Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu dhe drejtori i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu së bashku me oligarkun shqiptar, Samir Mane janë duke kaluar pushimet në Kanalin e Panamasë, vend ky i njohur për fshehjen e parave.
Blendi Fevziu, gazetar dhe prezantues i emisionit “Opionon”, njihet për pasionin e tij për udhëtime në vende luksoze dhe ekzotike, ndërsa së fundi në rrjetin e tij social, “Instagram”, ka postuar disa foto në rripin tokësor që lidh bashkë dy Amerikat, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas këtyre fotove, Fevziu është i shoqëruar edhe nga analisti kosovar, Baton Haxhiun dhe shihen duke vallëzuar në një karnaval në “Plaza Vieja Habana” dhe duke ekspoluar në xhunglën e Panamasë.
Mirëpo e dyshimtë duket prezenca e biznesmenit nga Shqipëria, Samir Mane. Fevziu ka postuar edhe një foto ku shihet Mane dhe Haxhiu.
“Kanali i Panamasë. Zona e xhunglës se Gamboa”, shkruan Fevziu në foton e publikuar në rrjetet sociale, ku duken teksa pozojnë me toquillën, kapelën e famshme tradicionale prej kashte. Nuk dihet nëse është Fevziu ai i cili i ka bindur për këtë udhëtim tepër të gjatë, apo ka qenë një dëshirë e përbashkët.
Kjo nuk është hera e parë që të dy këta gazetarë kanë provuar vallëzime të ndryshme të kontinenteve të largëta afrikane. Para dy vitesh Fevziu dhe Haxhiu kishin provuar vetën në një vallëzim tradicional nga Kenia.
Ndërsa biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane është një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri dhe pronarë i një numri të madh të bizneseve në Shqipëri, në Austri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Itali, Dubai, ShBA dhe Greqi dhe së fundi ka blerë gjigantin metalurgjik “Feronikel”, në Kosovë.
Kurse vendi në të cilin janë duke qëndruar dy gazetarët dhe oligarku Mane njihet si mundësi që njerëzit e pasur t’i fshein paratë.
Panamaja u zbulua nga një grup gazetarësh nga rrjedhja e disa dokumenteve nga “Panama Papers”, ku kishte ekspozuar para botës veprimet jo ligjore të shumë figurave të rëndësishme në botë, sikurse kryeministri islandez, presidentin e Ukraines dhe mbretin e Arabisë Saudite dhe shumë të afërt të Hosni Mubarak, Bashar al-Asad e Vladimir Putin.
Ata ishin zbuluar se kanë fshehur para në kompaninë ligjore Mossack Fonseca.
Sipas raportit të Qendrës për Progres në Amerikë, i publikuar para katër vitesh, terroristët dhe kriminelët kanë hapësira të bollshme ligjore për të fshehur paratë e tyre dhe këtë e dijnë të gjitha institucionet shtetërore dhe jo qeveritare në vende të fuqishme.
Skandali i vërtetë i Panama Papers nuk është sesi korrupsioni vazhdon të ekzistojë, por sesi shumë metoda që kleptomanët dhe kriminelët i përdorin për të fshehur paratë janë komplet legale. /Insajderi.com
Komentet