Patricia Nugee është anglezja e dashuruar me Prijësin Legjendar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe Shqipërinë. Ajo kaloi fund javën në Boston mes bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë e përkushtuar për të treguar koleksionin e saj me 37 tituj librash që kanë një thellësi vitesh botimi me fund shekullin 16-të.
E ftuar nga organizata Massbesa dhe Katedralja e Shën Gjergjit ky koleksion lëvizës shprehu mësëmiri çeljen e tij për të parën herë në SHBA.
Forma e zgjedhur si një rrëfim dhe bashkëbisedim me pyetje dhe përgjigje spikati gjatë zhvillimeve të programit në auditorin e katedrales ku u paraqitën tre ligjërues: Mikja e nderuar e shqiptarëve Patricia Nugee, Gazmend Kapllani (Kryetar i Programit të Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul në Çikago), “Kush është Skënderbeu dhe rëndësia e Tij historike”. Neka Doko, (Studiuese Ndërdisiplinore, Autore dhe Arkiviste e Bibliotekës Fan Noli në Boston), “Mbi koleksionin e librave rreth Skënderbeut në Bibliotekën Fan Noli”.
Julia Goga- Cook që shoqëron prej Londrës Koleksionin dhe Patrician, veçoi se mes botimeve të viteve 1500-1600-1700 dhe 1800, gjendet Fjalori i Parë i Frang Bardhit Latinisht-Shqip, një gur i çmuar i gjuhës dhe i botimit shqip. Patricia Nugee në njohjen me përmbajtjen e koleksionit prej 37 librash, (Nugee Collection of Antiquarian Books on Skanderbeg), thekson pikërisht njohjen e saj me botimin e vitit 1596, i pari me koleksionin, lidhja e ndjenjës dhe vazhdimësia e saj prej mëse 40 vitesh. Koleksioni flet vetë shprehet ajo dhe ndër të tjera se kush është Skenderbeu, Patricia të ngulit veçoritë e tij marrë nga një Botim i Edinburgut “Jeta e Gjergj Kastriotit, Mbretit të Epirit dhe Shqipërisë, të quajtur Skënderbe” .
Particia: “Mirëqenia kurrë nuk e joshi dhe as vështirësitë të mund ta thyenin. Ai nuk kishte as etje, as përfitim, e as tangërllëk për t’u kënaqur. Ai nuk kërkoi pushtet, por liri. Kur i kishte mundësitë, ai mbante një tryezë gostie për oficerët dhe miqtë e tij, por ai vetë hante një herë në ditë dhe me kursim. Ai nuk flinte kurrë, jo më shumë se pesë orë në ditë dhe në kohë me rreziqe mund të ngopej vetëm me dy orë. Ushtarët e tij kishin zakone të fisme, ishin dashamirës e mjaft të sjellshëm, në përgjithësi shumë të thjeshtë, por të veshur si duhet dhe me praninë e tyre të jepnin kulmin e madhështisë. Shprehur me një fjalë si mbret, ushtar dhe i krishter, nëse ka pasur ndonjëherë një figurë të përsosur, ajo është e Skënderbeut”.
Interesimit iu përgjigjën mjaft vizitorë vlerësues, traditës dhe kulturës shqiptare, historisë, studiues, përfaqësues të medias në diasporë të cilëve iu pasqyrua koleksioni, njohja me përpjekjet për formimin, mirëmbajtjen dhe të ardhmen e tij me rëndësi mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Patricia zgjeron njohjen me dhjetra bashkëbisedues, shkëmben këshilla dhe dëshira duke i vlerësuar prijësin historik si shembulli frymëzues i shqiptarëve për të ardhmen. E palodhur dhe që nuk tregon moshë kur gjendet në të tilla takime mirëpret edhe fotografitë e herëpashershme me pjesëmarrësit aq sa edhe shkëmben lidhjet në distancë kur ato i ofrohen si falenderim.
Duke shfrytëzuar rastin e njohjes e gati të 30 viteve më parë sëbashku në Malin e Krujës (Vizita e saj e dytë në Shqipëri në vitin 1994, mbjellja e një plantacioni fidanësh dushku për nderim të Skenderbeut), provuam në Boston edhe njëherë përsëritjen e rastësisë, që ky rruzull është i vogël dhe na lidh përmes një figure si Skenderbeu,… . Patricia Nugee edhe atëhrë si edhe sot shprehej se u dashurua me një figurë madhështore kur lexonte historitë për Prijësin Legjendar Skenderbeun. Ky vlerësim dhe respekt u nda mes të pranishëmve gjatë dy ditëve të njohjes me koleksionin e librave të vjetër, në Katedralen e Shën Gjergjit, Boston. Me mjaft shpresa dhe dëshira gjithashtu shihet se ky koleksion do të mund të bëhet i njohur edhe në të tjera bashkësi ku jetojnë e punojnë shqiptarët deri sa një ditë do t’i përkasë Muzeut në Krujë.
Realizuar nga abmstudio dhe UsalTV
(ArdMurraj, Gjergji Kovaçi)
Boston 11-12 Mars, 2023