TIRANË – Ka zgjedhur të bëjë publike problemet e tij duke tentuar të hidhet nga lartësia e një vinçi tek stadiumi “Qemal Stafa”, jashtë pjesës së rrethuar ku edhe po kryhen punime.
I riu jetim Erjon Selimaj qëndroi më shumë se dy orë sipër vinçit, duke terrorizuar banorët, pasi kërcenonte se do të hidhej, duke lëvizur përgjatë hekurave në një lartësi shumë të madhe. 24-vjeçari deklaroi se ishte ngjitur mbi vinç pasi ishte jetim dhe kërkonte ndihmë. “Jam jetim, shteti më ka hedhur në rrugë. Dua ndihmë nga shteti”- bërtiste ai nga lartësia.
Policia, forcat zjarrfikëse dhe shokët e të riut mbërritën në vendngjare dhe pas negociatave që zgjaten më shumë se dy orë shmangen një tragjedi të mundshme. Në fakt 24-vjeçari ka zbritur nga vinçi vetem pasi negocioi me një prej miqve të tij.Historia e Erjon Seliamaj është bërë e njohur edhe në emisionin “Njerës në Fokus” të gazetares Ola Bruko, ku ai ka rrëfyer jetën e vështirë që pas divorcit të prindërve.
NGJARJA MINUTE PAS MINUTE Ora: 17:00 – Erjon Selimaj komunikoi së fundi me të njohurin e tij, Artan Xhama, i cili e ka bindur për të zbritur nga vinçi. Sipas Artan Xhamas, Erjoni kishte paralajmëruar një ditë më parë se do të hidhej nga vinçi, por të gjithë kishin menduar se po bënte shaka. Ndërkohë i riu ka lëvizur përgjatë hekurave, duke u ulur sërish në mes të vinçit. Ora 16:13–Djali thotë se do të zbresë nga vinçi vetëm nëse i mundësohet largimi jashtë Shqipërisë. Ai shprehet se ka frikë nga policia, pasi dyshon se mund ta rrahin dhe ta burgosin. Ora 16:10 – Negociatorët kanë një komunikim të vazhdueshëm, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet megafonit. Sipas gazetarit Erjon Skëndaj, djali thotë se nuk zbret, pasi jeta për të nuk ka kuptim. Ai shprehet se ka vendosur ti japë fund jetës, pasi e akuzojnë pa të drejtë. Negociatorët i thonë se do ti ofrojnë një avokat vetëm që të pranojë dhe të zbresë që andej. “Doni të më fusni në burg fare ju kam bërë?”- shprehet djali. Ora 16:00- Gazetari Erjon Skëndaj raporton se 24-vjeçari nuk po bindet pavarësisht se në këto momente po e thërret një person me emrin Visi, po i kërkon të ulet dhe të negociojë Ora 15:50- Erion Selimaj mbahet vetëm me një dorë në vinç, ndërsa tenton herë pas herë të hidhet duke u varur Ora 15:18- Pasi qendroi ulur për disa minuta, qytetari gati është shtrirë mbi vinçin jashtë rrethimit të stadiumit “Qemal Stafa” Ora 15:12- Qytetari ulet mbi vinç, policia vijon negociatat me autoporlant Ora 15:08- I riu qëndron në këmbë, në pjesën fundore të vinçi
Historia e Erjon Selimaj, të riut që po tenton të hidhet nga vinci në Tiranë
Erjon Selimaj ka qenë protagonist i emisionit “Njerëz në Fokus” më 11 prill të këtij viti, ku temë e emisionit ishin pikërisht fëmijët si viktima të dhunës në familje.
24-vjeçari nga Vlora ka rrëfyer historinë tragjike të jetës së tij. Ai fillimisht ka qëndruar në befotrofin e Vlorës. 7 vjeç ka ardhur në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë ku ka qendruar për një kohë të gjatë deri në mbarimin e shkollës 8-vjeçare.
Më pas ka shkuar në konviktin e Vlorës, tek shkolla tregtare me bursë nga shteti por është detyruar ta braktiste për shkak të pamundësisë ekonomike dhe ka ardhur në Tiranë, ku është strehuar tek konviktet e Hoteleri-Turizëm në Tiranë. Me një urdhër të fundit të bashkisë së Tiranës, jetimët mbi 18 vjeç duhet të largohen nga konvikti.
Në rrëfimin e tij për gazetaren Ola Bruko në “Njerëz në Fokus”, Erjoni tregoi se babai i tij dhunonte nënën, e cila nuk ka mundur të rezistojë dhe është larguar nga shtëpia.
“Kam 24 vjet që jetoj vetëm, që në moshën 1 vjeç. Jam rritur nëpër befotrofe, konvikte, në burgje. Babai im e dhunonte mamanë se ishte shumë xheloz dhe mamaja ime u detyrua të na braktiste të 3 ne si fëmijë dhe u largua. Babai na çoi në jetimore. Më vonë e tërhoqi vëllain tim të madh për ta mbajtur vetë dhe ai vdiq në 97-ën. Babai im pastaj kaloi në një gjendje…u sëmur dhe sot është në një spital psikiatrik”, tregonte në prill Erjoni.
Ai thotë se i ka përjetuar skenat e dhunës megjithëse i vogël. “Skenat e dhunës të babit në syrin tonë dhe në fshat. Sepse babai që atëherë ka pasur luhatje me sëmundjen, ishte me kartelë dhe e dhunonte nënën”, thotë ai.
Erjoni rrëfeu se babai nuk e ka lënë që ta adoptojnë. “Nga fshati unë përfundova në një befotrof me fëmijë të vegjël, foshnje. Vinin familje që të më adoptonin, mua nuk më la plaku që të ikja. Mua mu dha një mundësi që të ikja në Kanada. Pastaj pas befotrofit, 7 vjeç erdha në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, për të vazhduar shkollën. E mbarova 8-vjeçaren me rezultate shumë të mira pastaj ika në konviktin e Vlorës, tek shkolla tregtare me bursë nga shteti. Aty jeta e konviktit, edhe vetëm, jo libra, jo rroba nuk kisha mbështetje dhe u detyrova ta lija shkollën në vit të dytë. Pastaj përfundova në burg. Doja edhe unë si të gjithë njerëzit të kisha dhe unë lekë, të blija një çantë, një diçka se ma bënin njerëzit me gisht dhe mua më vinte rëndë dhe përfundova në burg. Vodha një kuletë. Kam bërë burg 4 herë, njëherë se vodha 2 paketa Slims”, rrëfen 24-vjeçari.
Ai thotë se prindërit nuk janë kujtuar asnjëherë për të, por ai donte ta ndihmonte babain.
“Jo, jo, prindërit e mi nuk janë kujtuar asnjëherë për mua. Unë jam kujtuar. Para 2 vitesh kam shkuar ta takoja babanë tim. Doja t’i krijoja jetesën babait, po rashë prapë në burg. E mendoja gjithmonë me vjedhje. Ashtu u rrita unë, u bëra kriminel. Nuk do vidhja bankë po ndonjë 5-milionsh. Më bluante mendja që duhet të bëja diçka që të ndihmoja babain. Se thosha ai është në vdekje dhe dua ta ndihmoj. Sot është 70 vjeç dhe është në spitalin e Psikiatrisë në Vlorë. U rifuta në burg. Dola dhe jam rehabilituar. Më 22 shtator 2015 dola nga burgu dhe gjithë këtë kohë jam marrë me babain, e çova në spital. Dola në televizor dhe kërkova ndihmë se nuk më ndihmonte asnjëri”, ka rrëfyer ai.
Pavarësisht se ka kërkuar ndihmë, i riu që nga hallet është tashmë i vjetër, nuk ka marrë asnjë ndihmë.
“Kam folur me mamanë por nuk është i interesuar për mua. Ajo ndodhet në Itali, ka krijuar familje. Nuk ka kuptim të më marrë tani. Unë pres të më marrë. Por nuk mundohet as të më ndihmojë, asgjë, pavarësisht se e di se çfarë kam kaluar. Kam kërkuar ndihmë tek Prefektja, shërbimi social, kryetari i bashkisë, por asnjë nuk më ka ndihmuar. Dua ta marr babanë tim nga spitali, do shkoj tek kryetari i bashkisë të kërkoj një banesë që të strehohem me babain e të gjej një punë që të jetoj. Unë di të bëj shumë gjëra se më ka mësuar jeta. Si elektricist, hidraulik, di dhe gjuhë të huaja, anglisht dhe pak italisht. Kam kontaktuar edhe tek zyrat e punës, si bojaxhi po nuk më ka marrë njeri në punë”, tregon Erjoni.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet