“Kapllan Nikçi, me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës” shkruan Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nderim të një figure të shquar të artit dhe kulturës shqiptare, veteranit të muzikës dhe valles folklorike, që u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare..
“Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi, – nënvizon Kurti. – Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror”.
Në vazhdim, Kryeministri i Kosovës ka publikuar një këngë me zërin madhështor të Kaplan Nikçit.
Po ashtu, personalitete dhe institucione të tjera të Kosovës kanë shprehur dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të Nikçit dhe vlerësimet më të larta për gjithçka që ai ka përfaqësuar dhe ka lënë pas si trashëgimi të vyer.sn