Një grup i vogël pjesëmarrësish, kryesisht këshilltarë të pushtetit vendor dhe disa bashkatdhetarë përfaqësues organizatash patriotike shqiptare dhe të Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë” të qytetit të Usterit Masaçusets, sfiduan të ftohtin e hidhur të mesditës duke luajtur himnet kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë në nderim të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit dhe 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912-2021). Në këtë tubim u lexua dokumenti i Kryebashkiakut Joseph M. Petty si dhe u mbajtën disa fjalime të shkurtra.
Donna Colorio:”-Përshëndetje të gjithëve. Më vjen mirë që keni ardhur sot më 28 Nëntor në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe dua të falenderoj Franklinin që më ndihmoi që ta bënim këtë organizim. E para gjë që dua të bëj është që të luajmë himnet amerikan dhe shqiptar dhe pastaj do të kemi disa njerëz që kanë thënë disa ligjërata. Ju faleminderit.”
Së pari këtu kemi dhe një dokument shpalljeje nga qyteti i Usterit.
SHPALLJE
NDËRSA, qyteti i Usterit me kënaqësi i bashkohet shqiptaro-amerikanëve në mbarë Usterin në njohjen e 28 Nëntorit 2021 si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë; dhe
NDËRSA, më 28 nëntor 1912, heroi shqiptar Ismail Qemali, mblodhi delegatët në Vlorë, Shqipëri për të miratuar Deklaratën e Pavarësisë në Shqipëri, dhe rivendosi statusin e saj si një vend i pavarur që të ishte i lirë nga pushtimi i huaj, dhe
NDËRSA, Qyteti i Usterit është krenar që feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë;
dhe NDËRSA, edhe sot, qytetarët shqiptaro-amerikanë të Usterit vazhdojnë të sjellin kulturën dhe traditën e tyre të pasur në Uster; dhe
NDËRSA qindra shqiptaro-amerikanë janë vendosur në Uster dhe kanë ngritur familjet e tyre; dhe
NDËRSA kontribuojnë shumë në Uster, ata janë shtylla të përkushtuara e pronarë të bizneseve të bashkësisë së Usterit me intelektualë profesionistë që begatojnë qytetin;
TANI, PRANDAJ, unë, Joseph M. Petty Kryetar i Bashkisë së Qytetit të Usterit me rastin e kremtimit të 109 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, shpall të Dielën më 28 Nëntor, 2021 që të jetë:
DITA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
në Uster, Masaçusets, dhe i kërkojmë të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë përkujtim.
Lëshuar në Uster në këtë ditë të 28 Nëntorit 2021.
Joseph M. Peti
Kryetar i Bashkisë
Ne jemi shumë mirënjohës që kemi një komunitet kaq të madh shqiptar këtu që mund të festojë këtë kështu që At Marku do të thotë disa fjalë.
At Mark Doku (Kryerift i Kishës Ortodokse Shqiptare Fjetja e “Shën Marisë”, Uster):-”Faleminderit Donna. Vetëm një diçka të shpejtë do të them. Sot ne jemi të gjithë të nderuar që jemi këtu dhe i japim mirënjohje qytetit të Usterit për njohjen e bashkësisë shqiptare e cila është vendosur këtu prej kohësh dhe ajo ka kontribuar në mënyra të ndryshme për ringritur këtë qytet. Sot kjo nuk është vetëm Dita Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë, por është një ditë që gjithsecili të jetë shqiptar.”
FranklinZdruli:-”GezuarDiten e Flamurit!
Së pari dëshiroj të falenderoj përfaqësuesen shqiptaro-amerikane në Bashki , Zonjën DonnaColorio për organizimin e këtij takimi.
Është fat t’i kesh rrënjët shqiptare, por është nder ta mbash ketë emër me dinjitet duke ruajtur trashëgiminë shqiptare veçanërisht këtu në Amerikë, në Botën e Re siç e quajmë ne. Nderimi i Flamurit Shqiptar në këtë ditë të shënuar për kombin Shqiptar është një premtim , veçanërisht nga ne që jetojmë larg , kundrejt rrënjëve tona dhe identitetit shqiptar, për të ruajtur traditat , gjuhën , besimin dhe gjithçka me vlerë që kemi trashëguar nga të parët tanë dhe të shpresojmë t’ua dhurojmë këtë thesar të paçmuar edhe brezit të ardhshëm dhe fëmijëve tanë.
Shqiptarët kanë nderuar dhe mbrojtur me jetën e tyre ketë Flamur Kuq e Zi që simbolizon aspiratat që përmenda më lart dhe mbrojtjen e tyre në liri të paktën që nga koha e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Sot , në përfaqësi të të gjithë vëllezërve të mi dhe miqve të shoqatës vëllazërore Bijtë e Shën Marisë dhe gjithë komunitetit shqiptar pranë Kishës Ortodokse Shqiptare Fjetja e Hyj lindëses Mari në ketë ditë të bekuar për shqiptarët dëshiroj t’i përshëndes ata dhe t’i uroj duke ju drejtuar Zotit që Bekon dhe Shenjtëron, dhe i lutem të bekoje Shqipërinë. Beko o Zot Flamurin tonë, shpëtoje vendin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe vështirësi. Drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit dhe mbaji nën mbrojtjen tënde gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe kanë ngritur familjet e tyre .
Gjithashtu dëshiroj t’i kujtoj shqiptarët se sot ata përbejnë një nga komunitetet më të suksesshme të emigrantëve në Uster që e nderojnë emrin shqiptar duke i kushtuar rendësi të veçantë mbrojtës të së drejtave dhe të vlerave morale. Amerika, ky vend i bekuar që na hapi rrugën e mundësive dhe jetës tonë në liri është ndërtuar. Zëri juaj në mbrojte të Kushtetutës së Amerikës dhe të lirive që ajo përmban është vendimtar për sigurimin e një jete më të mirë të fëmijëve tuaj në mënyrë që ata të dinë të vlerësojnë sakrificat tuaja.
Duke ju përshëndetur ju uroj Gëzuar Ditën e Flamurit!
Faleminderit, Frankli,…dhe tani me ne është Kryetarja e Këshillit bashkiak Konnie Lukes. Ajo dëshiron të thotë disa fjalë. Ajo është e para shqiptare e zgjedhur në Këshillin e Qytetit të Usterit dhe e para grua Kryetare e Bashkisë.
Konnie Lukes:-” Sinqerisht, ju e dini se sa krenar ishte atje për të parë flamurin shqiptar varur para Bashkisë dhe vetëm përshkruani për të parë atë këtu tani pas 109 vjet të deklaruar veten të pavarur për më shumë se 400 vjet, 500 vjet nën sundimin osman. Babai im erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1919 dhe ai kërkoi liri dhe pavarësi dhe ne jemi ende duke parë shqiptarë që vijnë nga Shqipëria dhe kërkojnë të njëjtën mundësi që kishte babai im. Janë mbi 20.000 shqiptarë të njohur në këtë zonë dhe do t’i takosh duke punuar shumë në Banka në DunkinDonuts (kafeteri) dhe kudo në këtë qytet. Kjo tregon se sa krenare jam dhe çdo herë që takoj një shqiptar që punon këtu, që punojnë shumë për të na bërë të gjithëve krenarë deri për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë amerikane. Pra, duke parë flamurin sot këtu, ky është një trajtim i veçantë. Unë do të doja të uroja të gjithë shqiptarët e rinj dhe ata të vjetër këtu në Shtetet e Bashkuara që mezi e presin Ditën e Flamurit Shqiptar se vitin e ardhshëm dhe më shumë shqiptarë do të zgjidhen për të qeverisur shtetin dhe ndoshta edhe në Uashington. Urime dhe faleminderit të gjithëve që jeni këtu për të festuar këtë ngjarje”.
MoeBergman(Këshilltar Bashkiak):-” Para së gjithash unë përulem dhe jam i nderuar të jem këtu dhe të them atë që këshilltarja Colorio harroi ndoshta ta thotë se kryebashkija Lukes ishte e para shqiptare e zgjedhur Shtetet e Bashkuara kështu që unë mendoj se kjo është edhe më e veçantë pasi ndodhem para jush Unë jam i nderuar të jem këtu dhe mendoj se kryetarja e këshillit Lukes e tha më mirë kur ajo përmendi se komuniteti shqiptar është një komunitet shumë i veçantë në Uster dhe si çdo komunitet apo grupim tjetër që çmon pavarësinë dhe ka aftësinë për të jetuar në paqe për të kryer punët e veta, dhe e mendoj këtë se kur Shqipëria u bë e pavarur dhe mori një përvojë që si shumë komunitete të tjera kanë përjetuar gjatë historisë e njerëzimit, unë gjithashtu mendoj se komuniteti shqiptar në Uster ka dhënë kontribute të dukshme jo vetëm në politikë, por edhe në biznes si dhe në çdo aspekt të jetës së Usterit. Ne mirëpresim të gjithë emigrantët, ndoshta ata marrin krenari të veçantë për arritjet e tyre që ata bëjnë në këtë qytet dhe unë do të them se nuk ka komunitet që unë mund të mendoj se ka pasur sukses më të mirë, që ka dhënë kaq shumë sa komuniteti shqiptar në Uster dhe të gjithë ne qoftë shqiptar apo me ndonjë prejardhje tjetër etnike e vlerësojmë këtë jashtëzakonisht. Unë me padurim pres për kontributin e vazhdueshëm të tyre dhe të sukseseve të vazhdueshme të qytetit tonë sidomos me komunitetin shqiptar duke u rritur në numër.
