Voal – Pas Partisë Demokratike kundër ligjit të Vettingut ka dalë edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Kur dihet se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është më i korruptuari, është e qartë se gjyqtarët ndihen të këcënuar nga vettingu. PD del në krahë gjyqsori.
Përmes një letre drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Unioni kërkon të jetë palë në shqyrtimin e kërkesës së deputetëve për deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për Rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e ligjit të miratuar më 22 korrik 2016. Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e vettingut. Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve është depozituar dje në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa është firmosur nga kreu i unionit, Gerd Hoxha.
Ligji i vettingut konsiderohet si prej më të rëndësishmëve për zbatimin e reformës në drejtësi.
Komentet