Fatmira Hajdari sqaroi se nuk e dinte që ambasada i kishte hequr vizën, dhe se e ka mësuar pasi ka plotësuar formularin e DSIK për efekt vettingu e fillimisht ka menduar se ambasada me të cilën tha se ka marrëdhënie korrekte e kishte telefonuar për vajzën e saj, Rudina Hajdari e cila po ashtu kishte status azilanti politik në SHBA. Ndërsa përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs u shpreh i habitur nga Hajdari se si ajo ishte ndihmuar nga dy biznesmenë me 160 mijë euro duke i blerë asaj një aktivitet në pronësi të të birit por prej vitesh jo fitimprurës.
Më tej Jacobs ka shtuar se pyetjen se si znj. Hajdari nuk kishte paguar taksat për këtë transaksion. Gjithcka lidhet me shitjet e bar kafes në qytet studenti nga Kiri Hajdari tek biznesmenët, para të cilat më pas u përdorën për ndërtimin e një pallati fillimisht 5 kat pa leje e më pas përfunduar në 10 kate me ndihmën e një biznesmeni. Përballë trupës së vettingut gruaja e Azem Hajdarit ishte e shoqëruar edhe nga avokati Maksim Haxhia. Vendimi për Fatmira Hajdarin do të jepet në datë 18 qershor.
Pjesë nga diskutimet për Fatmira Hajdarin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dërguar raport në KPK në të cilin deklaron se subjekti ka kryer deklarim të pastër, nuk rezulton me konflikt interesi, nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Por Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar 887m2 truall në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. Gjithashtu ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting.
KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, që më pas u bë 10 kate, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Ndërtimi 10 kate pa leje. Ka filluar në 2012 dhe mbaruar në 2014. Në 2013 ka bërë kërkesë legalizim. Deri në 5 kate e ka ndërtuar subjekti pra Kiri me Fatmirën.
5 kate i ka shtuar një kompani ndërtimi. Ndërtimi në një pjesë toke të zaptuar dhe jo pronë e familjes Hajdari. Djali Kiri Hajdari ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës. Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurës në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave.
Mungon informacioni në lidhje me të ardhurat. Ka blerë dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro. Fatmira Hajdari ka marrë borxh nga motra 20 mijë euro por nuk e ka deklaruar. Ka fshehur apartament me sipërfaqe 126 m2 marrë tek shoqëria I.shpk. Kiri Hajdari po ashtu ka fshehur pasuri duke mos i deklaruar në deklaratat e pasurisë si detyrim për shkak të mamasë gjyqtare. Nuk ka deklaruar aksionet në disa shoqëri. DSIK ka sjellë raport duke thënë se është e përshtatshme për të vazhduar detyrën.
Kemi bërë verifikime të mëtjeshme paçka raportit të DSIK. E kemi pyetur nëse i është refuzuar hyria në BE apo vend i NATO-s. Hajdarit i është refuzuar viza për në SHBA. Hajdari na është përgjigjur nuk më është refuzuar viza në asnjë shtet të BE apo SHBA. Fatmira Hajdari ka gënjyer. DSIK na ka sjellë një tjetër raport duke thënë se pas rishikimit të informacioneve Hajdari është e papërshtatshme për të vazhduar detyrën.
Avokati Maks Haxhia: DSIK ka gabuar për vizën. Nuk penalizohet. Formulari thotë prononcohuni mqs u është refuzuar viza. Pra do të thotë aplikoni e s’ju jepet viza. Në rastin konkret Hajdari e ka pasur vizën dhe i është revokuar. Ambasada i ka thënë e keni të revokuar pasi jeni në proces vettingu e deri sa të mbaroj vettingu e keni të revokuar. Ende nuk e dimë cfarë datë është refuzuar viza. I kemi kërkuar ambasadës informacion. 26 janar 2017 ka bërë deklaratën e vettingut dhe se ka ditur.
Fatmira Hajdari: Pas vrasjes së Azemit na kanë ndihmuar persona të ndryshëm për ta restauruar banesën. Ish kryeministri Berisha pa shtëpinë e amortizuar dhe na ndihmoi me një kredi 25 milionë lekë të vjetra. Nuk kam gënjyer për asgjë. Atëherë ishte kohë tjetër me letra e cash sot është me kopmjuter. Nuk kam vilë marramendëse, ejani vizitojeni. Çatia, pamja e mobiliet janë të njëjta. Kunati me ofroi shtëpi, unë se pranova kërkova dyqan që të nxirrja të ardhura për të rritur fëmijët. Djali im asokohe iku në Francë pasi ishim në rrezik për jetën. Na ndihmoi ambasadori francez. Asokohe ai jetonte ke shtëpia e kryebashkiakut të Bordos. Gruaja e kryebashkiakut foli në telefon me Elena Kadarenë dhe kërkoi që Kiri mos kthehej në Shqipëri por të ndiqte shkollën në Francë.
