Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rritur ndjeshëm tonet në ditën e shtatë të protestës përpara kryeministrisë.
“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha.
Kryedemokrati Basha ka akuzuar kreun e Qeverisë se dëmton sipërmarrësit e ndershëm, dhe favorion 4-5 biznesmenë për të gjithë tenderat e koncesionet.
“Ekonomia shqiptare nuk është konkurruese në rajon. Katër ose pesë oligarkë thërret Rama për çdo tender, për çdo koncesion, për çdo pasuri kombëtare, dhe së bashku ndajnë thelat e pushtetit, së bashku ndajnë pasuritë e kombit, ndër pjesa tjetër zhytet në mjerim. Kushdo që e denoncon këtë, dhunohet, ndëshkohet, burgoset, trajtohet si armik. Kjo i ndodhi edhe Nikollaq Neranxit. Kjo qeveri dhe ky kryeministër i pengon sipërmarrësit në vend që t’i nxisë. Por Rama godet sipërmarrësit si Neranxi dhe mban biznesmenët kodoshë, se me ta ndan thelat”, tha Basha.
Sepse ne Shqiperi eshte shume me e veshtire te marresh kredi per te bere biznes, ne Shqiperi ecin para vetem 4 ose 5 biznes kodoshe qe rrine tek zyra e Edi Rames, e marrin thelat, 4 ose 5 oligarke therret Edi Rama per cdo gje per koncesion, tender e pasuri kombetare.
Cdo kush tjeter qe sben pjese tek klubi i thelave trajtohet si armik. Kjo qeveri e prangosi Nikollaq Nerenxin. Ky eshte sistemi kriminal, republika kriminale qe duhet permbysur me cdo kusht, permbysur e varrosur per ti hapur rruge nje republike te re.
Kjo nuk eshte thjesht nje proteste por nje lufte mes shumices qe duan te marrin ne dore fatin e tyre dhe nje pakice qe duan te mbajne pushtetin.
Shihni cka bere sot, nena e Ramona Tullumanit e cila njeh 4 gjuhe te huaja eshte pushuar nga puna ne tvsh vetem si hakmarrje. Ne me kenge ata me gure.
O Thoma Gellci o pleh do te te terheqim zvarre nga TVSH. Ta dine se vije ora ti marrim zvarre ne kete shesh ata qe pengojne protesten.
https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGazetaPanoramaOnline%2Fvideos%2F1372087499521480%2F&display=popup&ref=plugin&src=video
Komentet