Intervistë me Bujar Kokonozin, Artist i Merituar dhe Mjeshtër i Madh nga Ardian Murraj
Vlera e qëndresës së Ukrainës e parë me përjetimin e kameras në frontin e luftës. Një paralele e Bujar Kokonozit 23 vjet më parë gjatë Luftës së Kosovës.
AM:- Ngjarjet më të fundit dhe ato të çdo dite që po përcjellim në lindje të Evropës (dita e 19 sot), agresionin mbi Ukrainë nga ushtria e urdhëruar ruse që më së shumti thirret ‘Lufta e Putinit” më bënë që të kërkoja për të gjetur një mbështetje me shembuj konkret në lidhje me vështirësinë e profesionit të gazetarisë televizive në kushtet e luftës. Mendova t’ju drejtoj juve disa pyetje pasi juve e keni përjetuar vetë frontin në fund dimrin dhe pranverën e vitit 1999, kur Ballkani i trazuar përcolli spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre. Kjo është një paralele që më bën të kuptoj thelbin e QËNDRESËS. Çfarë panë sytë tuaj atëherë dhe si e shihni atë tani e 23 vite më pas? Bujar Kokonozi:- Ëshë vërtetë që një kthesë, një kujtim pas 23 vitesh me ngjarjet që përjetuam dhe unë që mora përsipër të bëja një film dokumentar mbi pushtimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre si dhe vuajtjet dhe përpjekjet për mbijetesë. E këto ditë dhe faleminderit për lidhjen që juve i bëni ngjarjeve unë në çdo kronikë, ngjarje dhe lajm që përcjell kam një retrospektivë e kthehem në ato episode që kalova gjatë xhirimeve për realizimin e filmit mbi luftën në Kosovë. Dëbimin e shqiptarëve nga serbët, dëbimin nga shtëpitë e tyre. Ishte një dhimbje e madhe dhe unë tani jetoj me dhimbjen e popullit ukrainas në këto momente shumë të vështira. Është si një përsëritje të atyre që më kanë parë sytë e mi në Kosovë, ato që jetova. Më është dashur të përcjell emocione të jashtzakonshme gjatë xhirimeve të mia në Kosovë. Të pres qindra njerëz në karvane, të drobitur të lodhur, të tmerruar nga ajo katastrofë serbe ndaj shqiptarve që s’kishte pse të largoheshin nga trevat e tyre dhe të priteshin nga vëllezrit e tyre në Shqipëri. Ky ishte i vetmi fat për ta, dhe pritja e tyre mbetet një simbol i mrekullueshëm i hapjes së çdo shtëpie shqiptare pa asnjë kusht, veç që ata të ndjeheshin sado pak mirë nga ajo reprezalje që po kalonin, vrasje dhe tortura që u ndodhën atyre dhe njerzve të tyre, të afërmve të tyre në Kosovë e në gjithë qytetet e Kosovës. Lidhja që i bëni ju ngjarjes që përjetuam si dhe pas premierave në Prishtinë dhe Tetovë etj, ju patë vetë emocionet dhe ndjenjat se çfarë kishin hequr dhe vuajtur njerzit e thjeshtë e me qindra halle, njerëz të humbur që ende sot e kësaj dite nuk u janë gjetur varret e tyre. Pra lidhja me atë fenomen 23 vjet më parë me një tmerr që rusët, Putini po bën mbi një popull të pafajshëm e me një kulturë të jashtzakonshme që i kanë dhënë kulturës dhe artit botëror. Ai hedh bomba përditë, vret fëmijë. Bien bombat mbi sanatoriume, çerdhe dhe unë nuk e di,… ka krijuar një pezmatim të madh shpirtëror dhe si unë edhe bota po e përjeton këtë dhimbje që sot po ndodh në Ukranië.
AM:- Kjo është dhimbje shumë e madhe kur sheh në të tjera përmasa humbjen e jetëve njerzore, rrafshimin nga bombardimet, futjen e frikës dhe përzënien me dhunë tashmë të miliona njerzve (ukrainasve),… Çfarë bëhen tërheqëse për kamerën kur i jetoni këto ngjarje përsëri, megjithëse teknikat, teknologjia dhe përcjellja e menjëhershme e pamjeve sot është në kohë reale? Bujar Kokonozi:– E kam thënë gjithmonë që kamera është një instrument që merr nga realiteti. Vlera e kameras duket sikur nuk ësht asgjë para asaj që ne shikojmë me sytë tanë dhe interpretohet përmes kameras. Syri që është (vihet) në kamera është më i përvuajturi se sa vetë kamera, pasi nuk është e lehtë të përballosh atë që sheh përmes kameras. Pra kamera është syri yt që e hedh imazhin në tru, mendje dhe emocioni i atyre që e përjetojnë në ato momente është një dhimbje e madhe e papërshkrueshme dhe sigurisht një vlerë e madhe e çdo njeriu që merret me këtë punë. Ndaj gazetarët, operatorët, kameramanët në botë (veças për këto situata), kanë vlera të jashtëzakonshme dhe bëjnë deri sakrifica sublime të jetës për të dhënë një gjë reale që ndodh në moment. Ashtu sikurse po na vijnë pamjet nga Ukraina nga të gjitha drejtimet, në të gjithë masakrën që po bën pushtimi që uroj që kurrë të mos ndodhë i “carit” Putin ndaj një populli tepër krenar, inteligjent dhe me vlera në krejt atë që ka qënë dikur BS, por që sot gjithsejcili ka marrë krahun e vet dhe do të jetojë i lirë pa sundim carist siç kërkon Putin të vendosë në Ukrainë.
AM:- Ju u larguat pra për disa muaj, një sakrificë që shpesh ngjason me një vendosmëri të çastit. Me kamera në dorë, përtej kufirit, në zonë lufte pikërisht për të fiksuar ngjarjet. Boshllëku deri sa u kthyet në mjediset e RTSH ngrinte pyetjet që ku dhe si gjindet Bujari dhe ndoshta sot pas kaq kohësh unë mbase do ta dëgjoja prej jush me pak fjalë se si ndodhi? Bujar Kokonozi:- Për hir të së vërtetës mua me Kosovën më ka lidhur një kohë e largët. Janë vitet 1976-1977 kur unë ndodhesha në një shërbim për herë të parë shkelja në Kosovë. Xhironim me film bardh e zi dhe kisha një dashuri të jashtzakonshme për ta prekur tokën time pasi në fund të fundit është tokë shqiptare dhe bëra shumë xhirime dhe doja që ta fusja në shpirtin tim krejt Kosovën. Ashtu bëra. Më vonë shkova dhe dy tre herë të tjera para se sa të ndodhte kjo masakër në Kosovë ku njoha dhe bëra shumë miq të cilët i kam edhe sot dhe kam lidhje vllazërore me ta . Kur kjo ngjarje po ndodhte unë mora vendimin që të realizoja një film dokumentar në një kënd më të gjerë si histori e Shqipërisë që në krijimin e saj, në Iliri dhe të tillë e kam filluar edhe dokumentarin si për të dhënë madhështinë, shpirtin ndjenjën dhe pasurinë e këtyre njerzve që sot jemi ne. Pra me këtë mendim u nisa dhe filmin e kisha bërë në mendjen time dhe më duhej të ndiqja këtë përballje të popullit të Kosovës me përbindshin Milosheviç. Pra u zhvesha nga emocioni. Ju e thoni mirë unë hyra në Kosovë (12-13 Qershor 1999), ku mbaj mend forcat mercenare bjelloruse zbrisnin në Qafën e Morinit dhe përballeshin me forcat gjermane të KFOR-it , pjesa e NATO-s dhe kushti ishte dorëzimi i armëve. Isha në një moment shumë interesant dhe aspak i friksuar kur unë u gjenda mes rrjeshtit të ushtarëve gjermanë dhe rrjeshtit të serbve dhe mercenarëve bjellorusë që hidhnin armët në një makinë. I dorëzonin armët. Ishte në emocion ku shikoja portretet e ushtarëve gjrmanë më një qendrim që nuk ju lëvizte qerpiku dhe nga ana tjetër mercenarët e droguar që i hidhnin me gjeste idiote armët. Unë u nisa drejt Prizrenit dhe më ndihmoi drejtori i Radio Kukësit që më vuri në dispozicion një makinë (Toyota) që duhej mbajtur vetëm ndezur. Shoferi e kishte emrin Sekret, njeri shumë i mirë dhe vendosa që me atë makinë të shkoja megjithse kishte mbishkrime (TVSH) dhe kaluam mes forcave serbe e mes të sharave deri sa shkuam në Prizeren ku forcat gjermane vinin drejt qytetit dhe kur serbët largoheshin me autobuzë dhe shkrehnin me “kallash” në ajër duke shaqur e egërsinë e mbetur. Më pas ishte kulmi, ngazëllimi i njerzve që mezi po prisnin këtë moment të lirisë së tyre.
AM:- Ju ishit dëshmitar dhe kurorëzuat 12-13 Qershorin, hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë. Ndiet çlirimin në qëniet njerzore edhe pas humbjeve e tragjedive të mëdha që shkalton lufta, si e sillni edhe sot këtë përjetim? Bujar Kokonozi:- As më pak dhe as më shumë ishte pasioni për të sjellë një realitet në ekran. Në këtë ndjenjë timen kam qenë gjithnjë i plotësuar. Edhe sot që flasim kam emocion pasi unë vazhdoj të punoj dhe në punën time atë që më ka dhënë eksperienca më bën ta jap si ndihmesë në shumë drejtime dhe e bëj me shumë pasion. Kamera më jep fuqi të jashtëzakonshme dhe bëja një pyetje dikur ose arrita në përfundimin se kam bërë dy jetë. Njëra realja dhe tjetra nëpërmjet kameras. Dhe vërtetë jeta nëpërmjet kameras ka një tjetër madhështi tjetër që e lë trashëgim që mbase vlen edhe sado i pakët të jetë, ai vlen për ata që vijnë më pas. Por për mua ka qënë një jetë e dyfishtë. Një punë që kam bërë në këtë profesion prej pesëdhjetë vitesh që jashtë modestisë do ta quaja një punë në artin viziv.
AM: Ju u kthyet në TVSH dhe përcollët lajme dhe reportazhe të shkurtër deri në realizimin e dokumentarit “Shqiptarët”, a mund të na tregoni rreth këtij realizimi? Bujar Kokonozi:- Po pikërisht se kjo po ndodh përsëri dhe se vjen një moment që njerzit duhet t’i thonë stop dhe se duhet të ndërgjegjësohen qofshin këta edhe ushtarët rus sepse duket e ngjashme me atë që ndodhi në Kosovë. Gjërat disi ndryshojnë pasi luftojnë mes vëllezërve, e tmerrshme dhe e pabesueshme. Nuk më shkonte kurrë ndër mend që vllezrit do të vriteshin mes vetes, kjo është katastrofë unë nuk e di… dhe e krahasuar me shqiptarët në fund të fundit ishte ndryshe. Ata jetonin në jetonin në tokat e tyre, e serbi i mohoi dhe donte t’i merrte gjithshka. Por kjo të ndodhë mes shtetasve të Ukrainës dhe Rusisë që disi kishin afërsi lidhjeje si një bashkësi, flasin një gjuhë dhe afërsi zakonesh (për hir të argumentit), kjo është e tmerrshme. Unë personalisht e kam vlerësuar më shumë Ukrainën në raport me ish-republikat e tjera, por këtë katastrofë sot unë e shoh sikur lufton vllau me vlaun. Ende nuk e di…
AM:- Përbërësit e realizimit si studiot, njerzit bashkëpunëtorë rretherrotull jush, deri muzika “Fëmijët e Kosovës” (“Children of Kosovo” nga The Kelly Family, deri në premierat e shfaqjes në Prishtinë, Tetovë, Tiranë ishin pjesë e realizimit optimist të rezultatit të qendresës. Shpresës që fiton e drejta. E them këtë pasi kemi hyrë në javën e tretë të një Lufte ku ende nuk po shihet vendosja e një paqeje armëpushimi, apo t’i thuhet një cope këtij agresioni ushtarak Krime të Luftës dhe Genocid ndaj një populli që ka zgjedhur rrugën e tij. Pra luftë dhe qendresë nga anon fitorja, si shihet kjo në ndjesinë tuaj? Bujar Kokonozi:– Këtij shtjellimi të vështirë që po bëni dhe kjo bie për krejt botën dhe sidomos mbi kolegët tanë. Unë do të thoshja që kur në këtë botë lindin njerëz që për egon e tyre, interesin dhe kafshërinë e tyre nuk marrin parasysh dhe nuk dinë të çmojnë jetën që zoti na e ka falur dhe nuk guxon askush të na e prekë atë,… Kjo është e trishtueshme. Por ja që historia tregon se ka dhe të tilla krijesa që jetojnë jashtë ligjeve njerëzore, të qytetrimit dhe të mirësisë dhe kështu që ne duhet ta përjetojmë këtë gjë dhe kur askush nga ne nuk e parashikonte këtë. Megjithëatë unë kam shumë besim se e mira gjithmonë do të fitojë mbi të keqen. Ne si njerëz të ekranit kemi për detyrë që ta përcjellim të saktë këtë të vërtetë që edhe brezat më pas ta kuptojnë se çfarë është bërë në kohën kur ne jetojmë… nuk e di nëse ju a dhashë përgjigjjen…
AM: Megjithëse kam të freskët ende një intervistë sëbashku tek “Kodra e Erës”, pranë Prishtinës duke marrë emocionin e mbylljes së dokumentarit që pas gati 23 viteve duhet riparë për të nxjerrë atë vlerë historike që lufta të ndalet,… atë që njerzit dhe popujt të ndihmojnë për të kapërcyer këtë tragjedi juve atëherë e paraqisnit këtë pasiguri. Ja po e lexoj tani: “Si ta mbyll rrëfimin tim për ty Kosovë. E vranët… e kthjellet…dritheruese”… Bujar Kokonozi:- Pra këtë peshë që na jep lufta dhe uroj që paqja të triumfojë dhe ata njerëz të dalin nga kjo gjendje, ky ferr dhe sëterrë që po përjetojnë çdo ditë.
Unë e shoh atë pasi nuk e shoh vetëm tek Putini, por edhe tek ndërgjegjësimi i popujve që duhet të jenë të vetëdijshëm dhe jo të jenë dele, e të shkojnë pas mostrave. Dhe këtë kur ta kuptojë dhe populli rus kur pjesa më e madhe ta kuptojë e jo ata që shiten për pesë lekë, e kur ky ndërgjegjësim të vijë qindpërqind dhe popujt të jenë të vetëdijshëm që të mos ndjekin një ekstremist, kriminel dhe më shumë se sa kaq. Ndërsa kjo që ndodh sot në planin njerëzor është shumë e turpshme ku dy popullsi shumë miljonëshe vihen përballë kësaj katastrofe. Kjo është një propagandë e ndyrë që ka shplarë trurin (më fal që shprehem në ënyrë të tillë, por kështu e ndjej),… më vjen shumë keq dhe ne jemi brezi që po e kalojmë këtë dhe shqetësimi vjen me atë se si mund të futet kjo frymë mes vëllezërve, kjo është çnjerëzore dhe skandaloze. Ky njeri që quhet Putin duhet të marrë dënimin e duhur nga shoqëria dhe “bota moderne” (koncept që nuk e pranoj si botë moderne apo botë të mjeruar, botë të tretë apo të parë). Këtë botë e shembi pandemia dhe tregoi se jemi hiç ose nuk jemi të zotët… dhe kjo po ndodh tani edhe me fenomenin Putin që vë përballë vëllezërit. Një fenomen skandaloz dhe i dhimbshëm, çnjerëzor dhe mjerues njëkohësisht për psikologjinë njerëzore në botë.
AM: Ju faleminderit Bujar Kokonozi:- Megjithëse ka kaluar kaq kohë do të bëj një përpjekje që ta mundësoj vizionimin e tij edhe në youtube që bota ta shikojë dhe të reflektojë. Unë mendoj se dokumentari e jep një mesazh të tillë, për ti thënë stop marrëzisë së luftës.
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe . . .
Komentet