Qepa është shumë e pasur me bashkëdyzimet e squfurit që janë “përgjegjës” për shijen dhe erën e qepës, por edhe mjaft meritor për vetitë mjekuese të qepës.
Përveç asaj që është “shoqëruese” gati e paharrueshme e mishit të qengjit, qofteve etj për shkak të erës dhe shijes së këndshme, qepës i përshkruhen edhe disa karakteristika tjera, që mund të përmirësojnë shëndetin e njeriut si p.sh:
Ekzistojnë dëshmi se bashkëdyzimet e squfurit që përmban qepa, parandalojnë koagulimin e gjakut. Po ashtu, ka prova dhe dëshmi që tregojnë se këto veti të qepës zvogëlojnë-ulin nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe në përgjithësi ndihmojnë në prevenimin e atakut në zemër, transmeton INA.
Hulumtimet kanë treguar se qepa ndihmon edhe në përforcimin e eshtrave-skeletit, që më së shumti kanë nevojë gratë në menopauzë. Pos kësaj, ekzistojnë dëshmi që gratë që e kanë kaluar menopauzën me konsumimin e përditshëm të qepës e kanë ulur rrezikun e frakturave (thyerjeve) të eshtrave dhe të ashtit iliak (kukut). Është me rëndësi të thuhet se rezultatet bazohen në përdorimin-konsumimin e përditshëm.
Qepa është edhe antioksidans që parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup dhe e mban nivelin e ndezjeve nën kontroll. Ka dëshmi se qepa zvogëlon-ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit, qoftë edhe kur konsumohet në sasi më të vogla.
Në fund, vetëm të dini se qepa përmirëson ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe parandalon infeksionet bakteriologjike.
Qepa e kuqe efektet e shëndetëshme

Qepa e kuqe është një produkt që ndikon në mbrojtjen e shëndetit. Duhet të bëni kujdes që gjatë përgatitjes të mos e zieni apo piqni tepër, sepse humb substancat shëruese, prandaj pikërisht për këtë arsye duhet ta konsumoni të papërpunuar. Disa nga vetitë kuruese të qepës janë;
Parandalon rritjen e qelizave të kancerit
Qepa është e pasur me substancat e squfurit që e mbrojnë organizmin nga kanceri i lukthit, zorrës së trashë, kancerit të gjirit, mushkërive dhe prostatës. Ndikon edhe kundër baktereve në sistemin urinar.
Kontrollon diabetin
Qepa e kuqe e papërpunuar shton prodhimin e insulinës. Nëse vuani nga diabeti, keni arsye të mirë që rregullisht të hani qepë të papërpunuar.
Shëron kapsllëkun
Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe. Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët.
Shëron infeksionin e fytit
Nga qepa e kuqe mund të përgatitni lëng. Ai shumë shpejt ju largon nga zona e gripit, ftohjes apo dhimbjeve dhe infeksioneve në fyt.
Problemet me gjakrrjedhjen nga hundët
Nëse keni telashe me gjakrrjedhjen në hundë, qepa e kuqe mundet ta ndalojë këtë. Nëse ju rrjedh gjak, merrni aromë për një kohë qepës së kuqe
Komentet