Shoqëria civile protestoi në mëngjesin e sotëm në Tiranë në lidhje me përdhunimin e 14 vjeçares në Kavajë nga 7 adoleshentë.
Ngjarja e cila ka tronditur opinionin publik në vend ka nxitur këtë reagim, ku nuk munguan qindra qytetarë të cilët marshuan në formë proteste.
“Nuk luhet me përdhunimin” ishte një nga parullat e protestuesve të cilët u vendosën përpara Ministrisë së Arsimit.
Adoleshentët e përfshirë në këtë skandal aktualisht ndodhen në burg, pasi Gjykata e Kavajës vendosi masën e arrestit pak ditë më parë.
Ndërkohë që familjarët e saj përpara mediave kërkuan qetësi dhe kujdes nga ana e opinionit publik e mediave, për të mos dëmtuar më tepër si ata ashtu edhe të dëmtuarën nga ky akuzim.



Komentet