“Faktet qe kane dale jane maja e aisbergut, ato qe do te dalin jane nen uje. Edi Rama dhe Fatmir xhafaj, nuk keni pare asgje akoma”. Me kete dekarate te forte dhe paralajmerim per publikime te reja e ka mbyllur fjalen kreu i PD-se, Lulzim Basha, fjale e transmeruar live ne faqen e tij ne Fb, nderkohe qe seanca ishte nderprere.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar fjalen e tij live ne FB, nga foltorja e Kuvendit, nderkohe qe kryeparlamentari Gramoz Ruçi e kishte nderprere seancen, pas vendimit te Bashes per te mos e leshuar foltoren.

 Basha e ka quajtur kete nje moment vendimtar per vendin, nderkohe qe ka paralajmeruar se shume shpejt do te dale zbuluar ajo qe kryedemokrati e ka quajtur “struktura e plotë mafioze të shtetit të Ramës”.

“Ky eshte moment vendimtar, e sotmja do nxjerrë zbuluar në orët në vijim strukturën e plotë mafioze të shtetit të Ramës. Largimi i kontrolluar i Agron Xhafajt është pjesë e asaj skeme, tregon se opozita kishte të drejtë, ishte denoncimi ynë, por edhe duke e cuar në Itali, e shpëtojnë nga ndjekja penale në Shqipëri, krijojnë alibi për të mos nisur hetimin. Kamikazja Arta Marku e Donika Prela që e lanë të largohej janë skandaloze, nëse ndaj tij ka filluar hetimi ai nuk duhej lënë të largohej, nëse jo, pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikazë Marku-Prela”-tha Basha.

basha34

Opozita ka premtuar bllokimin e kësaj seance deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Para se të futës në Parlament, Basha ka përshëndetur gazetarët duke u thënë “mos u mërzisni, nuk keni parë asgjë akoma”.

Opozita zhvilloi edhe dje një protestë para ministrisë së Brendshme, pak orë pasi kryeministri Rama deklaroi se ministri i tij nuk ka asnjë përgjegjësi për të vëllain, për të cilin PD-ja ka publikuar një audiopërgjim.