Shkrimtari Naum Prifti ka i lindur në Rehovë, Kolonjë, më 7 mars 1932, ku ka kryer shkollën fillore.
Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare.
Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë.
Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës.
I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”.
Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.
Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe.
Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.
Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të”.
Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.
Tregimi : “Dimri i Urisë” ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.
Intervistë e shkrimtarit tek Zëri i Amerikës, në mars 2012
Naum Prifti me bashkëshorten, Rinën.
Me Rafaelën, vajzën e vogël dhe trashëgimtarin e Kurorës me bashkëshorten e tij
BIBLIOGRAFI E VEPRAVE TË NAUM PRIFTIT
VEPRA BOTUAR NE SHBA
Grinding of the Soul East European Monographs New York, 2009
VELLIME ME TREGIME
Tregime të fshatit Shtëpia Botuese Naim Frasheri, Tiranë, 1956 S18-R122 dhe 8A2-3
Lëkura e Ujkut Biblioteka e Hostenit Mihal Duri, Tiranë, 1958 S34-T 91
Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun – Prishtine: Rilindja, Libri Shkollor 1998, 147 f. S194-F51
Legjenda dhe rrëfime përSkenderbeun – Bot. i 2-të, Tiranë: Horizonti 1999, 144 f. S199/F56 Shënim: Botim i padeklaruar nga HORIZONT, me format te vogel
Tregime te zgjedhura për fëmijë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1977, Biblioteka e Pionierit. Seria e tregimit të zgjedhur S135/31U
Si ylber që vezullon Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1986 Biblioteka e Fatosit S20/109V
Erë mali – Erë fushe Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1985 Biblioteka e Pionierit S59/36F
Kërkohet një thesar Shtëpia Botuese Erik Tiranë, 2001
Ndjekësi i kuajve Shtëpia Botuese Erik Tirane, 2002
Pas Abetares Tregime, rrëfime e përshtatje. Redaktor O. Grillo. Botim Toena, Tiranë 1997, S98-E-27
Pas Abetares Tregime, rrëfime e përshtatje. Redaktor O. Grillo. Ribotim Toena, me ilustrime. Tiranë 1998
Pas Abetares Shtëpia Botuese Isuf Baça Tiranë, 2000
Pas Abetares (E plotësuar) Shtëpia Botuese Isuf Baça Tiranë, 2003
Pika e Ujit Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1968, ilustrime Bibiliteka e Fatosit S15-U-121
Pika e Ujit (Ribotim sipas të njëjtit vëllim nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” 1968) Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1975, 59 f. Me ilustrime S122-130V
Pika e Ujit – Botim “Rilindja” Prishtinë, 1973, 80 f. Me illustrime. (Biblioteka Nxënësi) S68-44 -U
Ketri s’do të shkojë te dentisti (1). (Seria me përralla Nr.1-8) Sh. B. Naim Frashëri, Piktor B. Zajmi, Tiranë, 1973, 26 f. Me ill. (B-ka Fatosi) S117-19C
Arushi që shkruante me dorën e majtë (2). Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Përrallë, Tiranë, 1974
Peliçja e kunadhes (3). Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1974 Përrallë për fëmijët e moshës së ulët shk. Pikt. B. Zajmi, 10 f. Me il. S ….-57B
Gara e Drerit (4). Sh. B. Naim Frashëri, Tiranë, 1975 (përrallë për fëmijët e moshës së ulët shk.) Piktor B.Zajmi, 24 f. me il. (B-ka e Fatosit) S123-49D
Këpuca që ra në det (5). Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1974 Përrallë për fëmijët e moshës së ulët shk 21 f. Me ill. (B-ka e Fatosit) S118-14D
Zogu i vogël këmbëverdhë (6). Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1975 Piktor B. Zajmi, 18 f. Me ill. (B-ka e Fatosit) S120-75B
Doktor Ariu (7). Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1975 (Përralla për fëmijët e moshës së ulët shkollore) 22 f. Me il. S112-65U
Arushi që nuk bënte banjë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1977 Përrallë, 22 f, me il. (B-ka e Yllkave) S138-7C
Lejleku që thante kënetat Shtëpia Botuese Naim Frasheri Tiranë, 1977 –Përrallë. Piktor B. Zajmi, 19 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave) S133-190 T
Ketri ndihmon shokun Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1977 –Përrallë. (Piktor D. Gjinali) 27 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave) S133-75B
Luluja mban gishtin në gojë Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1978 – Përrallë. (Piktor: J. Shahini), 43 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave) S137-29D
Lindushi parashutist Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1978 –Përrallë. Piktore: S. Strazimiri, 30 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit) S138-7C
Ketri Fik mbjell karamele Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1978 – Përrallë. Piktor Ll. Blido, 23 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit) S129-29A
Te stasioni pyjor Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1979 (Përshtatje) Pikt. S. Marko, 26 f. Biblioteka e Fatosit) S133-51A
Lepurushja gatuan një ëmbëlsirë Shtepia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1979 (Përshtatje. Piktor. V. Droboniku. 27 f. Me il. (Biblioteka e Yllkave) S142-31A
Lulemjeshtri (dhe Venusha) Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1984 –Përralla. Red. Z. Kuke. Pikt. D. Gjinali 23 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit) S56-76B
Përralla për një muaj Shtëpia Botuese Naim Frashëri Tiranë, 1989 Red. Z. Kuke; Pikt. A. Muharremi, 164 f. Me il. (Biblioteka e Fatosit) S183-11C
DRAMA E KOMEDI
Rrethimi i bardhë – Botuar te Revista NENDORI 1962. Me këtë dramë u përurua Teatri Profesionist “Skampa” i Elbasanit, Regjisor Lec Shllaku, Skenograf Fatbardh Marku.
