Degjojeni dhe gjykojeni vete se kush genjen:
Para disa ditesh u diskutua në Vater dhe ne publik (në emisionet e Adrian Krasta) nje marreveshje e mundshne bashkepunimi midis Vatres dhe qeverise shqiptare. Anetare te keshillit dhe te Kryesise se Vatres thane se nuk kishin dijeni per kete bashkepunim.
Vete kryetari Elmi Berisha, te cili po mban nje mandat me vota te manipuluara, e pergenjeshtroi lajmin duke thene se ishte genjeshter.
Dje doli nje interviste e Kryetarit te Vatres Elmi Berisha dhene Gani Viles (ish oficer i zellshem i sigurimit te shtetit, dekoruar nga kryetari i Vatres), ku kryetari i Vatres pergenjeshtron veten e tij, dhe konfirmon se do te kete në te ardhmen bashkepunim me Tiranen Zyrtare, me poshte jane pjese nga kjo interviste:
1- Si mundet qe t’i mungoje cipa e fytyres dhe e pergjegjesise Kryetarit te Vatres per te mohuar nje here, mandej pohuar nje bashkepunim me Edi Ramen, (kur them Edi Ramen, nenkuptoj çdo institucion qe varet dhe kontrollohet prej tij), nje akt qe ka me se nje vit qe eshte munduar qe ta realizojne, me pretekstin, sikurse e shpjegonin anetaret e Kryesise : (boll e kena prit Sali Berishen, me dike ne duhet te bashkepunojme).
2- Me e rendesishmja, marreveshje mes Vatres me Edi Ramen perpara zgjedhjeve lokale te 14 Majit, nuk do te kete. Ky eshte nje sukses jo i vogel I neve në Vater, qe e kundershtuam kete marreveshje, po te shohim demin e madh qe do ti behej opozites në keto zgjedhje lokale, te cilat jane vendimtare per fatin e sistemit pluralist në Shqiperi. Siç flitet në Vater ky bashkepunim eshte shtyre per mbas zgjedhjeve. Deri at’here, te shohim se ç’te reja do te kemi.
3- “…nuk nenshkruajme marreveshje bashkepunimi por nenshkruajme memorandum bashkepunimi …nuk bashkepunojme me qeverine e Rames por me parlamentin e Rames” -thote me fjale te tjera kryetari i Vatres.
A asht mî apo mijushë kryetar?
4- Z. Kryetar i Vatres, memorandum nenkupton nje memo mirekuptimi per nje çeshtje parimore apo biznesi. Momentin qe ai nenshkruhet si “… akt bashkepunimi te ndersjellte , te theksuar dhe te ngjeshur…”, sikurse thoni ne interviste, ai kthehet në marreveshje apo kontrate.
5- “…kemi bisedu edhe me opoziten në Tirane, dhe ata jane shume te disponuar qe te nenshkruhet memorandumi” thote kryetari i Vatres.
I kujtoj Elmi Berishes qe “opozita e Bashes dhe Alibejajt”, nuk perfaqesojne opoziten ne Shqiperi, por i sherbejne Edi Rames. Para se te pyesesh opoziten ne Tirane, merr mendimin e anetaresise se Vatres dhe degjo se çfare thone.
6- “…kam folur në Vater”, – thote kryetari!!
Genjen, deri me sot, ne dijenine time, nuk eshte folur e as Nuk eshte marre asnje vendim nga asnje strukture e Vatres por dukshem eshte nje akt personal i pak personave në Vater.
7- Në fund, si vatran i interesuar per pergjigje, kam disa pyetje qe po diskutohen në Vater:
-Mbi çfare baze ligjore në ligjin amerikan dhe Kanunoren e Vatres mbeshtetet nenshkrimi i çfaredoqofshin, memorandume, marreveshje e apo kontrata me qeverite apo parlamentet shqiptare.
-A jane keto akte bashkepunimi, nje devijim pertej qellimit dhe misionit te Vatres per lobim dhe avokati te çeshtjeve madhore kombetare në institucionet e SHBA-ve?
-A ka pregatitur z. Gani Vila nje platforme per drejtimin dhe funksionimin e Vatres dhe a eshte ky bashkepunim me shtetin shqiptar pjese e kesaj platforme?
-Kush në kryesine e Vatres ka prona ne Prishtine dhe po nderton apartamente?
-Kush ne kryesine e Vatres ka blere disa biznese (restorante) famoze te Tirane?
-A po perdoret Vatra dhe a ka lidhje nenshkrimi i ketyre menorandumeve me lejet e ndertimit per keto biznese?
Le te thote prape qe eshte genjeshter.