Asokohe iku dhe Rudina e cila në Amerikë, fitoi azil politik. Azil politik përfitoi edhe Kiri. Nga Kiri unë nuk kam marrë kurrë një fitim. I kam thënë mos shkel ligjin. Pallatin Kiri e nisi me lekët që fitoi nga shitja e lokalit në Qytet Studenti, ish mensa. Biznesmeni Sotiraq na ndihmoi jo se do fitonte por e beri për familjen Hajdari. E kam deklaruar pallatin edhe ose ishte informal. Të ardhurat e mia kanë qenë më të mira se cdo gjyqtari që sot ka ndërtesa e ndërtime. Nuk kam përfituar asgjë nga puna ime. Gjithcka pasuri e krijuar para se të bëhesha gjyqtare. Ullishten e kisha harruar ta deklaroja. Ju sot i llogarisni me sistem tjetër, atëherë nuk të pyeste kush ose e dojë kredinë.
Disa veprime asokohe ishin informale mes bankave. Më keni vrarë e fyer për figurën. Unë nuk kisha dijeni për revokimin e vizës. Tani e marrë vesh që ambasada ka nxjerrë vendim për revokim vize. Kurrë s’më është refuzuar viza. Atij të ILDKPKI i kam bërë SMS duke i thënë s’mund të shkelësh figurën time. Më mori ambasada në tel se mbaj mend kurrë. Mendova se do më thoshte dicka për vajzën. Kam marrëdhënie korrekte me ambasadën. Vajza ime është rritur atje sot ajo është 32 vjeçe. Unë s’mund të gënjej ambasadën
Më tha lërë pasaportën, e dorëzova dhe ika. Pas një jave më morën serish në telefon. Shkova dhe me kontaktoi konsullata me tha znj.Hajdari të është revokuar viza se jeni proces vettingu. Sa të mbaroi vetingu të rikthejmë vizën. E gjitha kjo ka ndodhur pasi kisha dorëzuar formularin.
Edhe pasuria vjen prej 1990 jo si sot. Edhe ILDKP ka qenë informale vetë. S’na shpjegoi kush si ta plotësojmë formularët. Ata si njihte kush. Betohem para jush dhe para popullit se kam punuar me pastërti, paanshmëri kam qenë korrekte në procese. Jam e vetmja gjyqtare ndaj të cilës s’ka kurrë një denoncim, kaq kisha. Sot jam ndryshe mendoj ndryshe, KPK të vendosë sikur ta mendojë, ju jap fjalën e nderit se do jem gjyqtare shembullore.
Maks Haxhia: Kërkojmë të rishihni dhe njëherë pasqyrat financiare pasi ne na dalin pozitive jo negative si KPK.
Pyetje vëzhguesi ndërkombëtar nga Theo Jacobs: E lexova dosjen tuaj nga tre këndvështrime, kur, si dhe pse.
Nga këndi i “pse”-së.
Një shembull nga dosja juaj. Është një kredi të marrë në bankë. Një marrëveshje e firmosur 2 vjet më vonë dhe e firmosur 2 vjet të tjera më vonë.
Merrni një kredi 19 mln lekë për 15 vjet.
Më shumë shpenzime dhe këste kredie se fitimi i lokalit.
Në 2012 ia shet barin 2 biznesmenëve. Kur lexoj faktet nuk e kuptoj pse dikush merr një kredi 2 vjet para se te ketë një arsye për ti marrë.
Pse 2 biznesmenë investojnë 160 mije euro për një aktivitet të dështuar? Për këto para që keni marrë ju kurrë nuk keni paguar taksat.
Pse dikush merr një kredi në 2007, firmos kontrate në 2009, pse e keni marrë jetë kredi para kontratës së qirasë. Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar? Në Belgjikë kjo nuk është normale! Pse ju më pas e përshkruat si kursime familjare?
Unë mund të vazhdoj me pyetje për orë të tëra, me pse-te e mia. Ka pyetje që janë lënë pa përgjigje.
Fatmira Hajdari: Kurrë nuk kam mbajt lekë cash në shtëpi: cdo gjë e thënë para jush është reale dhe e drejtë.
Komentet