Familja, kleri orthodoks, të afërmit, veprimtarë, organizata kulturore-patriotike dhe bashkatdhetarë shqiptaro-amerikanë përcollën me nderime At Artur Liolin, Kancelarin Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodokse në Amerikë që prej vitit 1975. Pritjet për ta respektuar dhe nderimet u mbajtën gjatë ditës së Premte dhe paraditen e së Shtunës në Katedralen e “Shën Gjergjit” në SouthBoston, nën drejtimin e Peshkopit Nikodhimdhe priftërinjve të kishave si motra, Kortezhi u drejtua për në Varrezat Forest Hill ku u dhanë shërbesa dhe nderimi. At Artur Liolin, njihet si studiues dhe pasardhës i veprës së Fan S. Nolit. Trupi tij prehet në paqe në Varrezat Forest Hill, pranë Nolit, Konicës, Çekrezit dhe shumë patriotëve dhe bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë.