Kryeministi Edi Rama ka shperthyer me akuza ndaj gazetareve, duke i thene se nuk kuptojne, as lexojne, as thellohen e as duan te degjojne per te kuptuar se per cfare behet fjale.
Sapo doli nga seanca plenare, kryeministri Rama është ndalur në një prononcim për mediat duke iu lëshuar atyre me këto fjalë:
Turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata që ende nuk keni kuptuar se për cfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni corodisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, nuk keni kuptuar se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë pesë rreshta para se të tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit se për cfarë bëhet fjalë.
Nuk keni marrë vesh që imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh, nuk jemi në një situatë ku diskutojmë tja heqim apo lëmë imunitetin, e keni marrë vesh? Jo!
Së dyti, e mund të qeshni sa të doni, jeni pjesë e këtij problemi të madh në tërësinë që ka Shqipëria ku ku përconi akuzat, po pasur as përgjegjesi për atë që përçon.
S’keni si ta kuptoni ju që as lexoni, as përpiqeni të thelloheni, as doni të dëgjoni për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë.
Po të ishte siç thoni ju cili është roli që e përfshin Kuvendin? Cfarë është Kuvendi një studio noteri që vjen të vulosësh një certifikatë? Cfarë është komisioni I mandateve, një tufë hunjsh që janë aty për tu tundur sipas muzikës që ofron prokuroria?
Ata kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës.
Ju jeni per t’u qare hallin dhe une ju pergjigjem si ma do e bardha zemer.
Mos u ofendoni fare se ju e ulni dhe ngrini këdo si ju teket edhe kujtoni se askush nuk ka të drejtë tu thotë se jeni pjesë e një kazani të madh.
Jam këtu për tu marrë me ju dhe tu them që duhet ti thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni ju dhe ata që ju paguajnë ju dhe që janë edhe më shumë problemi. Është e drejta jotë që ti të vazhdosh mos të ndryshosh së bëri budallain
Rama flet keshtu me gazetaret sepse vete gazetaret ka vite qe e kane bratktisur misionin e tyre te informimit ne interes te kombit e publikut.
Rama i perdor gazetaret “si ti doje e bardha zemer” sepse gazetaret shqiptare kryesisht ata te mediave te medha jane bere sherbetore te neveritshem te klaneve politikomafioze ne Shqiperi.
Te gjitha emisionet e lajmeve ne Shqiperi jane “copy paste”.
Te gjitha is emisionet e analizes politike ne Shqiperi jane ne sherbim te politikes e jo publikut.
Merr si shembull emisonin e Blendi Fevziut ku kishte te ftuar Saimir Tahirin; ne vend qe gazetaret ta gozhdonin Tahirin pasi kishin material te bollshem, u shenderruan ne Avokate te tij. TURP. A ndihesh i tradhetuar e pyeste Fevziu?
Ne fund edhe e ftoi per kafe, meqe te gjithe te kane braktisur une te mbroj.
Te gjitha studiot e kanaleve kryesore jane mbushur me sherbetore te politikes ditore me ndonje perjashtim te rralle.
VETINGU duhet te filloje se pari me median qe eshte ne dite te hallit.
Duhet te hetohen burimet financiare te te gjitha mediave ne Shqiperi qe te pastrohet njehere e mire bataku qe Rama e quan Kazan por per hir te se vertetes eshte totalisht ne sherbim te tij