Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit të PD, Klevis Balliu, deklaroi sot se arrestimet e protestuesve që dogjën flamurin e Serbisë pas protestës, nuk janë tjetër përveçse politike dhe një qokë që Kryeministri shqiptar i bëri homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç, pasi djegia e flamurit në Shqipëri është hequr si shkelje penale në Kodin Penal nga vetë komisioni parlamentar i drejtuar nga socialistja Ermonela Felaj. Nga ana tjetër, edhe gjykatat amerikane e kanë konsideruar një akt të tillë në rastet e ngjashme si liri e shprehjes.
Balliu tha sot nga Gjykata e Tiranës se “arrestimi është politik sepse është bërë vetëm pas statusit që ka bërë Edi Rama në të cilin ka gënjyer publikisht të gjithë qytetarët se pati arrestime për djegien e flamurit shqiptar në Serbi!!! Kjo nuk është e vërtetë sepse personi që e dogji flamurin (shqiptar në Serbi) ka dhënë një intervistë të nesërmen në TCH ku është pyetur nëse u arrestua apo jo për djegien e flamurit.
Rama ka bërë një statut që për të tilla xheste njerëzit janë arrestuar dhe fill pas atij statusi, personat që sot ndodhen në gjykatë, janë arrestuar, kur nuk është ë vërtetë siç edhe e patë se personat në Serbi nuk janë arrestuar. Pavarësisht kësaj, Policia me një urdhër politik publik dhe status në Fb të Edi Ramës i ka arrestuar. Këto xheste janë vetëm për të bërë presion,” theksoi demokrati..
Por z.Balliu, por nëse dëmtohet një simbol injë vendi duhet të merren masa…
“Jua sqaroj se ligji nuk e thotë atë, – tha Balliu. – Në vitin 2012, Komisioni i drejtuar nga Ermonela Felaj e ka hequr nga Kodi Penal që djegia e flamurit përbën shkelje penale. Ishte në ligj dhe është hequr.
Së dyti, në SHBA, ja ku është dokumenti e ka vendosur Gjykata në rastin Teksas kundër Xhonson përsa iI përket djegies së flamurit është pjesë e shprehjes së lirisë së çdo individi. Pra, nuk është krim, nuk konsiderohet krim. Ky është vendimi i gjykatës në SHBA (e tregon para medias) ndaj e kemi të qartë se çfarë ishte ajo: ishte një qokë që Edvinoviçi i bën sivëllait të vet Vuçiçit për të bërë presion ndaj demokratëve dhe qytetarëve që vijnë në protesta. Asnjë presion i qeverisë nuk do ta ndalojë revolucionin demokratik që ka nisur në Shqipëri.”
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet