Botohet në Fletoren Zyrtare ligji i “Vettingut”. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, të cilët mundësuan botimin në një kohë rekord të ligjit, dhanë njoftimin për këtë botim të shumëpritur.
Botimi vjen të nesërmen e takimit të ambasadorit amerikan Donald Lu me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Partia Demokratike ka paralajmëruar se ligjin e “Vettingut” do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Gjithsesi, pas botimit në Fletoren Zyrtare, pritet zbatimit i ligjit të “Vettingut”, vendimtar për kryerjen e Reformës në Drejtësi.
Komentet