Fatmira Nikolli – Sapo lë rrugën e kombit, një rrugë e pashtruar i ngjitet përpjetë një kodre që pothuaj prek qiellin. Kthesë pas kthese ndjen se je shkëputur nga bota për t’u zhytur në askundin mes maleve ku nuk pipëtin më asgjë. Dheu i kuq e shkurret të rrethojnë nga të gjitha anët dhe ndjehesh vetëm.
Po të mos ishte për kamionët që transportojnë minerale me të cilët je i detyruar të ndërrohesh rrugës do ndieje frikën e internimit në një hon ku nuk u ndjen gjurmët e njerëzimit. Veçse je i vetëdijshëm se kalendari shënon 29 maj dhe qëllimi i këtij udhëtimi është të përkujtosh 3 të burgosur që guxuan të ngrinin zërin e prej guximit humbën jetën: Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Koprecka.
Nuk janë më shumë se 20 minuta prej rrugës së kombit rrënojat e burgut e kampit të Spaçit, por janë dy botë të largëta.
Tabela në ngjyrë kafe të errët emërtojnë godinat: këtu bëhej kontrolli i familjarëve, këtu familjarët takonin të burgosurit, komanda, qendër shumëfunksionale: librari, magazinë ushqimore, zyra e oficerëve, qendër shëndetësore. Më poshtë është mensa dhe sheshi ku të burgosurit rreshtoheshin për të ngrënë sipas zonave. Në godinën përkrah sheshit, rikonstruktuar së fundmi dhe pajisur me dyer e dritare, dëgjohen tingujt e violonçelit të Bertin Christelbauer.
Artisti austriak kur lexoi vite më parë librin e Fatos Lubonjës “Ridënimi” kërkoi të vinte në Shqipëri për të luajtur muzikë klasike në kampin ku qindra shqiptarë vuajtën dënime politike dhe humbën jetën për shkak të punës së rëndë në minierë, kequshqyerjes e keqtrajtimit. E megjithatë jemi para rrënojash: vendi ku fjetën, vendi ku hanin, vendi ku dilnin për ajrim, vendi ku mund të lexonin vetëm veprat e diktatorit. Vendi ku…Sot secila godinë mezi rri në këmbë. Parullat mbi mure janë fshirë, lagështira ka mbytur çdo gjë. E vetmja që ka ende jetë është miniera e privatizuar- duke mbyllur përgjithnjë të drejtën e pasardhësve të kërkojnë gjurmët e atyre që lanë eshtrat në to. Ja Spaçi- që u hëngri eshtrat të burgosurve- në një anë kampi që po shuhet pa gjurmët e tyre e një tjetër miniera që nxjerr ende minerale duke fshirë gjurmët e tyre. Ish- të dënuarit ankohen njëzëri për privatizimin e minierës, për shtigjet nga kampi-burg në minierë, për kthinat ku kalonin e kampin që ka mbetur i pamuzeualizuar. Jetët e tyre që humbën 20-30 vite në kodrën mes maleve duket se nuk qenë kurrë. Emrat e tyre nuk shkruhen në mure. Veç tabelat e vëna gjatë viteve të fundit tregojnë se at jetuan e vdiqën njerëz.
Aktiviteti
Dje në ish-kampin e Spaçit u mbajt aktiviteti “Të paharruar! Përkujtimore në letërsi dhe muzikë”, me përshëndetjet muzikore të Bertin Christelbauer në violonçel dhe Zamir Kabos në piano. Aktiviteti i organizuar nga Ambasada Austriake në bashkëpunim me Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutit për Demokraci dhe Kulturë pat si qëllim përkujtimin e jetëve të kaluara në kamp dhe atyre që humbën atje, sepse, siç shprehej Mandela “një shtet nuk mund të njihet pa parë burgjet e tij.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Johann SATTLER, ambasador i Republikës së Austrisë.
Ai e nisi me të vërtetën ulëritëse sipas Konicës dhe të vërtetën që gjendet në Spaç. Duke dënuar regjimin, ai foli për Spaçin si një vend ku njeriu depersonalizohej dhe humbte të drejtat fizike dhe të mendimit. “Në këtë burg njerëzit përdoreshin si kavie, deri ku shkon durimi i tij”, tha Satler kur foli për ” rëndësinë e “kthimit” të burgut të Spaçit në një qendër kombëtare përkujtimore”.
