TIRANË- Deputeti Ben Blushi që nuk dihet nëse pas kësaj Asambleje do të jetë më pjesë e PS-së, ka drejtuar kritika të forta ndaj kolegëve dhe Partisë Socialiste. Blushi e ka quajtur kryesinë e PS-së dhe rilindjen një lavatriçe mediokriteti. I pyetur përse nuk ishte tek emrat e propozuar për Kryesinë e PS, Blushi tha se e vetmja arsye që erdhi në Asamble ishte kërkesa për hapjen e kutive të referendumit. Ai e ka lënë të hapur mundësinë e daljes në një parti tjetër, duke thënë se është Shqipëria ajo që po mendon një parti të re.
“Kemi propozuar një rezolutë që kërkonte hapjen e kutive të referendumit, që nuk u mor fare parasysh. Në këtë kryesi janë futur njerëz që kanë qenë në grevë urie për hapjen e kutive. Çfarë kanë bërë këta, kanë mbushur kutitë e referendumit për të qenë pjesë e kryesisë. Kjo asamble ka ratifikuar një grabitje. Kërkuam që të votohej kjo rezolutë, nuk u mor absolutisht parasysh. Nuk ka shpjegim logjik”, tha Blushi.Ju nuk ishit pjesë e emrave për Kryesinë e PS-së. A ishte kjo një hakmarrje e Ramës ndaj jush?
Se çfarë mendoj unë për Zotin Rama e dini. Nuk e ka këtë aftësi. Por në çdo rast nuk do isha pjesë e kryesisë.
Çfarë është rilindja, një lavatriçe e mediokritetit. Rilindistët e kanë çuar shumë mbrapa në 3 vjet Shqipërinë. Unë nuk mund të isha pjesë e kryesisë. Si janë futur njerëzit në PS? Ata që bëjnë tender, tenderi kush shan më shumë dhe ata që kanë mbushur votat. Rilindja është kanabiste dhe rilindiste, unë e kam thënë.
Si e komentoni dorëheqjen e Dades dhe Dokles?
Socialistët e vërtetë nuk pranuan të jenë pjesë e një kryesie të rilindjes. I falënderoj të dy, për të njëjta arsye nuk pranuan të jenë pjesë e kësaj rilindje, lavatriçeje të mediokritetit, pavarësisht se nuk e thanë. Nuk mund të jenë dakord me këtë manipulim votash, me heqjen e të drejtës së garës. Është mediokritet monumental rilindja. Ky mediokritet po e shkatërron Shqipërinë, po e zhyt në borxh dhe korrupsion çdo ditë. Kjo është Kryesia e Rilindjes.
Si ju duken propozimet e reja?
I ka kthyer vartësit e vet në Kryesi. Vartësit e vetë, në pishina, hamame, palma i ka kthyer në Kryesi.
Njerëzit që ndriçojnë stadiume, marrin ilaçet e të varfërve.
A do jeni pjesë e PS?
Sigurisht, kjo ndarje është e qartë sot. Socialistët dolën nga rilindja me vullnet. Rilindja u fut në kryesinë e PS. Si banjat e viteve ’91 me pllaka metalike, kjo është kryesia e PS sot.
A do krijoni një parti të re?
Shqipëria po e mendon më shumë se unë për një parti të re. Shqipëria po përpiqet të gjejë një zgjidhje të shpëtojë nga Rilindja dhe nga PD-ja, janë 2 fatkeqësi kombëtare. Një kërkon ta armatosë, tjetra po e zhyt në borxh publik, e kërkon kanabis. PD shkon për armatosje, kjo tjetra për kanabis. Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re, nuk e di kush do t’ia japë. S’mund të jem pjesë e asnjërës. Nuk mund të votoj, për kë të votosh, për rojet e spitalit? Këta që bëjnë kulla? S’mund tua jap këtë kënaqësi.
Koço ka qenë dikur sekretar, u rikthye. Unë kam dalë në vitin ’90 si student për ta hequr, ata gjetën një mundësi për t’u kthyer përmes rilindjes.
Shqiptarët e kanë të qartë çfarë kanë thënë. Nëse partitë politike nuk janë demokratike, Shqipëria nuk mund të jetë një vend demokratik. Ka akoma kriminelë në këtë asamble, akoma nuk kanë dalë. Shkoni dhe merrni në referencë çfarë ka thënë ambasada amerikane. Unë i mbetem asaj gjëje. Palë me krimin. U votua një ligj për dekriminalizimin, keni parë ndonjë të lërë vendin e punës? Asnjë.
Në listat që thoni se nuk do votoni është edhe emri i Ruçit, as për të s’do votoni?
Nuk do votoj sot për askënd. Shumica mediokër elitarë. Për çdo njeri dhe zoti Ruçi e di, kanë amnistuar heqjen e të drejtës së kandidimit dhe mbushjen e kutive. Zoti Ruçi pas 25 vjetësh duhet të thoshte të vërtetën. Kjo parti ka një gjykatë dhe një KQZ, kemi kërkuar, e para anulimin e referendumit dhe hapjen e kutive. Kush do të bëhet palë me rilindistët, kanabistët e mediokrit mund të vazhdojë!
Balla: Ti je si Berisha ndaj nuk të pranon më PS
Pas deklaratës së Blushit, replika erdhi nga kolegu Taulant Balla. Deputeti socialist, tha se gjenerata e brezave në PS ndryshon dhe shembulli konkret u dha sot në Asamblenë e PS. Lidhur me deklaratat e Blushit, Balla tha se, kolegu i tij, foli me gjuhën e Sali Berishës, dhe se kjo metodë është e papranueshme për cdo socialist. Sipas Ballës, Blushi kritikon statutin e PS, por nuk ka lexuar njëherë të vetme cfarë ka në përmbajtje ky dokument.
“Sot dhamë shembull se gjeneratat ndryshojnë dhe sene brenda gjirit tonë dimë shumë mirë të ndërthurim gjeneratat. Apo dhe disa kolegë që mund të zgjidhen për herë të parë në kryesinë e PS.
Unë flas shpesh me zonjën Dade dhe ajo nuk ma shprehu shqetësimin. Ne nuk përzëmë veteranët, por kështu veprohet në PS-të europiane, ka ndonjë që cohet vonë dhe nuk kap dot mbledhjen, flet për statustin, por nuk e lexon kurrë statusin e PS, dhe antistatutin e ka kryefjalë të tij.
PS ka një statut dhe ka një mbledhje që funksionon në emër të statutin. Ajo që është e rëndësishme është se procesi po shkon shumë mirë, kandidaturat janë shumë të vlerësuara. Vlerësoj atë të shkëmbimit të brezave.
Më vjen keq që Blushi u mundua të fyente kolegë si unë apo të tjerë të vlerësuar në PS, se unë nuk shoh gabim që të shash Saliun qenka gabim dhe sipas Blushit kush shan Saliun nuk duhet të futet në kryesi. Por Blushi ngjan shumë me ato që thotë Saliu”.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet