Breaking news,
NYPD më dt 02/10/2024 deklaroi qartë se të dyja palët duhet të kenë të drejtën të hyjnë dhe të kenë çelësin.
Mirëpo, menjëherë pas largimit të policëve, uzurpuesit ndryshuan përsëri çelësat dhe pse NYPD e bëri të qartë që Vatranët kanë të drejta.
Me dt 02/11/2024 NYPD urdhëroi vatranët të thërrisnin një bravandreqës dhe t’u jepet e drejta vatranëve e të ushtrojnë detyrën e tyre për punimet dhe detyrat që kanunorja 1926 udhezon.
Më datë 12.02.2024, kryetari i kuvendit ka urdhëruar fillimin e menjëhershëm të punimeve.
Sekretari i përgjithshëm, sekretari i këshillit, anëtari i bordit përgëzojnë policinë për ndihmën që dha dhe për çlirimin e shtëpisë nga pushtuesit e pa mandat.