Duke qene se po behen perpjekje per te tjetersu qellimet e Vatres,po i afroj kujtdo qe eshte i interesum te shoh me ze dhe figure votimin qe u be per mandatin e kryetarit.Mbasi u anullu votimi i pare pa asnje aresye,pasi u anullu edhe votimi i dyte se gjoja njeri nga delegatet nuk votoj,e drejte e kujtdo te votoj apo jo,u kerku dhe u votu per te treten rradhe si shifet ne video.
Shifet qarte ne video se me gjith nderhyrjet e B.Malotes per te ja kalu nje vote z.Floqi,i cili ndjehet aqe keq sa mbulon fytyren me dore dhe nuk din te thote se sa vota ka.Shifet qarte nderhyrja e z.Nazo Veliu qe e pa autorizuar ja kalon nje vote nga z.Lumaj te z.Floqi.
Dallohet qarte se z.Eduard Aranitasi voton kunder zgjatjes se mandatit,gje te cilen z.Malota u perpoq ta manipuloj,duke deklaru se z.Araniti ka votu pro zgjatjes se mandatit,per te bere te mundur arriyjen e numrit magjik 18.Megjith perpjekjet per te tjetersu rezultatin e votimit dhe me gjith urrat e z.Musabelliu,rezultati ku nuk u arrijten dy te tretat,d.m.th numri magjik 18 e rrezon pretendimin se gjoja votimi per zgjatjen e mandatit ka kalu.
Ne analize ,perse kerkohet zgjatja e mandatit nga nje vit qe e kishin themeluesit,qe per nje shekull e bene Vatren te jete krenari kombetare,nga dy vjet qe eshte eshte praktiku,papritmas,kerkohet me cdo kusht edhe me manipulim te imponohet kater vjet kohe zgjatja e mandatit,a thue se duhet ti japim kohe nkryetarit te ule taksat ,te ndertoje rruge e ku di une ,kur pozicjoni i tij eshte vetem onorifik,
Aresyet:Gjate ketij kater vjecari te behet i mundur transferimi i selise ne Detroit,per te arrijtur qe social klubinn Vatra ,ta kene plotesisht nen komand..
E dyta te injorohet transparenca.Te realizohet transformimi i Vatres ne kompani lobimi,(shif gazeten Dielli Dhjetor ,faqe 7 ,paragrafi qe specifikon se Vatra do te sherbeje si prmovuese dhe garantuese e hapsirave ekonomike qe afron ekonomija dhe tregu i Repblikes se Kosoves )sigurisht duke e sheqerosun me fjale se do lobojme per Kosoven,a thue se per nje shekull Vatra ka pase tjeter misjon vec lobimit per ceshtjen kombetare.
Vatra nuk ka nevoje per marreveshtje bashkepunimi me qeverite shqiptare,perkundrazi duhet ti rrij larg qeverive ne Atdhe qe ndrohen here pas here,ndersa misjoni i Vatres mbetet gjithmon i njejte.ceshtja kombetare ,
Vatra e ka ba detyren e saj edhe kur sulmohesh nga Tirana zyrtare edhe kur penetrohesh nga sigurimi komunist,thene kete ,eshte domosdoshmeri qe personat qe zgjidhen apo emerohen ne poste drejtuese ne Vater te pajisen me certifikaten e pastertise nga A.D.S.SH,qe se fundi vatranet te jene te qete se nuk jane penetru nga ish bashkepunetor te sigurimit.
Te bejsh lobim eshte ligjore ne U.S.A,po jo per Vatren,aqe me pak te marr detyrime per te stimulu afaristet e diaspores,veprim qe e kthen Vatren ne kompani biznesi,pasi lobimi ka brenda ineresa materjale, nuk behet lobim falas.
Nese Vatra transformohet nga soc. klub ne kompani lobimi ,me e pakta duhet te deklarohet si kompani lobuese,individet qe kerkojne ta kene Vatren si mbulese per aktivitet e tyre financjare duhet te rregjistrohen e te paguejn taksa.
Dhe ne prespektive tentohet te behet nje lavatrice per pastrim paresh qe ja kalon edhe amnistise fiskale qe kerkon qeverija shqiptare te bej ne Shqiperi.
Simbas propozimit te SPEAKER OF THE HOUSE,se tashti ne kemi sistemin presidencjal,me president dhe spiker,te krijohet nje urdher dekoratesh ku Vatranet te kontribojne deri ne nje miljon ne vit per universitetin e Vatres,bejuni gadi shqiptar se u zgjidh problemi i te ardhmes dhe mos qeshni se ne kete fond mund te kontribojne edhe njerez qe nuk jane anetare te Vatres,d.m.th cdo lloj mafjozi,
Mund ta btojme te plote propozimin e “spikerit” po te jete nevoja.Ide qe amnistija fiskale e qeverise duket si shaka.
Eshte koha qe Vatra ti kthehet transparences ne raport me antaresine,te heq dore nga konspiracjoni ta bej gazeten Dielli ,organ te anetaresise.
Fakti eshte qe edhe me profesjonalizmin e editorit,nuk mbulohet fakti qe te Dielli mund te gjejsh larmi arikujsh me vlere ,po asgje nga jeta e Vatres,pasi e ashtuquajtura kryesi e ka kthyer Vatren ne bunker .
Do kishte qene me mire ti kishim zgjidhur qeshtjet e diskutueshme me mire kuptim,po kur veren se si kryetari,si nen kryetari e drejtues te tjere injorojne cdo sugjerim dhe i mbyllin deren cdo mundesije per diskutim,nuk heshtet me
Vatra eshte me shum se cdo individ,eshte prone kombetere, nuk mund te trajtohet as Vatra si prone, as vatranet te injorohen.