TIRANË- Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni është paraqitur sot në Komisionin Hetimor për CEZ dhe ka pranuar të dëshmojë vetëm nëse komisioni nuk drejtohej nga Taulant Balla, të cilin e quan “të dënuar” dhe në konflikt interesi. Edhe anëtarët e komisionit akuzonin Ballën se ishte në konflikt interesi.
Shkëlzeni ka debatuar me Taulant Ballën duke pyetur në nisje se kush e drejtonte komisionin. Ky i fundit tha se këtë komision e drejtonte ai dhe se fillimisht duhej të betohej që të dëshmonte.
Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën, ju (Ulsi Manja) apo i dënuari (Taulant Balla)? Taulant Balla: Këtë komision e drejtoj unë Shkëlzen Berisha: Zoti i dënuar kam një kërkesë paraprake. Balla: Je mësuar ti të ndryshosh gjyqtarin. Na thuaj gjeneralitetet, se ndryshe nuk kemi si të marrim deklaratën tënde, o zoti jurist.
Ulsi Manjani i kërkon të betohet dhe i jep fjalën. Shkëlzen Berisha: Zoti Manja kush është drejtues i seancës, ju apo i dënuari? Taulant Balla: Që ta mësoni njëherë e mirë këtë komision e drejtoj unë. Ka mbaruar koha kur t’i e zgjidhje vetë gjyqtarin e prokurorin. Kjo ka marrë fund me reformën në drejtësi. Berisha: Kam një kërkesë paraprake. Balla: Kërkesën dorëzojeni në sekretari. Deputetët e PD: Seanca të drejtohet nga Ulsi Manja.
Shkëlzen Berisha kërkesë për përjashtimin e Ballës nga drejtimi i komisionit.
Ristani i drejtohet Manjës më fjalën “papagall”. Manja-Ristanit: Ti s’vë dot rregull në familjen tënde. Do vesh këtu. Balla: E kemi shqyrtuar një kërkesë të ngjashme, është rrëzuar. Komisioni nuk ngre akuza, administron dëshmi. Ristani-Ballës: Nuk voton dot për përjashtimin tënd. Ndreu: Ka tendencë për të ngatërruar dëshminë. Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën e Shkëlzen Berishës. Elmazi: Pse nuk e thërrisni në Komision Kastriot Ismailajn? Po ju jeni selektivë, me qëllim të keq. Balla: Do ta thërrasim edhe atë. Tani kemi dëshmitarit Shkëlzen Sali Berisha. Kastriot Ismailajn aty e kemi, se është në burg, nuk na ikën dot. Do ta thërrasim, kemi 40 ditë kohë. Bode-Ballës: Keni probleme në raport me ligjin.
Më herët Shkëlzeni ka mohuar lidhjet me Nuel Kalajn dhe Kastriot Ismailaj.
Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për CEZ-in, kryetari Taulant Balla deklaroi se dëshmitari Nuel (Nue) Kalaj që akuzohet se ka ndërmjetësuar një takim të Shkëlzen Berishës me drejtorin çek të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, është shpallur në kërkim pasi policia nuk e gjeti për ta shoqërkuar me forcë në këtë komision.
Ai lexoi një shkresë të policisë, sipas të cilës, ishte ushtruar dy herë kontroll në banesën e tij tek Sheshi “Rilindja” dhe nuk ishte gjetur. Nisur nga ky fakt, Balla tha se Kalaj është shpallur në kërkim për të dëshmuar dhe kurdo që policia e gjen, duhet ta sjellë për të dëshmuar.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet