Granit Xhaka është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit zviceran. Rekord për këtë vend. Po ashtu, individualisht, ai ishte transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere në Premier Ligë, derisa u zyrtarizua kalimi i Paul Pogba te Manchester United. Trajnerin Arsen Wenger beson tek aftësitë e tij organizative dhe asistet që jep për repartin e sulmit, ndaj nuk u kursye aspak për ta bërë pjesë të Arsenalit. Klub në të cilin Graniti po e prezanton veten si shqiptar, sikurse është në të vërtetë nga rrënjët, e jo nga Zvicra, ku është natyralizuar, kombëtaren e së cilës përfaqëson.
Ai ndodhet me “topçinjtë” në SHBA, për turin parasezonal. Gjatë një momenti pushimi në hotelin ku është akomoduar Arsenali, Granit Xhaka ka vendosur t’i argëtojë bashkëlojtarët me një këngë shqip. Sikurse duket edhe në video, ai këndon këngën me titull “A e din sa shumë të dua”. Interpretimi i Granitit duket se u pëlqeu shokëve të tij, të cilët e duatrokasin, e dëgjojnë me vëmendje, madje njëri prej tyre e ka filmuar me celular.
Sikurse dihet, futbollistët e rinj në çdo skuadër zakonisht detyrohen nga bashkëlojtarët që të bëjnë diçka të çuditshme, para se të cilësohen “të përfshirë” në grup. Këtë rregull të pashkruar e ka vuajtur edhe Granit Xhaka, i cili para të gjithë skuadrës dhe stafit të Arsenalit ka kënduar shqip. I hipur në një karrige, ai ka kënduar “A e din sa shumë të dua”, pamje të cilat janë filmuar nga Emiliano Martinez. (telesport)
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golshënuesat më të mirë për shekullin e 21-të.
Sipas gazetarit të News24, Senid Nikshiqi, ish s . . .
Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Trajn . . .
Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mirëpriti në Zyrën Ovale, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino-n, me këtë të fundit që i dorëzoi Trump topin zyrtar që do të luhet në Botërorin e K . . .
Boris Spassky, një nga kampionët më të mëdhenj të shahut të Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Spassky, i cili u bë një emigrant në Francë në vitin 1976 dhe . . .
Kristjan Asllani nuk është futbollisti i vetëm shqiptar në gatishmëri të trajnerit Simone Inzagi në radhët e Interit për ndeshjen ndaj Xhenoas. Mesfushorit që e nisi ndeshjen si titulla . . .
Myrto Uzuni është prezantuar në klubin e MLS-së, Austin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane.Klubi i MLS pagoi 12 milio . . .
Italia dhe Agjencia Botërore Anti-Doping kanë arritur një marrëveshje
VOAL- Vendimi duhej të vinte dhe në fund ja ku është verdikti: Jannik Sinner, numri një në botë, është pezulluar pë . . .
Për herë të parë në histori, një president i SHBA do të jetë i pranishëm në stadium, si spektator, për në ndjekur një finale në Super Bowl. Donald Trump thyen edhe këtë barrierë pasi si . . .
Dy patinatorë të famshëm rusë ishin në aeroplanin që u rrëzua në Uashington, sipas mediave ruse.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim . . .
Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtare . . .
Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”. Futbollisti i Vllaznisë fitoi çmimin e futbollisti më të mirë të vitit, pas një gare të fortë me Arina . . .
Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur.
Ka pasur një interes të jashtëzakonsh . . .
Komentet