John Lito: Dua të them disa fjalë, sepse kjo është historike. Nëse nuk do të ishte për ne në vitin 1912, kjo nuk do të ishte as për shqiptaro-amerikanët dhe se pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishim një Shqipëri të pavarur… ndoshta ky mbetet si një kontribut i jashtëzakonshëm. Unë do të thosha se shqiptaro-amerikanët e bënë atëherë 1912 dhe veçanërisht presidenti Wilson disa vite më vonë në Konferencën e Parisit ishte ai që këmbënguli se shqiptarët duhet të jenë të pavarur. Kështu që Shtetet e Bashkuara është me të vërtetë një rast i veçantë dhe të mos harrojmë se duhet t’u themi faleminderit Shteteve të Bashkuara në këtë ditë të shënuar. Ju faleminderit.
Arian Kokoshi: “-28 Nëntori është Dita e Madhe e Kombit Shqiptar. Është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin ne Krujë, në Krujën e lirë, kundra një perandorie që donte të shkatërronte gjithshka, të gjitha vlerat jo vetëm shqiptare, por edhe ato evropiane. 28 Nëntori është edhe dita nga ku nisi edhe për një çerek shekulli i një epoke të lavdishme të shqiptarëve në mbrojtje jo vetëm të trojeve shqiptare , të vlerave shqiptare, por në mbrojtje të Evropës dhe vlerave evropiane. Prandaj ajo është dita e madhe e kombit shqiptar dhe është dita kur Ismail Qemali me gjithë patriotët më të mëdhenj të vendit vunë në rrezik jetën dhe pasurinë e tyre dhe vunë në shërbim gjithshka të tyre për ekzistencën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Kjo është një ditë me kaq peshë sa mori me vete edhe fatet e Luftës së II-të Botërore. Në këtë periudhe me peshën e saj ndodhi edhe Çlirimi i Shqipërisë nga periudha më fatkeqe e Evropës, nga periudha nazi-fashiste. Pavarësisht nga përpjekjet komuniste për ta përçarë Shqipërinë me data, kjo periudhë dhe kjo datë është data që beri bashke gjithë shqiptarët, gjithë Shqipëritë tona kudo që na i kanë ndarë dhe që bën bashkë të gjithë shqiptarët në diasporë kudo që ata ndodhen. Prandaj kjo është dita më e rëndësishme, më emocionale dhe më krenare e jona. Ne jemi pjesa më me fat që po e festojmë nga ky vend ku falë SHBA-së (siç tha dhe Z. John), ne ekzistojmë si komb, dhe falë përpjekjeve të saj ne po i japim fund tani një përpjekje post diktatoriale për ta mbajtur Shqipërinë të çarë dhe të ndjekim rrugën e demokracisë të një lideri dhe aleati të pazëvendësueshëm, shembull i flamurit dhe i vlerave të Lirisë dhe Demokracisë që janë SHBA.
Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar secilit kudo që ndodhet, këtu, në shtëpitë e tyre, në punë e kudo që janë, pasi është Dita Jonë, dita e Familjeve tona, prindërve tanë, e patriotëve dhe e fëmijëve tanë sot e në të ardhmen. Gëzuar!
Në përfundim unë vetëm dua të them dhe të falënderoj komunitetin shqiptar për zgjedhjen e Usterit, vendosur këtu për të jetuar e punuar. Ata kanë dhënë një ndikim jashtëzakonshëm në komunitetin tonë, me kontribute të jashtëzakonshme për komunitetin tonë. Ju e dini unë jam gjysmë shqiptare (nga ana e nënës),… Ne ju duam shumë dhe jemi të kënaqur që juve jeni këtu dhe unë njëkohësisht jam e kënaqur që të jem pjesë e kësaj ceremonie sot. Ju faleminderit të gjithëve.
Falenderoj grupin pjesëmarrës, Zonjat Dona Colorio dhe Kony Lukas, Fr. Mark Doku, Mr. Moe Bergman, John Lito, Frank Zdruli etj, sidomos Z. Ardian Murraj për realizimin e këtij reportazhi profesiona në kushte të një temperature të ulët nën zero. Askujt nuk i vjen mirë që nga 20.000 banorë shqiptaro-amerikanë që jetojmë në Worcester MA. në këtë ceremoni morrën pjesë një grup kaq i vogël. Herë tjetër duhet të kryhen paralajmërime me kohë.
Aforizma
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë…!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im…!
Përditë po e hamë bukën e b . . .
Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në Çikago, profesore i shtyer . . .
Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, s . . .
Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëta . . .
Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
VOA Pëllumb Sulo
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga je . . .
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. . . .
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit n . . .
Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspi . . .
Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë s . . .
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u d . . .
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they di . . .
Falenderoj grupin pjesëmarrës, Zonjat Dona Colorio dhe Kony Lukas, Fr. Mark Doku, Mr. Moe Bergman, John Lito, Frank Zdruli etj, sidomos Z. Ardian Murraj për realizimin e këtij reportazhi profesiona në kushte të një temperature të ulët nën zero. Askujt nuk i vjen mirë që nga 20.000 banorë shqiptaro-amerikanë që jetojmë në Worcester MA. në këtë ceremoni morrën pjesë një grup kaq i vogël. Herë tjetër duhet të kryhen paralajmërime me kohë.