U shfaq në skenën e Teatrit “A.Z. Çajupi” të Korçës, regjisor Piro Mani (1964).
Pedagogu-regjisor Kujtim Spahivogli e inskenoi me dy grupe studentësh të vitit IV në Institutin të Arteve për punim diplome
Mulliri i Kostë Bardhit – Botuar te Buletini “Teatër” (Shtëpia Qëndrore e Krijimtarisë Popullore) Drama e nderuar me çmim I. Në teatrin “A. Moisiu” të Durrësit u vu në skenë nga regjisorët Pandi Stillu dhe Vangjel Heba, skenograf Zef Ujka.
Me subjektin e kësaj drame u hartua opera “Zgjimi,” me libretin e Mirosh Markaj (Misto Marko), kompozuar nga Tonin Harapi, luajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit. Botuar nga Shtëpia Botuese Naim Frasheri, Tiranë, 1971 S 94 -110T
Dasmë pa nuse – komedi – Instituti i Arteve me regji të Drita Agollit dhe Miho Gjinit. Në skenën e teatrit te Vlorës mbi njëqind shfaqje. Regjisor Albert Vërria
Plumbat e shkronjave – Dramë (tregimi Me pushkë e me Penë) Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1978 S137/127V
Vene ne skene nga Teatri “Bylis” Fier, regjisor Petrit Tuna.
Vene nga teatri “A.Z. Çajupi” Korçë regjisor Sotiraq Çili
RTSH regjistroi shfaqjen e teatrit “Bylis” të Fierit
Një verë e thatë – Trupa amatore e Mjeteve Mësimore Tiranë, në Olimpiadën e Tiranës. Regjisor Arben Imami. (E pabotuar)
ESE E STUDIME PUBLICISTIKE
Teatri në kohën e krizës, – Refleksione dhe recencione për teatrin dhe trupat profesioniste 1974-1985. Shtëpia Botuese “Horizont,” Tiranë, 2001
Fjalor për gjinitë e vogla të humorit – Buletini “Estrada” i Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore në 2 numra
PJESE TEATRALE
Zani-Partizani – Teatri “A. Moisiu” Durrës, regjisor Vangjel Heba; nga Teatri Migjeni Shkodër, regjia Violeta Sekuj, nga Teatri i Gjirokastrës dhe nga Teatri i Elbasanit.
U realizua si teledramë nga RTVSH në bashkëpunim me Teatrin e Durrësit.
U botua nga ShBNF Tiranë, 1981 S160/71U
Lenini mes fëmijëve – Pallati i Pionierëve Tiranë, Regjisor Qani Toro, Teatri Popullor 1982
U botua nga SHBNF Tiranë, 1981 S160/71U
KOMEDI MUZIKORE
Fejesa e Blertës.” botuar në serinë e dramave dhe komedive nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1969 67 f. S 76 – 71R
Mimoza pyeti zemrën – Vodevil (bashkëpunim me Tonin Milotin), luajtur nga Estrada e Tiranës. Regjisor Gjergj Vlashi, kompozitor Aleksandër Lalo.
DRAMATIZIME
Luftëtari më i ri – Dramatizim i novelës së një autori prej Danimarke. Botuar te vëllimi “Zani-Partizani” Shtëpia Bot. Naim Frashëri, Tiranë, 1981 S160/71U
PJESE PER TEATRIN E KUKLLAVE
Talent i rrallë -Buletini “Skena e Fëmijëve”-Teatri i Kukullave Sarandë. Regjisor Taqo Lepuri 1980
Këpuca që në det – Teatri i Kukullave Tiranë, Regjisore Lavdie Toro. Pjesë konkuruese në takimin ballkanik të teatrove të kukullave në mesin e viteve ‘90
Postblloku – Teatri i Kukullave, Tiranë. Regjisore Lavdie Toro.