Ai tha se integrimi në Europë nuk është vetëm punësim dhe zhvillim, por edhe vlera e kujtesë, duke i thirrur ndërgjegjes shqiptare për vëmendje ndaj vendeve të kujtesës.
Më pas fjalën e mori ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila tha se ka pasur shumë njerëz që kanë dashur ta fshehin të kaluarën. “Kur burgu u mbyll njerëzit u sulën ta zhdukin jo se u duhej batanija e gaveta, por për të zhdukur të shkuarën. Ne jemi këtu jo vetëm për këta tre emra që guxuan ta kundërshtojnë regjimin, jo për të ngritur mure e për të ngritur memoriale mes mureve, por për të ngritur një diskurs. Na takon ta ruajmë e ta kthejmë në një nyjë lidhëse mes të shkuarës e të ardhmes. Unë nuk mendoj ta kthejmë si ka qenë, nuk e shoh me vlerë të heqim vellon e misterit. S’do vlente rindërtimi i godinës as rivendosja e artefakteve. Le t’i mbetet imagjinatës.
Është vend për dialog”,-tha Margariti.
Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) tha se në 30 vite ka munguar vullneti politik për të bërë gjërat ashtu si duheshin bërë. “Të gjithë ministrat kanë bërë zotime. Kanë qenë entuziastë, por çdo premtim ka degraduar në gogësimë për muzealizimin e Spaçit. Vini re si janë shkatërruar gjërat, duhej këtu një hartë e burgut. Është turp që vendi ku ishin galeritë janë dhënë privatit. Nuk futemi dot më t’i shohim. Ka hipokrizi”, tha Tufa.
Më pas fjalën e mori Fatos Lubonja i cili tha se ata të 3 që kanë vdekur para 40 vitesh është hera e parë që kujtohen. “Ata guxuan të flisnin në një kohë tjetër, ndërsa edhe sot është zor ta thuash të vërtetën. Kanë qenë gazetarë dy prej tyre. Eshtrat e të treve nuk gjenden akoma dhe kjo është akuzë për shoqërinë. Edhe ai kapitalizmi i egër që është ngritur atje mbi dhembjen(flet për minierën e privatizuar)”.
Ish-të dënuarit u rikthyen për të treguar aty fatet e tyre.
Fatos Lubonja lexoi kujtime nga libri i tij “Ridënimi”, Bedri Çoku lexoi nga libri i tij “Zërat e kujtesës” dhe Shkëlqim Abazi lexon nga libri i tij “Spaçi”.
Secili kujtoi si ishin godinat, komandantët dhe kampi, treguan sa vuajtën e kë humbën. Me zërin e ngjirur dhe dhembjen që nuk shuhet ata kujtuan se qenë të rinj, se qenë të pafajshëm se deshën lirinë, por edhe se i humbën të gjitha në kodrën e Spaçit.
Vendimi i Byrosë Politike: “Çamët të dërgohen me forcë në Greqi, për të luftuar kundër Monarko-fashistëve”!
Në vitin 1944, të mbërritur me mijëra në Shqipëri, çamët nuk do të gjenin një . . .
Përkujtohet Kryengritja e Malësisë së Madhe, e vitit 1911. Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqjeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pa . . .
ILIR CENOLLARI 1.Të ndjekësh historinë e Labërisë në një farë mënyre do të thotë të shkruash historinë e Shqipërisë. Thënë ndryshe, historia e Shqipërisë nuk ndiqet më mirë se sa kur sh . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Dagbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën asokohe me A . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2025
Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksand . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2025
“The Daily Mirror” ka botuar, të hënën e 26 majit 1930, në . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Tatler, e mërkurë, 14 maj 1930, f.78
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2025
“The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930 . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025
“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, . . .
Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Mars 2025
“Express Wieczorny Ilustrowany” ka botuar, të martën e 13 nëntorit 1928, në faqen n°4, një shkrim rreth hisori . . .
Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi
Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, . . .
Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se janë restauruar ambiente . . .
Komentet