E ftuar ditën e sotme në ‘Syri Televizion’, ish-kongresmenia republikane, Vicky Hartzler, ka komentuar situatën aktuale të opozitës në Shqipëri, dhe u ndal konkretisht tek vendimi i arrestit të shtëpisë ndaj liderit opozitar Sali Berisha.
Hartzler u shpreh se asksuh nuk duhet të burgoset pa pasur fakte apo prova konkrete dhe se është mjaft e shqetësuar lidhur me mënyrën se si qeveria shqiptare po e trajton këtë çështje.
Biseda në studio:
Vicky Hartzler: ‘Besoj se askush nuk duhet të burgoset, qoftë edhe në banesë pa u ngritur akuza apo pa pasur fakte dhe prova derisa të dalë vendimi prerë i gjykatës. Pra duhet të nxirren në pah këto fakte dhe të meret një vendim.
Pyetje: Duket se fushata mes Biden dhe zotit Trump ka probleme, dhe për këtë të fundit proceset gjyqësore po tentohet të mos kandidojë Zoti Trump? Pra kur kjo ndodh në Amerikë a duhet të shpresojnë shqiptarët për diçka ndryshe në vendin e tyre?
Vicky Hartzler: Edhe unë jam e shqetësuar me atë që po i ndodh Zotit Trump dhe me akuzat që janë ngritur kundër tij, të cilat për mua janë të pabaza dhe duket sikur janë qepur për t’i mbyllur gojën sepse ai përbën një kërcënim politik për Biden dhe në të kaluarën vendi ynë nuk është sjellur kurrë kështu, nuk ka ngritur akuza kundër dikujt vetëm për qëllime të dëmtimit politik apofinanciar.
Është një situatë shqetësuese, por prap besoj se ka ende shpresë për Shqipërinë, ndërsa ajo që po ndodh në SHBA them se do të ndryshohet pasi populli amerikan nuk e mbështet këtë që po zhvillohet
Unë do të inkurajoja popullin shqiptar që të qëndrojnë të fortë dhe të mos marin asnjë formë dhe vendim për t’ju mbyllur gojën atyre që duan të shprehin mendimin e lirë.
Klea Sula/Syri.net