SKENARE PER FILMA ARTISTIKE
Era e ngrohtë e thellësive – film artistik, sipas tregimit te autorit “Minatori plak.” Sinopsi dhe regjia nga Vladimir Prifti, realizim i metrazhit te plote nga Televizioni Shqiptar, Tiranë 1981
Kush vdes në këmbë – film artistik, realizuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re, regjisor Vladimir Prifti, operator Ilia Terpini, Tiranë, 1984
Tre vete kapërcejnë malin –Skenari Naum Prifti dhe Valter File, sipas tregimit me te njëjtin titull nga autorit, Kinostudio Shqipëria e Re, regjisor Besim Kurti
Tre vete kapërcejnë malin – sipas tregimit te autorit, Kosova-film, regjisor Besim Sahatçiu
Fejesa e Blertës, – Kinokomedi muzikore e komedisë “Dasmë pa nuse.” Skenari Naum Prifti e Roland Gjoza, bashkëpunues redaktori Nexhati Tafa, regjisori nismëtar Ismail Zhabjaku, regjizura Besim Kurti, kompozitor Avni Mula, Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë, 1984
Shënim: Me subjektin e tregimit NJERIU QE NDIQTE KUAJT u realizua filmi artistik “Pylli i Lirisë.” Skenari, Kiço Blushi. Regjisor Gëzim Erebara. Kinostudio Shqipëria e re.
Me subjektin e tregimit “Litar i zjarrtë” regjisorët Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muça realizuan filmin artistik “Tokë e përgjakur.”
Me subjektin e tregimit “Mjeku i lokalitetit” Rikard Ljarja bëri skenarin e filmit .
Themistokli Gërmenji, – Skenar për patriotin Themistokli Germenjit që shpalli Republikën e Korçës për ta shpëtuar nga aneksimi grek. Skenari u aprovua nga Këshilli Artistik i Kinostudios dhe në Filmi nuk u realizua për shkak se regjisori i piketuar Piro Milkani, po punonte me një skenar tjetër. Këshilli artistik i Kinostudios hezitoi t’ia besonte regjisurën Besim Kurtit, i cili u tregua i gatshëm ta merrte përsipër.
LIBRETE ESTRADE
Me kamzhikun e satirës, –Libret estrade (bashkëpunim me Tonin Milotin), kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Fan Nolit. U vu në skenë nga Estrada e Tiranës, regjia Gjergj Vlashi, Tiranë, 1982
SKENARE TE FILMAVE VIZATIMORE
Pika e Ujit – Skenar filmi vizatimor. Regjisor dhe piktor Vlash Droboniku. Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1976
Arushi hap tokë të re, – skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1979
Bishti – Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shq. e Re. Tiranë, 1982
Ketri ndihmon shokun, – Skenar filmi vizatimor, Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1985
Zogu dhe hija e tij – Skenar filmi vizatimor. Kinostudioja Shqipëria e Re, Tiranë, 1991
LIBRET BALETI
Bijtë e Shqipes – Libret baleti. Nderuar me çmimin e parë në konkursin kombëtar 1974
PËRKTHIME
Katër stinët me përralla – Autorë të ndryshëm (Përkthim dhe adaptime nga italishtja) Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982
Princi i Vogël (Le petit Prince) – Exuperi, Antoine de Saint (Përkthyer nga frëngjishtja) Botim Toena, Tiranë, 2000
Çarli dhe fabrika e çokollatave, Roald Dahl (Përkthim nga anglishtja), Botime Çabej, 2008
PERSHTATJE DHE SHQIPERIME
Gjiganti i Madh i Mirë (The Big Friendly Giant) – Dahl, Roald (Shqipëruar nga anglishtja) Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tirane, 1990. U ribotua Shtëpia Çabej, Tiranë, 2002
Çarli dhe Ashensori prej Xhami (Charlie and the Great Glass Elevator) – Dahl, Roald (Shqipëruar nga anglishtja) -Dërguar për botim 2017
BIOGRAFI DHE STUDIME
Shekulli 21 -Koordinator dhe redaktor – Sponsorë Dino Asanaj, Gjonlekaj Press New York, 1996
Kombi – Rrugët e Bashkimit Kombëtar –Koordinator dhe redaktor me Muhamet Mjekun. Sponsorë Dino Asanaj e Bruno Selimaj, Botim Onufri, Tiranë, 1997
MONOGRAFI
Larg dhe pranë Shqipërisë (Biografi e autorizuar e Ekrem Bardhës), Onufri Tiranë, 2002
Josif Pashko, Biri i Kolonjës –Monografi, çmimi kombëtar i Ushtrise (1979)
KUJTIME, ESE DHE SHENIME UDHETIMI
Midis dy Kohësh (Shënime, Udhëtime, Kujtime, ESE) Gjon Buzuku Prishtinë, 2005
LETERSI DIDAKTIKE
Leximi 1 Për klasën e I të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor Bekim Harxhin dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi dhe Shpresa Dhimitruka. Për herë të parë hyri në sistemin e shkollës Leximi për klasat e para. Konsulent: Kolë Xhumari. Botim Libri Shkollor, Tiranë, 1983
Leximi 2 Për klasën e 2 të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor Bekim Harxhi dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi. Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë, 1984
Leximi 3 Për klasën e 3 të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor me Bekim Harxhi dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi. Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë, 1985
Leximi 4 Për klasën e 4 të shkollës 8-vjeçare, bashkëautor Bekim Harxhi dhe Ivoni Reso. Aparati pedagogjik nga Shefik Osmani, Enrieta Bimbashi.) Redaktor Hamza Minarolli. Botim i Librit Shkollor, Tiranë, 1986
Shënim Tekstet për Klasat e 5-të, 6-të, 7-të dhe 8-të hartuar nga Naum Prifti dhe Adil Zeka, nuk janë përfshirë në bibliografi. Botime dhe ribotime te tekstese shkollore 1971-1980.
PERKTHIME TE VEPRAVE TE AUTORIT
I Hrisovisi (Tregime nga Çezma e floririt) Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tirane 1962 shtypur nga tipografia “Filia” Gjirokastër, 422-V-19
The betrothed (E fejuara) Komiteti i Kulturës për Marrëdhënie me Botën e Jashtme 1965
Mythoi kai thrilloi gia to Skentermpei (Rrëfime dhe legjenda për Skenderbeun – përktheu greqisht Vasil Koçi) Shtypshkronja Filia, Gjirokastër, Botim i Shtepia Botuese 8 Nëntori, Tiranë, 1970 S37/39G
TheWolf’s Hide (Lëkura e Ujkut) Përkthyer nga Peter Prifti Shtëpia Botuese 8 Nëntori Tiranë, 1988 S126/88
I ververitsa dhen thelei na paei ston odhontojiatro (Ketri s’do të shkojë te dentisti, -greqisht) Shtëpia Botuese 8 Nëntori Tiranë, 1975
Tseeko and Benny (Cikua dhe Beni) – a novelette, translated from the Albanian by P. Prifti. Shtëpia Botuese 8 Nëntori, Tiranë 1988, 131 f. Tiranë, 1988 S61-64G
The Golden Fountain (Çezma e Floririt) Përkthyer nga Peter Prifti, Botim Camaj- Pipa, Shkodër, 1998 ISBN 196 F 68
Tregime e novela të autorit janë përkthyer e botuar në anglisht, frëngjisht, rusisht, italisht, gjermanisht, arabisht, bullgarisht, pa përmendur përkthimet e botuara te revista e ilustruar “NEW ALBANIA.”
Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Të gjithë shkrimtarët botërorë dhe shqiptarë,kanë shkruar në botën e letërsisë për vdekjen.Në një kohë,shkrimtarit Ismail Kadare,i është bër pyetja :Ju tremb ikja e viteve dhe vdekja?
Shkrimtari është përgjigjur se e kam përfytyruar në mënyrë krejt të lehtë e pa dramacitet.Nuk më tremb,thoshte I.Kadare.vdekja bën pjesë te jeta e shkrimtarit,është e pandarë dhe është e kuptueshme,nuk është figurë artistike,është jeta jote pa praninë tënde në botë,që shumica e njerëzve nuk e kanë.Ka një aleancë të letërsisë me vdekjen në jetë,në ndërhyrjen e tyre[1].
Serbia është një vejushë e keqe
Shkrimtari Ismail Kadare ishte i lidhur me frymën e Kosovës dhe të shqiptarëve të ndarë në orët e padrejtësive historike.Në shkrimet e tij shkrimtari i përmasave evropiane,pati shkruar e ka folur hapur për mitin e serbëve për Kosovën…
Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqën e tyre,duke e quajtur vetën të ndarë nga Kosova,pohon I.Kadare.Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe, në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe,që ka humbur,o bijën e saj Kosovën,o zemrën e saj,Kosovën.
Federata Pan Shqiptare Vatra, është e kapur peng nga patronazhistët e Edi Rames. Ju e dini.. por, përmes lëvizjes tuaj, në vend që të mbështesni integritetin e VATRËS dhe të patriotëve që e kanë ndërtuar, ju keni zgjedhur të qëndroni krah përkrah me individë të vetëshpallur si “lidership” i VATRËS, që në të vërtetë nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të politikës së pistë të Tiranës të partisë punës.
Në gazetën “Dielli” dhe përmes platformave të tjera, këta persona kanë përdorur një gjuhë të papranueshme dhe denigruese ndaj vatranëve patriotë, duke i etiketuar si:
• Armiq
• Gjakprishur
• Tradhtarë të kombit
• Kriminelë
• Sharlatanë
• Maskarenj
• Banditë
• Vagabondë
(4 vatran janë në gjyq nga ata që ju takuat sot)
Është për të ardhur keq që një figurë që dikur ishte një zë i fuqishëm opozitar dhe mbrojtëse e vlerave demokratike sot i jep legjitimitet këtij degradimi.
Këta individë, të cilët keni në krah sot, nuk po i shërbejnë VATRËS, por po i shërbejnë një politike që synon të shkatërrojë çdo institucion shqiptar që guxon të jetë i pavarur dhe patriotik në diasporë. Me gjuhën e tyre përçmuese dhe përpjekjet e tyre për të përçarë, ata po veprojnë në të njëjtën linjë me ata që infektuan edhe opozitën shqiptare, përfshirë Partinë Demokratike.
Në vend që të përkrahni VATRËN si një institucion të pavarur dhe të fortë, ju po mbështesni një grup individësh të jashtëligjshëm që kanë bërë çdo përpjekje për të kapur VATRËN dhe për të dobësuar frymën e saj të patriotizmit. Çdo veprim i juaji për t’i dhënë legjitimitet këtyre njerëzve është një tradhti e hapur ndaj atyre që për vite me radhë kanë luftuar për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe për të ruajtur VATRËN nga ndikimet e huaja.
VATRA duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e pavarur nga çdo përpjekje për t’u shërbyer interesave të ngushta politike të Tiranës. VATRA nuk i takon atyre që kërkojnë përçarje dhe pushtet personal, por i përket çdo shqiptari që beson në liri, integritet dhe në vlerat e kombit tonë. Çdo përpjekje për të shkatërruar unitetin e VATRËS është një tradhti ndaj të kaluarës dhe një dëm ndaj të ardhmes së shqiptarëve në diasporë.
Në këtë moment historik, VATRA duhet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e saj dhe të përfaqësojë vlerat e vërteta kombëtare, për të cilat ju dikur keni pretenduar se luftonit.
Për t’i shërbyer të mirës së VATRËS dhe kombit, ju bëjë thirrje të distancoheni nga individët që kërkojnë të përçajnë VATRËN (nga individë që kërcenojnë vatranë me gjyqe e burgë sikur të ishin perkurorët e diktatures komundiste) dhe të ruani respektin për një organizatë që, pavarësisht sfidave, ka qëndruar gjithmonë si simbol i bashkimit dhe i patriotizmit shqiptar.
Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
Manifestimi Big Borther,tarishta e turpit për Kosovën,përditë kamerat e televizioneve inçizojnë,përcjellin (d)ebatët e mysafirëve të përdalur e, të dalldisur si kuajt e pelat në livadhe,ndërsa për ngjarjet e jetës kulturore me kod të jubileut të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë e kanë lënë pas dore(!).
Këso kohe,ngjarjet e tubimeve shkencore,kulturore dhe të fushave të botimit të librit të krijuesve tanë në Kosovë,RTK-ja si medium publik, kamerat e saj nuk shkojnë për të inçizuar e për të bër lajm të ditës.Dikur,në këtë medium publik(RTP)ngjarjet në fushë të kulturës,të gjuhës,të historisë dhe të botimit të librit shkencor e letrar,i pati përcjellë me përkushtim me kodet e gazetarisë së kohës Shaqir Foniqi me ekipin e tij.
Në manifestimin letrar të 60-vjetlorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë,.nuk pati kamera,nuk pati gazetar të fushës së kulturës dhe,kjo ngjarje jubilare e frymës së letërsisë e të artit të poezisë që krijohet në nënqiellin e Kosovës,mbeti pa lajm,mbeti në errësirën e sheshit plot zhurmë e,pa asnjë interesim nga RTK-ja në Prishtinë,që për ne këndej ekranit dhe me taksat tona të na afrojë lajmin e jubileut të poezisë shqipe në Kosovë!
Duhet theksuar se në ekranet e RTK-së nuk defilojnë emra të gazetarëve që i përcjellin ngjarjet,shih për këtë,në ekran do të dalin emra të pozitës(lexo:redaktor i emsionit) e gazetarët dhe ekipi i RTK-së po mbetët në terrin informativ të kohës…!
RTK pse nuk pati emision më të zgjeruar të rubrikës së kulturës(nëse e kanë në redaksinë e këtij mediumi)për manifestimin jubilar të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë…?!
Për fund në shënjë proteste kulturore e kundër Big Brother,nuk ka ditë me diell të Kosovës,që nuk i shohim kamerat e televizioneve në tarishtën e hamshorëve duke lozur lojën e djallit e të turpit për kombin tonë!
RTK kthehuni më kohë në ngjarjet e jetës kulturore në Kosovë e mos hezitoni nga pozitat kolektive,më shumë redaktorë të lajmeve se sa gazetarë të(pa)rubrikave për kulturë,të gjuhësisë,të shkencës,të historisë e të fushave të këtij rrafshi kombëtar…!
“Ta Bejme Shqipëri Me të Mirë! – “Make Albania Greater”? – Ky duhet të jetë një nga mesazhet më të forta në zgjedhjet e ardhshme të Shqipërisë. Zgjedhjet e fundit në SHBA dëshmuan edhe një herë se vota e lirë e njerëzve të lirë ka fuqinë të përcaktojë fatin e vendit, pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për të ndikuar votuesit, ashtu siç ndodhi në vitin 2020.
Në analizat pas zgjedhore në SHBA, analistët shpesh përpiqen të shpjegojnë shkaqet e humbjes së të majtës dhe triumfin e presidentit Trump. Megjithatë, përpjekjet për të fshehur të vërtetën janë të dukshme. Në vend të marrjes së përgjegjësive për situatën ekonomike dhe politike, elita politike e mediatike po perpiqet tia hedh fajin popullit që nuk “kupton” interesat e larta te elites se majte e nje pjese te djathte, nuk “kupton” rreziqet e politikave te presidentit Trump. Kjo arrogance e klasës politike që kërkoi të paraqiste Trump si një kërcënim të demokracise dhe nuk u fokusua në problemet konkrete si: çmimet e larta të jetesës, sigurinë publike, emigracionin masiv, ndasitë racore dhe pasigurinë globale të krijuar nga konflikte si ai në Ukrainë dhe përballja izraelito-palestineze, solli tronditjen e papritur, largimin e tyre nga pushteti.
Trump dhe Republikanët u fokusuan në këto çështje qe prekin ndjeshem jeten e njerezve, duke propozuar politika për zgjidhjen e tyre, dhe kështu arritën një mbështetje të madhe popullore. Mesazhi më i qartë i këtyre zgjedhjeve për politikanët është: mos luani me popullin. Ata kanë votën dhe mund t’ju largojnë nga pushteti që ju është dhënë po prej tyre.
Kjo është pamja e zgjedhjeve në Amerikë. Po si pasqyrohet kjo ngjarje në Shqipëri?
Duket qartë se të dy krahët e politikës shqiptare përpiqen të fitojnë simpatinë e presidencës Trump. PS dhe Rama besojnë se do të jenë në favor të bashkëpunimit të ri, ndërsa PD dhe aleatët e saj shpresojnë që me një presidencë Trump, Berisha të largohet nga statusi “non-grata”.
Nga njëra anë, pushteti përpiqet të ofrojë imazhin e një Shqipërie në rritje ekonomike, ndonëse për pensionistët rritja e pensioneve nga 120 dollarë njëzet vite më parë në 180 dollarë sot duket qesharake. Nga ana tjetër, opozita, duke mos gëzuar mbështetje popullore të mjaftueshme, përpiqet të nxisë protesta të papjekura që nuk japin rezultate.
Në këtë kohë, të dy forcat kryesore, me listat e mbyllura ose gjysmë të hapura dhe kontrollin e medias, janë duke kufizuar çdo mundësi për alternativa të reja. Përballja e liderëve të tyre në SPAK e tregon qartë në sytë e publikut: elita politike është e korruptuar dhe ka bllokuar progresin e vendit. Europianizimi i Shqipërisë nuk mund të kërkohet në dyert e kancelarive europiane, por duhet të realizohet përmes përmirësimit të mirëqenies së popullit, emancipimit shoqëror dhe konsolidimit të një shteti të dinjitetshëm.
Duket qartë se e vetmja gjë perëndimore që ka mbetur janë ekrani dhe spektaklet televizive, të cilat shpesh ofrojnë mesazhe dezinformuese për t’u shërbyer interesave të elitës. Telenovelat që pushtojnë ekranet, “Big Brother”, “Dancing with the Stars” dhe spektaklet e tjera janë vetëm një mjet për të shpërqendruar popullin nga problemet reale.
Shembulli amerikan është një mësim i vlefshëm për Shqipërinë. Trump sfidoi të dyja partitë politike duke i quajtur “kënetë” që pengonte progresin. Situata në Shqipëri është e ngjashme, me PS dhe PD që mbajnë peng shoqërinë.
Mund ta mashtrosh popullin një herë, mbase edhe disa herë, por jo përgjithmonë. Vjen një ditë kur populli zgjohet dhe ngrihet përballë iluzioneve të rreme që i janë imponuar gjatë një tranzicioni të tejzgjatur e të lodhshëm.
Por, a do të kemi një “Trump” shqiptar që të thërrasë me forcë : “Ta Bejme Shqipëri Me të Mire” – “Make Albania Greater”?
Besoj se PO.
Në këtë serial të ri komik të quajtur “Vatra e Nocrrokut,” turma prej tetë vetash po përpiqet të ngrejë gradacelën më të lartë të ëndrrave, duke kërkuar miliona për një godinë… që ekziston vetëm mbi re. Lideri, i cili po e merr misionin me seriozitetin e një regjisori të kinostudios “Shqipëria e Re,” ka nisur një fushatë që përbëhet nga premtime aq të mëdha, saqë edhe bankat në Wall Street janë në shok.
Në gazetën e njohur “Dielli i Zi” një burim anonim njofton për donacione të majme: një zotëri nga Shqipëria premton 1 milion dollarë – virtuale, natyrisht; një zonjë nga Queens jep bujarisht 2,000 dollarë për projektin e “nocrrokut,” ndërsa nga Michigan-i, Florida, Bostoni, e deri në Upstate NY, do të shfaqen edhe aktorë e njohur, të cilët garojnë për vendin e parë në maratonën e miliona-dollarëve.
Gazetari që nxorri lajmin në gazetën “Dielli i Zi” është tipik matrapaz, nga ata te viteve 93-94 te valuta ne qender te Tranes, ku matrapazët luanin me 3 karta dhe iu merrnin lekët fshatarëve. Loja e nocrrokut tani është Live në rrjetet sociale interrnet, ku çdo ditë shtohen milionat e dollarve imagjinar. Njëri jep një milion, tjetra 2 mijë dollar, tjetri dy milion, një tjetër plot 4 milion dollarë!
Por për ta bërë sa më magjepsëse këtë estradë, askush nuk fton vatranët për të diskutuar këtë fenomen që po ndodh! Ndaj, lideri i vetëshpallur ka vendosur që t’i zbukurojë vetë faqet e gazetës “Dielli Zi” me emrat e dhuruesve të mistershëm dhe premtime marramendëse.
Në fund, ajo që mbetet nga ky mal premtimesh është nocrroku, dhe një Vatrë mbi re.
Breaking News: Shitja e Vatrës ka ngritur shqetësime të mëdha për shqiptarët në Amerikë dhe diasporën në tërësi, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe legjitimitetin e atyre që po marrin vendime për të. Pyetja e natyrshme që shtrohet është: Kush janë individët dhe grupet brenda rrjetit të biznesit që po kërkojnë të shesin Vatrën, dhe çfarë lidhje kanë këta individë me Elmi Berishën?
Kush Janë Ata që Po Kërkojnë Shitjen e Vatrës?
Disa zëra sugjerojnë se individë të lidhur me rrjetin e biznesit janë përfshirë në plane për shitjen e Vatrës, një ndërtesë historike që ka një rëndësi të thellë për komunitetin shqiptar. Pyetja më e rëndësishme është nëse këta individë kanë mbështetjen apo mandatin e komunitetit dhe të anëtarëve të Vatrës për të ndërmarrë një hap kaq drastik.
Elmi Berisha i vetëshpallur si kryetar është një figurë që përmendet shpesh në këtë diskutim, duke ngritur pyetjen nëse ai dhe individët afër tij kanë ndonjë interes apo lidhje me planet për shitjen e Vatrës. Nëse po, është e nevojshme që të ketë transparencë dhe qartësi mbi rolin e tij dhe motivet që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.
Pse Po Diskutohet Shitja e Vatrës?
Vatra është më shumë se një ndërtesë; ajo është një simbol i trashëgimisë kombëtare dhe një kujtesë e përpjekjeve të patriotëve si Noli dhe Konica që e ndërtuan atë për t’i shërbyer komunitetit shqiptar. Pra, pyetja është: A është shitja e Vatrës një vendim që ka për qëllim përfitime personale të individëve, apo ka një arsye më të thellë?
Në disa raste, sugjerohet se shitja mund të jetë një përpjekje për të përfituar financiarisht nga vlera e lartë e ndërtesës. Një shitje e tillë, pa miratimin e komunitetit dhe pa mbrojtjen e historisë, do të ishte një tradhti e pastër ndaj Vatrës dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për ekzistencën e saj.
A Janë Këta Individë të Votuar nga Anëtarësia dhe të mandatuar nga kuvendi për të Shitur Vatrën?
Një çështje thelbësore është legjitimiteti i këtyre individëve për të marrë një vendim të tillë. A kanë këta individë një mandat të qartë nga anëtarësia e Vatrës dhe kuvendi për të diskutuar apo vendosur për shitjen e saj? Nga faktet aktuale, duket se nuk ka pasur një proces transparent dhe të hapur të votimit apo miratimit nga anëtarët e Vatrës për këtë lidership. Kjo nënkupton që ata që po mendojnë për shitjen mund të veprojnë në mënyrë të paligjshme ose të pabazuar në statutet e organizatës.
Çfarë Do të Thotë Shitja e Vatrës për Trashëgiminë dhe Komunitetin Shqiptar?
Shitja e Vatrës do të ishte një humbje e madhe për komunitetin shqiptar. Vatra ka funksionuar për më shumë se një shekull si qendër kulturore dhe historike për shqiptarët në Amerikë. Ajo është një muze që mbart kujtimet e një brezi të tërë patriotësh dhe duhet të ruhet me çdo kusht për brezat e ardhshëm.
Nëse individët të cilët përpiqen ta shesin Vatrën janë të lidhur me interesa të ngushta biznesi dhe nuk kanë përkrahjen e anëtarësisë, atëherë duhet të ndërmerren hapa ligjorë dhe institucionalë për të ndaluar këtë proces. Vatra i përket komunitetit shqiptar dhe jo individëve të veçantë.
Në përfundim: Është koha që diaspora shqiptare dhe të gjithë anëtarët e Vatrës të kërkojnë llogari dhe të sigurojnë që Vatra të mbetet e paprekur dhe të vazhdojë të jetë një simbol i bashkimit dhe identitetit shqiptar. Ata që përpiqen të shesin shtëpinë e Vatrës duhet të përballen me ligjin dhe me zërin e bashkuar të shqiptarëve.
Vatra është mbushur me aktorë të Hollywood-it, kinostudio Shqipëria e Re.
Janë bërë qesharakë. Doktorë, profesorë, me lloj-lloj titujsh.
Gjeneralë, kolonelë.
Duken si baza e Byrosë Politike të Enver Hoxhës, e stacionuar si një pikë strategjike ndërmjetëse midis Departamentit të Punëve të Kota dhe qeverisë Rama.
Kanë lënë kokrrën e namit jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë planetin.
Shpresoj që ky fenomen të mos shkojë deri në Mars, se atëherë do ta gjejë belanë Elon Musk.
Kjo perlë (Vatra) është kthyer në një vegël të qeverisë Rama, duke promovuar censurë dhe kërcënuar anëtarët e saj se, po hapën gojën, do t’i hedhin në gjyq dhe do t’i fusin në burg, ashtu siç gjykata ka dënuar (z. Miraka, z. Lumaj, znj. Veliu dhe z. Mernacaj – Te gjitha shpifje nga pengmarrësit)
Kjo është Vatra sot, e kthyer në bazë të prokurorëve të regjimit komunist që erdhën si fara e fidhësit dhe sot mbajnë Federatën Vatra peng.
Duhet ekspozuar e vërteta; krerët e shtetit të Kosovës duhet të kuptojnë se ata që paraqiten si drejtues të Vatrës nuk janë të votuar dhe as të certifikuar si lidership. Vini Re Vini Re – Mos u mashtroni.
Ky grup uzurpues janë vegla të qeverisë socialiste Rama, të zbarkuar me mision shkatërrimin e Federatës Pan Shqiptare Vatra.
“I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të mos pranojnë takime me individë që prezantohen si lidership i Vatrës. Kjo është thirrja ime kjo është thirrja e vatranëve”.
Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës shqiptare të Dukagjinit,ky manifestim i poezisë në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.
Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve,në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës,të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.
Arti i poezisë shqiptare tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe,përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë,shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.
Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë(term i Dritëro Agolli-nënvizimi im)dhe në Shqipërinë zyrtare,që Manifestimi Kulturor,,MITINGU I POEZISË,,në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa,Amerika dhe kontinentët tjera.
E paçim me fat artin e poezisë shqiptare në dritën e arenës ndërkombëtare!
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.
Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.
Në një postim në Linkedin ajo është shprehur:
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës! Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës.”
Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.
“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.
Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë. sn
On behalf of the Vatra Manhattan Branch and the Albanian-American community, we extend our heartfelt congratulations to you, Donald J. Trump on assuming the office as the 47th President of the United States. Your leadership brings renewed hope and optimism for a brighter future for all Americans. We are confident that you will uphold the values of freedom, justice, and prosperity upon which this great nation was founded.
Our community stands ready to support your efforts to strengthen the United States, and we look forward to a presidency that prioritizes the well-being of all citizens, values hard work, and honors the sacrifices of past generations. May God bless you, Mr. President, and guide you in your journey to lead this nation toward peace, unity, and continued greatness.
Donald Trump’s freedom of speech faced major challenges when his social media accounts were suspended, limiting his ability to directly communicate with millions. This unprecedented move sparked concern over the power of tech companies to silence voices, raising questions about the right to free speech for all Americans. With freedom of speech at the core, Donald Trump stands firm, championing every American’s right to be heard.
Komentet