Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të ashpër në Kuvend, ku lëshoi një ‘lumë’ sharjesh ndaj deputetëve të opozitës. Nga foltorja e Kuvendit ku foli për marrëveshjen për Portin e ri të Durrësit, Kreu i Qeverisë për 47 minuta bëri një seri etiketimesh dhe fyerjesh për deputetët e opozitës.
Rama përdori të paktën në 21 raste fjalën “bedelë”, teksa i drejtua kundërshtarëve të tij politikë, duke shënuar kështu një ‘rekord’ fyerjesh.
(Shpjegimi në fjalor: Bedel- ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese; pagesa në vend të këtyre shërbimeve: shkoi bedel; pagoi bedelin.)
Ndër të tjera Rama iu drejtua deputetëve të opozitës me termat; “të pafe” dhe “pa atdhe”. Madje kryeministri ka shkuar deri aty sa i krahasoi deputetët si kafshë, ku tha se; “Mblidheshit si dele dhe blegërinit” apo “S’dilni dot nga psikoza e bishtit”.
BalkanWeb sjell më poshtë disa prej fyerjeve që Rama drejtoi ndaj deputetëve të opozitës:
“Bedelë”, (21 herë)
“Pusho”, (10 herë)
“Gjel deti Peqini’, (8 herë)
“Pa atdhe”, (6 herë)
“Pa din e iman”, (6 herë)
“Të pafe”, (6 herë)
“Të shitur”, (5 herë)
“Të pafytyrë”, (4 herë)
“Po të kishit fytyrë”, (3 herë)
“Si s’ju vjen turp”, (2 herë)
“Ju kanë tërhequr prej hundësh”, (2 herë)
“Je aksident”, (2 herë)
“S’jeni asgjë tjetër, veçse një zgjatim, bisht i asaj krijesës non-grata”, (2 herë)
“Bartësit e mallkimit që nga 1912”, 2 herë
“Jeni të mallkuar” ( 3 herë)
“Ju jeni ca të mbaruar”, (1 herë)
“Nuk kuptoni pse jeni këtu”, (1 herë)
“Mblidheshit si dele dhe blegërinit”, (1 herë)
“Gojën e keni të shkëputur nga truri”, (1 herë)
“Kastravecë do dilni nga kjo histori”, (1 herë)
“Llazore”, (1 herë)
“Mjerë Shqipëria për ty dhe ata si ti”, (1 herë)
“Zbardhët dhembët”, (1 herë)
“Bëni gërr-gërr”, (1 herë)
“Ju kanë rrahur si këlyshë”, (1 herë)
“Ju keni dalë duarsh prindërve”, (1 herë)
“Jeni turpi i tyre çdo ditë që hapni gojën”, (1 herë)
“S’lini dy gurë bashkë”, (1 herë)
“Ju kanë futur një dru që s’e merrni veten më”, (1 herë)
“S’dilni dot nga psikoza e bishtit”, (1 herë)
“Gjykata, sportel për të rritur pazarin”, (1 herë)
“Kryebedel”, (1 herë)
“Je si miza në të ndenjurat e kalit”, (1 herë)
“Qëndroje nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës”, (1 herë)
“Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit”, (1 herë)
“Foltore politike e katundit mizerabël”, (1 herë)
“Katundarët më mizerabël mes nesh”, (1 herë)
“S’keni flamur”, (1 herë)
“S’keni histori”, (1 herë)
“S’keni dinjitet”, (1 herë)
Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Këtë përgjgije dha komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos kur u pyet nëse do të ndikojnë zgjedhjet për integrimin, nëse do të ketë rrotacion politik, ndërkohë që kryeministri Rama ka deklaruar se kjo do të vononte procesin. Sipas eurokomisioneres, ka vetëm një të ardhme europiane për Shqipërinë.
“Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian se do të ndodhë në një kohë të gjatë dhe është proces i thellë. Jam e sigurt se reformat do të vijojnë dhe reformat nuk po kryhen se do BE, por dhe ky është proces transformues për Shqipërinë janë vetë qytetarët që do ta vendosin se çfarë qeverie do të kenë. Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri sa unë shoh vetëm një të ardhme europiane për ju”. sn
Kryebashkiaku i Tiranës lihet në burg, gjyqtari Engert Pëllumbi në Apelin e GJKKO-së, nuk i ndryshon masën, pavarëisht argumenteve të mbrojtjes.
Pra Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzon ankimin e Erion Veliajt, lihet në fuqi masa arrest në burg.
Gjyqtari Engert Pëllumbi ndryshon masën për biznesmenin Elman Abule, nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Mbetet e pandryshuar masa detyrim paraqitje për biznesmenët Meriman Palushu, Shkëlqim Fusha dhe Gentjan Sula.
Njoftimi
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Tiranë, më datë13.03.2025
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025,shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;
Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Partia Demokratike ka bërë publike listën zyrtare me emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura dhe të hapura për deputetë në 12 qarqet. Nga kjo listë, mbrëmjen e sotme njoftuan dorëheqjen 2 deputete, Ilda Dhori dhe Ori Nebiaj. Ndërsa më herët dha dorëheqjen nga kandidimi në listat e hapura edhe deputeti Dashnor Sula.
Ndërkohë, Kryesia e PD la në listat e hapura edhe 2 prej grave më të votuara në primaret e 1 marsit, Dhurata Çupin dhe Jorida Tabakun.
Pas mbledhjes së anëtarësisë, kryedemokrati Sali Berisha bëri të ditur se koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ është paraqitur me listë dinjitoze.
Në daljen për mediat, Berisha u shpreh se në lista bëjnë pjesë specialistë të shquar, përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë.
Fjala e Sali Berishës:
Koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë kjo parti, me luftëtarë të vendosur të kauzave të drejta të kësaj partie, të cilët në 4 vite kanë bërë betejat më të fuqishme që ka njohur opozitarizmi në Shqipëri.
Paraqitet me specialistë të shquar, me përfaqësues të inteligjencës shqiptare, të diasporës, të komuniteteve të ndryshme, dhe ndonjëherë nuk ka pasur ndonjë përfaqësi kaq të plotë para zgjedhësve shqiptarë.
Përfaqësohen gra të shquara, të rinj të vendosur dhe energjikë.
Pra, kryesia do bëjë përzgjedhjen përfundimtare të këtyre kandidaturave dhe jam i bindur se impakti i tyre tek qytetarët shqiptarë do jetë i një fakti që ndez peshë, çon peshë zemrat e tyre.
Natyrisht kjo garë elektorale, e cila ka krijuar siç keni parë vetë një klimë të pashembullt nga ’90-a gjer sot, ka si frymëzim programin e PD, një program që në shtyllat e tij, në paketën e dhembshurisë, në shtyllën Made in Albania, Shqipëria Madhështore është programi në distancë më i mirë që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët para tyre, dhe programi më realist. sn
Pasditen e sotme, lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi anëtarët e Kryesisë për të diskutuar dhe miratuar kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme. Kjo mbledhje shënon një nga vendimmarrjet më të rëndësishme të PD-së në këtë katërvjeçar, pasi përcakton ekipin që do të përfaqësojë opozitën në garën elektorale.
Sipas Berishës, ky proces është zhvilluar me transparencë të plotë dhe me përfaqësimin më të gjerë të mundshëm, duke përfshirë të gjitha shtresat dhe komunitetet e shoqërisë shqiptare. Kreu i PD-së e cilësoi këtë moment si një hap vendimtar për projektin politik “Shqipëria Madhështore”, duke theksuar se ky koalicion është më i fuqishmi në historinë e vendit. Ai vuri në dukje avantazhet e kandidatëve të PD-së, të cilët përfaqësojnë një aleancë me rreth 25 parti politike. Berisha nuk ngurroi të akuzojë kundërshtarët politikë, duke e cilësuar ekipin e Edi Ramës si të kapur nga krimi dhe interesat klienteliste. Ai solli shembuj konkretë për mënyrën se si po përzgjidhen kandidatët në PS, duke përmendur raste të ndikimit nga grupe të dyshimta. Në këtë kontekst, ai paralajmëroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një përballje mes një opozite të bashkuar dhe një mazhorance në kaos të plotë.
FJALA E BERISHËS:
Mblidhemi sot në vendimmarrjen më të rëndësishme të këtij 4-vjeçari, në miratimin nga kjo kryesi të kandidaturave që PD e Shqipërisë do paraqesë para elektoratit shqiptar së bashku me koalicionin për Shqipërinë Madhështore.
Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore.
Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD, me pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme, me përfaqësimin e të gjitha ndjesive, të gjitha shtresave, nënshtresave, grupeve, komuniteteve të shoqërisë shqiptare.
Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.
Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar.
Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë.
Ekipi Rama-Lubi Balluku po përcakton kandidaturat tërësisht në bashkëpunim me klanet e krimit në Shqipëri.
Janë flakur edhe socialistët e fundit që kishin mbetur në atë parti dhe janë zëvendësuar me eksponentë të botës së krimit apo kushërinj, kushërira, etj, etj.
Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve.
Kështu, në rast se Rama dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigalit. Dhe Gjiknuri u rikthye në lista.
Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër.
Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi. E të tjera me radhë, por nuk jemi për këtë çështje këtu.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK.
Kjo sipas gazetares sepse prokurorët kanë fakte që Veliaj mund të intimidojë njerëzit e drejtësisë.
“Erion Veliaj konsiderohet tejet i rrezikshëm nga SPAK, e gjithë dosja e tij bazohet mbi këtë përfundim të prokurorëve të cilët e bazojnë këtë në faktin që kryebashkiaku ka predispozitë të lartë të intimidojë njerëzit e drejtësisë apo t’u bëjë presion dëshmitarëve”, tha gazetarja.sn
Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.
Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës. Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e rrogës siç ishte planifikuar në fillim të muajit Janar.
Për shkak se nuk i lejojnë të grumbullohen, minatorët e kompanisë Yıdırım Holding kanë zgjedhur si formë proteste bojkotimin e punës. bw
“Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.
Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka paralajmëruar të sjellë një uragan, duke integruar të rinj në listat e mbyllura dhe duke lënë deputetët me eksperiencë, të garojnë me njëri-tjetrin në listën e hapur. Një nga personat e lakuar në media, si prurje e re në listat e kandidatëve socialistë, është edhe ai i zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ceno Klosi, që rezulton se mund të jetë I dyti në listën e qarkut të fierit.
Kandidatura e Klosit një emër i shumëpërfolur çuditi shumëkënd në radhët e PS dhe në opinion, duke qenë se ai është nën hetim nga prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale: “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentash”.
Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.
Ai është në hetime të thelluara nga SPAK, pas 2 kallëzimeve nga opozita, për afera të ndryshme korruptive në institucionet që ka drejtuar.
Pikërisht për këto afera të dyshuara, në fund të tetorit të kaluar, Klosi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.
Edhe një institucion i pavarur kushtetues, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar abuzime marramendëse nga Klosi, kur ai ishte në krye të Tatimeve, në OSHEE dhe në Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. KLSH-ja ka rekomanduar shkarkimin e Klosit, por ai është marrë në mbrojtje politike nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Dhe pikërisht, për t’i përforcuar këtë mbrojtje politike, Balluku synon ta marrë me vete Klosin në listat e kandidatëve të PS në qarkun e Fierit.
Askush nuk e di çfarë kontributi politik ka ai në PS dhe pse Balluku synon ta përfshijë me forcë në listën e kandidatëve të 11 majit.
I vetmi kontribut që Ceno Klosi mund t’i ofrojë partisë në pushtet është përfshirja e tij në ndikimin e zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre.
Ceno Klosi nuk ka asnjë lidhje organike me Partinë Socialiste dhe ai do të ishte një “faturë e shtrenjtë” për t’u paguar nga socialistët në këtë qark./News24
Kryeministri Edi Rama u shfaq u shpërfytyruar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Fillimisht ai kërcënoi Amerikën, kur tha se mjafton t’i japin mandatin dhe më pas tregon ai se çfarë do bëjë me Amerikën dhe NATO-n.
“Me mandatin më të fortë të shqiptarëve e di unë bashkë me ju se çfarë bëj edhe me Evropën, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n. Në momentin kur ne hyjmë në BE, nuk ka më shanse që cilido të jetë në pushtet, të thotë “do shkrij këtë, do shkrij atë”, sepse nuk shkrin dot më asgjë,” tha Rama.
Më pas ai sulmoi edhe këshilltarin e fushatës së opozitës në Shqipëri, Chris LaCivita, bashkautorin e fitores historike të Donald Trump në SHBA.
“Shkrirja e institucioneve të drejtësisë mund të bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik, këto i njeh gjithë bota, nuk ka trup mediatik dhe propagandistik, turist me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë një makiazh trumpist të fushatës, që ndryshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës,” tha Rama.
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e kritikuar për disa vendime dhe qëndrime të tij, të cilat sipas ish-ministrit të Financave kanë krijuar gjendjen aktuale në Partinë Socialiste.
Malaj ka deklaruar mbëmjen e sotme se Rama ka larguar nga radhët e PS figura me peshë dhe integritet, të cilat sipas tij duhej të ruheshin dhe të integroheshin me prurjet e reja.
“Po të shikosh në botë, gjeneratat harmonizohen. Ku i ka PS dhe PD disa figura, disa ikona që amortizojnë zhvillimet e brendshme apo lehtësojnë marrëveshjet e mëdha kombëtare. Domethënë Arta Dade është e re akoma dhe ishte një personalitet i PS. Ermelinda Meksi ishte një ekonomiste e talentuar dhe me integritet. Valentina Leskaj ka një network kombëtar të jashtëzakonshëm. Ato mund të harmonizoheshin dhe PS ka pasur gjithmonë 65-75 deputetë. Kishte vend që me 1/3 e tyre të rigjenerohej dhe kishte vend të krijonte edhe figurat”, tha Malaj.
Si për të ironizuar grupin parlamentar socialist, Malaj shtoi shfrytëzoi shprehjen: “Është si puna e shtëpisë! Shtëpia merr frymën e të zotit të shtëpisë”.
Një varg kritikash, ish-ministri i Financave e pati edhe për luksin e shfrenuar, ku sipas tij lundron qeveria Rama.
“E them me bindje se është më mirë të kesh një xhaketë të vjetër, sesa një kostum firmato të lyrosur nga babëzia dhe pangopësia. Është më mirë të hash bukë thatë se sa të hash një biftek 1 mijë dollarë. Është më mirë të pish lëng molle në Vermosh sesa të pish shishe vere 33 mijë euro. Pra ka elementë kritikë që nuk kanë të bëjnë me individin, ka të bëjë me ata që janë brenda një force politike dhe kanë përgjegjësi ndaj publikut”, deklaroi Malaj në A2 CNN.
Komentet