Të braktisur nga baza e demokratëve, deputetët e Lulzim Bashës kanë nisur të kuptojnë situatën dhe kanë vendosur që të largohen nga ai.
Pas Alfred Rushajt, i cili e braktisi pak ditë më parë Lulzim Bashën, sot ka qenë radha e drejtuesit Politik të Shkodrës, Helidon Bushati.
Ky i fundit ka braktisur Bashën, duke u larguar nga drejtimi Politik i Shkodrës.
Reagimi nga Helidon Bushati:
Të dashur miq!
Bashkëqytetarë dhe shkodranët e mi të nderuar!
Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qëndrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje.
PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku.
Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë.
Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të Shkodrës e në veçanti të mbështetësve tradicionalë e historikë të së djathtës.
Ndihem çdo ditë i bekuar nga përkrahja që kam marrë dhe marr prej tyre.
Dua të falënderoj përzemërsisht, të gjithë banorët e qarkut Shkodër, demokratët e palodhur, drejtuesit e strukturave dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt për besimin dhe mbështetjen e pakursyer përgjatë këtij rrugëtimi.
Një besim që do bëj gjithçka për ta shpërblyer.
Asnjë post, përgjegjësi e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit.
Për PD dhe interesat e saj, nuk është hera e parë që unë bëj një hap të tillë, duke lënë në plan të dytë ambicien personale. Bindja ime e palëkundër është se PD dhe demokratët e meritojnë të japësh për ta.
Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndalon sot në Tiranë si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Pas një vizite në M . . .
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, komentoi sot në emisionin “Open” në News 24 vendosjen e tarifave të reja të SHBA-ve ndaj mallrave të importuara.
Buxhuku tha se nuk ës . . .
Banorët e Tropojës dhe Hasit vijuan për të dytën herë këtë të hëne protestën për rrugën e amortizuar rreth 20 km Kam-Qaf Prush duke bllokuar edhe hyrjen për në pikën e kalimit kufitar t . . .
Policia e Tiranës është kujtuar të reagojë pas dhunimit të kreut të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi në ambientet e lokalit ku po qëndronte, duke mohuar se është ushtruar dhunë nd . . .
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demoratike Flamur Noka, ka ndarë në rrjetet sociale pamje ku shihet kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili merret nga policia e shtetit.
No . . .
Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat televiziv për të shpalosur programet e tyre.
Gjatë takimit me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit, Berisha theksoi s . . .
Kandidatja e PD në Tiranë, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha do të vizitojë SHBA-në shumë shpejt, madje ajo shtoi se kjo do të ndodhë para zgjedhjeve.
E pyetur në “Log . . .
Rreth 39 shtetas amerikanë janë betuar sot për tu angazhuar për 2 vjet si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila në . . .
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, u shpreh në për KafeSheqto në Syri TV se fitorja e Edi Ramës në zgjedhje do të ishte një humbje absolute për shqiptarët. . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me rritjen e pensioneve dhe keqmenaxhimin e financ . . .
Gazetari Fatmir Podrimaj tregon për Ligjërim se si gazetarët nga Kosova filluan që të jepnin nga Radio Tirana vetë lajmet për Kosovën.
“Radio Kosova:LIGJËRIM | Fatmir Podrimaj dhe per . . .
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR nisin këtëtë mërkurë zyrtarisht misionin e vëzhgimit për procesin zgjedhor të 11 majit.
Kreu i këtij misionit, Lamberto Zannier, tha në një dalje për mediat, . . .
Komentet