Lideri historik i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë bombë nga Durrësi, duke deklaruar se Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para të përfituara në rrugë të paligjshme.
Basha u thirr pasditen e djeshme nga një grup prokurorësh belgë në ambientet e SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë, lidhur me hetimet për 3.5 mln eurot e ‘Toyota Yaris’.
Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha zbardhi detaje nga deponimi i Bashës para hetuesve belgë dhe tha se Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre.
Berisha tha se hetimet për ‘Toyota Yaris’ në Shqipëri Bashës ia mbylli Edi Rama, por janë prokurorët belgë ata të cilët do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni.
Sali Berisha: Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri: Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t’u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim. Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. syri.net
“Lubi Balluku, përgjegjëse për vjedhjet e tmerrshme në infrastrukturë”, Berisha paralajmëron audit: Pas 11 majit u tregojmë shqiptarëve gjithçka ka ndodhur në kurriz të tyre
Kreu i P . . .
Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Këtë përgjgije dha komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos kur u pyet nëse do të ndikojnë zgj . . .
Kryebashkiaku i Tiranës lihet në burg, gjyqtari Engert Pëllumbi në Apelin e GJKKO-së, nuk i ndryshon masën, pavarëisht argumenteve të mbrojtjes.
Pra Gjykata e Posaçme e Apelit ka rr . . .
Emrat e kandidatëve për deputetë janë publikuar këtë të mërkurë, ndërsa në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave të zgjedhjeve në KQZ.
Më poshtë janë emrat e 46 deputetëve . . .
Partia Demokratike ka bërë publike listën zyrtare me emrat e kandidatëve për deputetë në listat e mbyllura dhe të hapura për deputetë në 12 qarqet. Nga kjo listë, mbrëmjen e sotm . . .
Pas mbledhjes së anëtarësisë, kryedemokrati Sali Berisha bëri të ditur se koalicioni për ‘Shqipërinë Madhështore’ është paraqitur me listë dinjitoze.
Në daljen për mediat, Berisha u . . .
Pasditen e sotme, lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi anëtarët e Kryesisë për të diskutuar dhe miratuar kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme. Kjo mbledhje shënon një nga vendimm . . .
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj konsiderohet i rrezikshëm nga SPAK.
Kjo sipas gazetares sepse prokurorët kanë fakte që Veliaj mund të intimidojë njerë . . .
Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.
Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën . . .
“Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.
Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka par . . .
Kryeministri Edi Rama u shfaq u shpërfytyruar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Fillimisht ai kërcënoi Amerikën, kur tha se mjafton t’i japin mandatin dhe më . . .
Sot pritet të bëhet prezantimi i koalicionit opozitar për Shqipërinë Madhështore.
Njoftimin e ka bërë vetë kreu i PD, Sali Berisha.
Mirëmëngjesi miq!
Sot, ora 12:00, Partia Demokrat . . .
Komentet