Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31 vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se Lulzim Basha është farë e keqe në PD.
‘Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe’, tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:
Të dashur demokratë dhe demokratë të Fierit në këtë sallë dhe kudo që jeni në këtë ditë, në Shqipëri, emigracion e kudo.
Më lejoni që siç e do hierarkia, t’ju uroj ortodoksëve të Fierit dhe gjithë Shqipërisë për këtë ditë të bekuar se është një koincidencë e mrekullueshme që ne bashkë me ta festojmë ditëlindjen e parë të PD, partisë që këtu në Fier dhe mbarë në Shqipërinë ndau epokat, përmbysi rendin më tragjik ndofta që ka njohur historia e njerëzimit, diktaturën komuniste dhe solli Fierin në epokën e lirisë dhe demokracisë.
Sot ne këtu kemi shumë detyrime për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre grave dhe burrave të Fierit, intelektualëve, punonjësve të qytetit, që themeluan më 6 janar 1991, në Fier, Partinë e parë opozitare në një kohë kur e vërteta është që diktatura e llogariste Fierin një bastion të sajin.
Kohërat e fillimit për fillestarë nuk kanë qenë të lehta. Terrori, e vërteta është se, terrori i kuq na shoqëronte nga një komunë në tjetrën, nga një fshat në tjetrin, por ashtu siç ishin dhe idealet e demokratëve dhe demokrateve të Fierit, ne qëndronim në të drejtën tonë të vendosur në rrugë dhe mjete paqësore të realizonin qëllimet tona.
Nuk ishin të rralla rastet kur në kalim e sipër na qëllonin me gur, na bllokonin rrugën dhe ne anë të vetme kishim tolerancën dhe përpiqeshim me vendosmëri të fitojmë zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Së shpejti vijnë këtu ditët pas 20 shkurtit. Fieri është një vendet që diktatura e përgjaku. Gjaku i pafajshëm skuqi dhe Gjanicën, por përsëri ata qëndruan të pamposhtur dhe vazhduan rrugën deri në fitoren e madhe.
Por dega e PD Fier që nga themelimi i saj deri sot ishte dhe mbetet njëra nga degët më kryesore të një rëndësie të jashtëzakonshme për PD dhe fatet e saj.
Unë mund t’u them juve se në rast se degët e tjera, apo qendra e PD do të kishte funksionuar siç keni funksionuar ju do të kishte dëshmuar vendosmërinë dhe guximin tuaj, por edhe standardet tuaja morale. Me standardet tuaja morale, PD do të ishte prej kohësh në pushtet dhe do të kishte shënuar arritje të tjera në transformimin e Shqipërisë.
Drejtimi i kësaj partie dëshmoi dobësi dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që demokratët i besuan drejtimin solli forcën tonë politike nga humbja në humbje. Ai dështoi në çdo nismë që ndërmori në 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe.
Berisha: Basha është humbja, ai nuk është e ardhmja
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31 vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se Lulzim Basha është veç humbja dhe jo e ardhmja.
‘Pasi kaloi nga humbja në humbje në 8 vite rresht u thoshte shqiptarëve sot më ndiqni se jam e ardhmja!!! Në fakt ai është vetëm humbja, humbja, humbja’, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:
Dje më pyeste një mik si ka mundësi ky njeri?! Absolutisht që ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam.
Në 31 vite asnjë njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta politike të këtij njeriu, asnjë njeri, askush. Ky dëshmoi se është zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi kaloi nga humbja në humbje në 8 vite rresht u thoshte shqiptarëve sot më ndiqni se jam e ardhmja!!! Në fakt ai është vetëm humbja, humbja, humbja.
Tetë vite ju e mbajtët PD! Ju e sollët PD përsëri një forcë madhore politike, tetë vite lumenjtë e djersës së derdhët ju dhe trashëgimia e saj janë shkaqet themelore që u ngrit me shpejtësi të rrufeshme si feniksi dhe ja ku është sot opozitë e vërtetë, opozitë e vërtetë që po dridh nga themelet narkoshtetin e Edi Ramës, opozitë që në harkun tremujor i dha vendit në kulmin e vështirësive të vendit, ato mrekulli që shqiptarët dhe Shqipëria nuk i kishin parë kurrë më parë: Kuvendin e lirisë me firmat e anëtarëve, referendumin e lirisë me firmat e anëtarëve, u tregoi shqiptarëve dhe botës e liria nuk vdes kurrë në zemrat tona.
Jemi dhe do te qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtje të vlerave te saj.
Berisha: Basha peng i dosjeve, është partner me Ramën në Portin e Durrësit
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31 vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se Lulzim Basha është peng i disa dosjeve.
Berisha u shpreh se siç po del tani, Basha është edhe partner me Edi Ramën në ndërtimin e portit të Durrësit.
Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:
Liria nuk vdes kurrë në zemrat tona. Shkelmimi i këtij parimi është themeli i çdo diktature. Ndaj njerëzisht kërkoj arsyetimin dhe vëmendjen tuaj po në mënyrë të veçantë të atyre anëtarëve dhe mbështetësve të PD që nuk u bënë pjesë që në fillim të këtij procesi, të bashkohen me ne.
Nuk është këtu çështje e karriges së atij apo tij personi, por e ekzistencës së demokracisë. Një minutë: çfarë na tha ky njeri dy muaj përpara. ‘Mua nuk më shkarkon Kuvendi se më ka zgjedhur anëtarësia’. Mirë. Ne e mblodhëm Kuvendin dhe u shkarkua sipas statusit që ka vendosur vetë por ne vendosëm mençurisht ta sjellim tej ju që kishin votuar në qershor, të vendosnit ju përveç Kuvendit për shkarkimin tuaj. Dhe kur ju me firmën tuaj 44 mijë firmosët shkarkimin e tij, ai harroi gjithçka dhe deklaroi se nuk e njoh Kuvendin!!! Nuk e njoh Referendumin!!! Në të cilin votuan dhjetëra mijëra demokratë më shumë se për zgjedhjen e tij në qershor.
Asnjë standard dhe normë morale për të bindur shqiptarët se ai është bërë famoz në problemet e matematikës kur thotë se 1958 që nuk ishin as çereku delegatë, në Pallatin e Kongreseve, ishin 5004 delegatë!!!!
Shumë kanë shtruar problemin nëse është ky zotëri me probleme madhore të shëndetit mendor. Unë them jo. Ky njeri është me çështje madhore të moralit njerëzor. Ky është peng në afera korrupsive, peng i dosjes së Nik Muzinit, peng i dosjes së ‘Tojota Jaris’ dhe është lidhur siç po duket edhe në afera biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën.
Pra kemi një farë të keqe të moralit njerëzor.
Data tetë është datë historikë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar se për herë të parë në historinë e këtij kombi e të një force politike, vendimin supreme të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive paqësore vetë anëtarësia e PD.
Berisha: Nëse Basha do ishte kryeministër, nuk do e dorëzonte kurrë pushtetin
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Fieri, ku po festohet 31 vjetori i krijimit të degës së PD-së, është shprehur se nëse Lulzim Basha do të ishte kryeministër, ai nuk do e njihte kurrë faktin se mund të humbte dhe nuk do dorëzonte pushtetin.
‘Sikur të ishte produkt i zyrave sekrete terroriste, sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, kthehet dhe blindon PD’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:
Shumë mesazhe kam marrë këto ditë. Disa prej tyre më thonë:
Doktor! Ky njeri po të kishte qenë Kryeministër me këtë që tregon, ky s’do ta kish pranuar kurrë humbjen e zgjedhjeve! Ky do të kishte blinduar ndërtesat dhe çdo gjë tjetër për të mos dorëzuar pushtetin!
E vërteta është që këto shenja e tregojnë. Në aktin më të turpshëm, që tejkalon çdo imagjinatë, sikur të ishte produkt i zyrave sekrete terroriste, sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, kthehet dhe e blindon selinë e PD dhe e shndërron atë siç kanë qenë dikur degët e Punëve të Brendshme të Enver Hoxhës apo shpellat e grupeve terroriste në botë.
Në 31 vjetorin e saj, përzuri si armike gazetën e fjalës së lirë, Rilindjen Demokratike, që për meritën e madhe të kryeredaktorit dhe gazetarëve gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi organ i fjalës së lirë.
Ndaj dhe kemi arsye të festojmë ditën e shtunë më datën 8.
Protesta, Berisha mesazh Ramës: Siç merremi me pengun, merremi dhe me pengmarrësin
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha ka bërë jë paralajmërim për Edi Ramën, në lidhje me protestën që pritet ditën e shtunë 8 janar.
‘Hiq dorë se absolutisht ne merremi njëlloj si me pengun dhe me pengmarrësin’, tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berisha:
Kam një mesazh kam për Edi Ramën. Hiq dorë nga skenarët e thurur bashkë me pengun tënd kundër demokratëve. Hiq dorë se absolutisht ne merremi njëlloj si me pengun dhe me pengmarrësin. Ne nuk mposhtemi nga asgjë. Ne kërkojmë asgjë tjetër, asgjë tjetër veçse Shtëpinë tonë të uzurpuar , Shtëpinë tonë të shndërruar në një burg të vërtetë që s’futet dot asnjëri prej jush.
Ta shndërrojmë si duhet të jetë në Shtëpinë e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Kështu që duke iu uruar edhe njëherë nga zemra gëzuar këtë ditë dhe falënderuar me mirënjohjen më të thelle demokratët e Fierit që nga ata që e themeluan dhe drejtuan në Shqipëri, që këto 8 vite qëndruat të pamposhtur, qëndruar të pamposhtur. Me protestat tuaja ju u bëtë zëri i vetëm i qytetarëve në Shqipëri në luftën kundër megaferave më të mëdha korruptive të kohës. Qëndruat dhëmbë për dhëmbë ndaj falangave të krimit.
Shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj udhëheqjen aktuale Luan Baçi dhe gjithë anëtarëve të kësaj dege që firmosën ngritjen në këmbë të opozitës shqiptare. T’ju uroj gëzuar dhe njëherë 31-vjetorin e themelimit të PD, partinë me dy ditëlindje.
Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet