E Premtja e Madhe konsdierohet si dita më e vështirë në Krishterim, sepse në këtë ditë Krishti është kryqëzuar në kryq. Sot besimtarët janë në agjërim të rreptë dhe pijnë vetëm ujë
Besimtarët ortodoksë këto ditë po përjetojnë në mënyrë intensive për festën e tyre më të madhe dhe më të hareshme Pashkët, festa e Ringjalljes së Krishtit. Me zemra të hapura, qetësi dhe gëzim, besimtarët festojnë kthimin e Jezu Krishtit nga vdekja dhe fitoren mbi vdekjen duke u përshëndetur me fjalët “Jezui është Ringjallur, Vërtetë është Ringjallur”.
Si simbol i festës më të ndritur te krishterët llogaritet veza. Tradicionalisht para Pashkëve në secilën shtëpi ngjyrosen vezët të cilat simbolizojnë ringjalljen dhe fillimin e një jete të re.
Kjo paraqet njërën nga traditat më të hareshme të të krishterëve ortodoksë që mbahet gjallë edhe këto ditë.
Vezët e pashkëve ngjyrosen dhe dekorohen në të “Enjten e Madhe”.
Veza e parë ngjyroset para lindjes së diellit për të cilën besohet se nuk prishet dhe zgjat një vit nëse nuk e sheh diellin. Sekreti që vezet të mos plasariten qëndron në zierjen e ngadaltë i cili mund të zgjatë edhe një orë.
Në ujë vendoset krip dhe uthull, ndërsa në ngjyrë vetëm uthull. Pasi vezët do të zihen ndërsa ngjyra do të vlojë, vezët hidhen në ngjyrë. Pasi vezët do ta marrin ngjyrën e bukur të kuqe nxirren në letër që të thaheh dhe lyhen me vaj që të marrin shkëlqimin. Pason dekorimi i cili varet nga dëshira dhe kreativiteti në amvisëritë. Mund të lyhen me gjelatin, mund të dekorohet me kokos dhe oriz. Si amvise praktikoj që veza të ngjyroset në ngjyrën e kuqe tradicionale.
Ngjyra e kuqesimbolizon gjakun e derdhur të Jezu Krishtit për shpëtimin e njerëzve në tokë, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe fitore, shëndet, optimizëm dhe dashuri.
Veza e parë e cila ngjyroset është për Zotin dhe ajo bart shumë bereqet dhe fat në shtëpi. Me atë për shëndet vizatohet kryqi mbi fytyrën e fëmijëve me fjalët ‘E kuqe, e bardhë, e trashë’ ose ‘ E kuqe, e bardhë, shëndet dhe jetë.
Kjo vezë llogaritet se ka fuqi mbrojtëse dhe ruhet në vend të veçantë në shtëpi deri në Pashkë. Më pas vezën e lënë në pullaz ose e fusin në tokë për fat.
E Premtja e Madhe konsdierohet si dita më e vështirë në Krishterizëm, sepse në këtë ditë Krishti është kryqëzuar në kryq. Nesër besimtarët janë në agjërim të rreptë dhe pijnë vetëm ujë.
Të shtunën mbrëma shkohet në kishë kur saktë në ora 24 pas mesnate kremtohet Ringjallja e Krishtit me thyerje të vezëve të kuqe dhe me përshëndetjen tradicionale “Jezui është Ringjallur, Vërtet është Ringjallur”.
Të dielën kremtohet festa e madhe e Pashkëve kur të gjithë mblidhen në tryezë dhe familjarisht hanë ushqim të yndyrshëm. Rekomandohet që pas agjërimit 40 ditorë të mbahet kujdes për ushqimin e yndyrshëm që konsumohet atë ditë. aa
Komentet