“Kurrë s’ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan dhe as të ndërhyjë në një çështje si ajo mes Kosovës e Serbisë”. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në takimin me diplomatët në Kryeministri, duke iu referuar Gent Cakajt.
Megjithatë, deklaratat e Ramës rezultojnë një gënjeshtër. Pak ditë më parë, në media u transmetua një intervistë e ministrit të Jashtëm të zgjedhur nga Rama, i cili shprehej pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Intervisa e Gent Cakaj on Vidnews.
Deklarata e Cakajt
“Ndryshimi i kufijve, semantikisht nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje.
Evoluimi i parë është sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.
Ndonëse natyra e kontesteve është e ndryshme sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940 kur Greqia miraton ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuqi.
Këto janë konteste të trashëguara prej Luftës së Dytë Botërore, janë konteste e zëmë mes Kroacisë dhe Sllovenisë që sot janë anëtare të BE-së, të cilat trashëguar prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë përkatësisht kontestet e tyre territoriale dhe janë konteste të tjera dhe me funksionalitetin e shtet ndërtimit, siç është rasti i fundit i funksionalitetit në Bosnje dhe shtet ndërtimit në Kosovë.
Por çështja është që duke e pasur parasysh fokusin e Bashkimit Europian në mbylljen e kontesteve bilaterale, korrigjimi i kufirit është konceptuar si një terminologji e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e difinimit rigoroz të linjave të kufirit”. /Boldnews.al/
Intervisa e Gent Cakaj on Vidnews.
….der kit djali se nali Kosova për veti.. besa edi Rama e ka marr edhe këshilltar të rryer nga Kosova
ka hi kogje borq…
kur të shkon serbi ja japin çelsin e kanakit po duhet me kthye ….