Personi qe shihni ne video eshte autori i dyshuar i vrasjes se Artan Cukut. Pamjet jane publikuar nga policia e cila kërkon ndihmë për identifikimin e tij nga qytetarët.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që sipas policisë është autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut.
Personi që akuzohet, dyshohet se ka qëlluar me armë ish-drejtuesin e policisë në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit, pranë ashensorit, 8 Prill.
Në video duket një person që vrapon në rrugë, fill pas ngjarjes. Ai ështe me xhup sportiv, kapele te bardhe ne koke, ashtu si e pershkruan deshmitaret dhe mban duart ne xhepa.
Pas pas tij, kamerat fiksojne nje tjeter person, me xhup e kapuc ne koke, qe ecen ne distance nga i pari.
http://dai.ly/x5i8sib
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku.
Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.
Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299. Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.
Komentet