voal.ch – Është duke u ndërtuar vepra më e madhe monumentale në Evropë që ka si autor një Artist shqiptar.
Ai është Alfred Mirashi Milot, i cili jeton në djepin e Rilindjes fiorentino, në Firenze, në qytetin e Giottos, Donatello-s, Leonardo da Vinci, Sandro Botticellit, krijuesit të Pranverës të përjetëshme, Michelangelo-s, Modigliani-t,
Në Firenzen e Dantes atit të gjuhës moderne italiane dhe të Komedisë Hyjnore, Petrarcha-s të Laurës, Boccaccio-s të Dekameronit, Machiavellit të Princit, të Colodit, babait të Pinokios. Qyteti i të madhit Franco Zeffirelli, Andrea Bocelli-t, Oriana Fallaci-t, Emma Marrone-s, Leonardo Pieraccioni, Elena Sofia Ricci-it, Vittoria Puccini-t, Carlo Conti-t, Roberto Cavallit, Giorgio Armanit ….dhe lista është e gjatë pa fund.
Toka e Toscanës është e artë sepse prej saj lindin Artistë të pavdekshëm.
Pikërisht në Firenze u vendos edhe Artisti shqiptar i rrethuar nga arti, i sugjestionuar nga kjo mrekulli magjepsëse për të vijuar rrugën e nisur në Shqipëri.
Alfred Mirashi Miloti është autori i një vepre me përmasa e dimensione madhështore që është duke u montuar në daljen e autostradës Avellino Ovest.
Vepra e Alfredit ka formën e djepit dhe çelësit, simbole të Rilindjes, si edhe të mikëpritjes italiane dhe integrimit të të mikpriturve.
Vetë jeta e Artistit dhe e mijra e mijra refugjatëve shqiptarë e nga e gjithë bota vendosur e mikpritur në Itali, si dhe bërë pjesë e vendit është dëshmia më e gjallë e asaj që ka ndodhur.
Edhe sikur ta shihte në ëndërr rrugëtimin e tij, Alfredi Mirash Miloti nuk kishte për ta besuar kurrë, sepse realiteti e kishte tejkaluar fantazinë.
E pra kjo e gjitha kishte rrjedhur prej mikpritjes italiane.
“Çelësi i Monteverginës” kështu quhet vepra e Milotit pritet të inagurohet së shpejti./Elida Buçpapaj

Komentet