Kryeministri, Edi Rama, jo rrallë është kritikuar për takimet e shpeshta të tij me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç.
Ai ka shpjeguar në “Zona e Debatit”, Klan Kosova, se përse Shqipëria, dhe shqiptarët në përgjithësi, i kanë të rëndësishme dhe të domosdoshme takimet e ndërsjella me liderët e rajonit, përfshirë atë serb.
“Arsyeja pse ne komunikojmë intensivisht me Serbinë dhe në kontekstin e procesit të Berlini, brendapërbrenda rajonit, mes rajonit dhe Bashkimit Europian, është shumë e çarte. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi interes ta bëjmë këtë”, ka thënë Rama.
“Është interesi ynë, që na imponon që të jemi të hapur maksimalisht, dialogues dhe sigurisht të prerë aty ku qëndrimet tona janë të prera. Ne jemi një treg jashtëzakonisht i vogël, prandaj kemi nevojë ta transformojmë rajonin në një treg të përbashkët, për të pasur ekonomi, zhvillim dhe paqe të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për t’iu dhënë atyre që vinë pas nesh mundësinë që të jetojnë në një realitet më të mirë”.
Rama: Fola për Kosovën, jo në emër të Kosovës
Shefi i qeverisë shqiptare ka sqaruar se çfarë ka thënë për Kosovën në Beograd dhe prej çfarë pozicioni e ka thënë. Rama ka sqaruar se ai ka folur për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës.
“Kur unë shkova në Beograd për herë të parë, shkova si tradhtar, sepse nga të katër anët, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, askush nuk ishte dakord që unë të shkoja pas asaj që ndodhi me ndeshjen e futbollit, pastaj papritmas u ktheva si hero. Por, unë s’jam as tradhtar as hero, unë jam në një detyrë që e bëjë me pasion dhe me gjithë vetëdijen time. Pas vizitës së dytë, unë fola për Kosovën nuk fola në emër të Kosovës dhe nuk besoj se kam thënë diçka që nuk shkon. Por unë nuk merrem me, çfarë u tha, por merrem me kush e tha, pse e tha, çfarë mund të ketë mbrapa?”, ka thënë Rama.
Rama: Shqiptarët fituan luftën, Serbia e humbi
Shqiptarët e kanë fituar luftën dhe Serbia e ka humbur atë. Kështu duhet edhe të sillemi, ka thënë kryeministri Edi Rama në ballafaqim me analistët kosovarë.
“Kosova është sot shtet, Serbia ka humbur dhe është e detyruar të bashkëjetojë me këtë fakt monumental të paimagjinueshëm për ta deri dje dhe sot të papranueshëm, por të pashmangshëm që e ka në kufi”, ka pohuar Rama. “Aty ku kishte zonën që mendonte se jetonin ca skllevër të vet, tani është një shtet”. /tvklan.al
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet