Mbrëmja e Trashigimisë Shqiptare u kujtua me 4 Maj 2023 në mjediset e Stadiumit të Bejzbollit “Polar Park” të qytetit të Usterit. Sipas traditës mes dy ndeshjeve të pasdites sipas kalendarit sportiv, stadiumi ”Polar Park” të Enjteve nderon organizata, biznese dhe bashkësi të ndryshme.
Për të festuar larminë e trashigimisë kulturore të qytetit të Worcesterit, përveç lojërave të skuadrës së zemrës, WooSox, këtu janë parashikuar edhe 10-të “Mbrëmjet e Trashigimisë”. Përfaqësitë etnike të paraqitura i përkasin këtë vit atyre greke, shqiptare, ganeze, irlandeze, italiane, hebre, koreane polake, portugeze dhe të vendeve të Azisë Juglindore. Shpesh herë copëza të muzikës shqiptare vishnin mjedisin e stadiumit dhe gjallëria e publikut u bë e ndjeshme nga vallja e popullore shqiptare e luajtur nga një grup fëmijësh me kostume popullore. Gjatë kësaj kohe publiku u njoh edhe mesazhet e përcjella prej organizatorëve me mirëseardhjen e shqiptarëve si bashkësi në jetën e Usterit, organizimet e bukura festive pranë Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë me Festivalin që do të zhvillohet në fillim të Qershorit.
Ashtu siç çdo ndeshje nderon me himnin, në këtë mbrëmje himnet e dy vendeve dhe flamujt ishin pranë njëri tjetrit.
Hedhja e topit të parë dhe shprehja “le të luajmë” që shënoi dhe fillimin e ndeshjes së bejzbollit mjaft popullore për amerikanët iu besuan përfaqësuesve të bashkësisë shqiptaro-amerikane. Një mbrëmje plot emocion, një ditë për t’u shënuar.