Në një intervistë ekskluzive për A-Show me gazetarin Adi Krasta, Marie Gusho, vajza e dytë e poetit të madh të lirikave Lasgush Poradeci, u ndal fillimisht te marrëdhënia e prindërve të tij. Ajo tha gjatë bisedës së babai i saj kishte shumë të dashura në jetën e tij, sepse një poet nuk mund të kuptohet ndryshe, por gruaja më e rëndësishme e jetës së tij, ishte bashkëshortja e tij, që i dhuroi dy vajza.
‘Jam shumë kënaqur se të flasësh për babain është kënaqësi për të gjithë fëmijët.
Por të dish se babai jot qëndron këmbëkryq në kulturën shqiptare është kulmi i kënaqësisë.
Mamaja im ishte e vetmja bashkëshorte ligjore.
Të dashura ka pasur. Ka pasur shumë.
Se një poet nuk mund të kuptohet dhe nuk mund të shkruajë pa një grua afër.
Kurse mami im ka qenë gruaja më e rëndësishme e jetës së tij.
Nuk di të them më e dashura.
Por di të them më e rëndësishmja sepse mami im i dhuroi dy fëmijë, dy vajza.
Ishte posesiv dhe thoshte unë komunizmit nuk ia jap fëmijët e mi.
Dhe kur të futen te shpella e luanit t’ia marrin këlyshët atëherë do mi marrin mua fëmijët.
Ishte posesiv sa neve na lodhte.
Kostandina ishte ylli dhe unë i thosha babait: ‘kë do më shumë ti, mua apo Konstandinën’.
‘Të dyja njësoj ju dua’,- më thoshtë.
‘Po, unë e di që ti do më shumë Konstadinën’.
‘Po kur e di mos më pyet’-më thoshte babai.
Në A-Show me gazetarin Adi Krasta, vajza e dytë e poetit Lasgush Poradeci, Marie Gusho, tregoi edhe për marrëdhënien e veçantë që babai i saj kishte me disa nga personalitetet më të mëdha të letrave shqipe.
‘Lasgushi ka shkruar në ditar: ‘Petro Zheji më do’. Ishin shumë të ngjashëm në personalitet.
Lasgushi me Çabejn kanë qenë shumë shokë, janë dashur shumë.
Çabej tha se Lasgushi është një poet që Shqipëria do t’ja falë botës.
Mitrushi me babain ishin komshinj në Pogradec.
Kishin marrëdhënie shumë të thellë dhe të veçantë
Lasgushi nuk ishte një burrë i lehtë, kishte shumë sens humori.
Kurrë s’i kam parë mamin dhe babin të qeshin me të madhe.’
Komentet