBA-ve. Njëri prej tyre ministrin:
“Për shembull ju si ministër, si politikan, si deputet, je ndër kryesorët për rikthimin e simboleve të komunizmit, akoma s’ke kërkuar falje për 29 viktimat e Janarit 2004 që janë duke i kërkuar, a thua do të jeni në rrjetën e ambasadorit Lu së bashku me Ramën dhe ata qeveritarët që janë dhe ishin në Parlament dhe a do dënohet Saimir Tahiri?”
Video është postuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha i cili shkruan:
“Ne Michigan diaspora kryqezon Majkon! Vota juaj kunder Amerikes eshte vote kunder te gjithe diaspores dhe kombit shqiptar. I kerkojne dhe pse rikthyet simbolet e komunizmit dhe se a do arrestohet Saimir Tahiri! Shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”
Cfare kane thene patriotet tane ne Amerike: pse nuk e kane arrestuar apo kur do te arrestohet Saimir Tahiri!? Asnjera prej ketyre pyetjeve nuk mund te behet nga qyetaret e cdo vendi, e jo me nga demokracia me e madhe e botes, Amerika! Asnje njeri ne bote nuk mund te arrestohet pa prova dhe pa nje gjykim te drejte!Ky eshte parim universal i OKB-se.