Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Vendimi u mor pasi KPK-ja shqyrtoi prej një jave dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.
Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.
***
Vetingu, KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Ja kur flet
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ne 25 prill se ka vendosur të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
KPK deklaroi se do të japë më 3 maj vendimin për gjyqtaren Xhoxhaj.
Anetarja e Kushtetueses ka paraqitur dokumente shtese te cilat KPK-ja vendosi ti administroje dhe hetoje perpara se te jape vendimin javen e ardhshme.
KPK rendit problemet e Altina Xhoxhajt: Nuk justifikon pasurinë, mban shumë para cash. Avokatja: Ja e vërteta
23 Prill 2018/ Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, seanca për të cilën ka nisur e pritet verdikti pas ‘vetingut’.
Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blere në vitin 2005 60 mije euro 109 metra katrore. Ka nje truall ne gjirin e Lalzit qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te nje shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.
Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verande ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.
Gazetari i “Panorama”, raporton se sa i perket aftesive profesionale ka patur probeleme me disa vendime te dhena jashte afateve kohore dhe zgjaten e procedimeve.
KPK thote se ka patur nje konflikt interesi ne vitin 2001, ku sipas denoncimit te nje shtetasi me inicialet C.C. babai i gjyqtares ka qene trup gjykuese ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe Xhoxhaj ka qene relatore e ceshtjes kur ka shkuar ne Kushtetuese.
Avokatja: Ja e verteta
Nderkohe qe avokatja e Xhoxhajt kerkon rikonfirmim ne detyre te klientes se saj. Ajo thekson se “levizjet jashte te bashkejetuesit dhe vete Xhoxhajt kane qene ne funksion te detyres”. Sipas avokates, bashkejetuesi i Xhoxhajt ka levizur per hskak te detyres qe ben ne OSBE.
“Apartamentin ne Tirane e ka blere bashkejetuesi me parate e tij, por te regjistrimi eshte bere ne emer te te dyve, meqe bashke kane dy femije”- tha avokatja ne pergjigje te konstatimeve te KPK.
Po sipas saj, apartamenti te Gjiri i Lalzit eshte regjistruar ne bashkepronesi, pasi eshte eshte blere me kontribut te perbashket. “Eshte blere pas 16 vjetesh pune te subjektit. Xhoxhaj ka qene anetare e KLD, pedagoge, dhe gjyqtare. Dhe keto justifikojne kontributin per apartamentin”- tha avokatja.
Per truallin 221 metra katrore, sipas avoktares, subjekti ka bere procedurat ligjore sipas asaj qe i ka kerkuar ALUIZNI. “Eshte trualli nen apartament qe perfshin hyrje dhe oborr”-tha ajo.
Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.
Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill. E diplomuar në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, Altina Xhoxhaj e filloi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë. Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Paralelisht me detyrën si gjyqtare, Xhoxhaj ka edhe një karrierë të gjatë si akademike. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Altina Xhoxhaj nga viti 2003 deri në vitin 2017.
Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 15.4 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.
Të ardhurat familjare të deklaruara nga znj. Xhoxhaj përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4 për qind dhe paga e familjarëve në 36.9 për qind. Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në cash në 7.1 për qind, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6 për qind dhe nga mësimdhënia në 2.5 për qind.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për zonjën Xhoxhaj, 2 rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në cash, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën akumulative të 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Kërkesa u bë nga anëtarët demokratë të Këshillit, e pas shqyrtimit Këshilli vendosi që mund ta marrin USB me 10 mijë faqe, por të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos bëjnë publike përmbajtje nga dosja hetimore për Zv. kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kerkuar 3 jave kohe te njihet me dosjen, por prokuroret e SPAK ka thënë se mund të marrë 5 ditë kohë maksimumi. Ndërkohë, PS ka propozuar që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar./Dosja.al
Anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit po diskuton mundësinë shtyrjes së mbledhjes për diskutimet për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se Partia Demokratike kërkon që mbledhja të zhvillohet më 22 dhjetor, ndërsa mazhoranca kërkon mbledhja të shtyhet deri në janar.
Avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar 3 javë kohë për t’u njohur me dosjen, ndërsa prokurorët e SPAK kanë argumentuar se 3-5 ditë janë të mjaftueshme dhe se brenda këtij afati kohor mund të zhvillohet sërish mbledhja.
Më herët Prokurorët e SPAK, kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.
Burime për Panorama Online bëjnë të ditur nga mbledhja se opozita kërkon që materialet t’i shqyrtojë pas mbledhjes, ndërkohë nga ana tjetër socialistët kërkojnë që asnjë material i sjellë nga SPAK të mos dalë mbledhja.
Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhje se materialet anëtarët e Këshillit të Mandateve mund t’i marrin provat me vete.
Ndërkohë që Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla ka deklaruar se materialet t’i jepen anëtarëve demokrat në Këshillin e Mandateve, por të mos dalin nga salla.
Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalia kërkon shtyrjen e mbledhjes, me argumentin se i nevojitet me shume kohe për t’u njohur me materialin.
Po ashtu mësohet se palët po diskutojnë edhe mundësinë e shtyrjes së mbledhjes për Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.
Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.
I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.
Për Florjan Binajn, protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”. bw
Prej më shumë se 4 orë, që kur nisi mbledhja e qeverisë, Belinda Balluku për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ajo vazhdon të qëndrojë në zyrën e saj në kryeministri.
Edhe pse mbledhja e qeverisë përfundoi, kryeministri dhe ministrat u larguan, numri dy i qeverisë vazhdon të jete ende aty.
Madje pas disa orësh kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në Kryeministri. Ai është parë jashtë ambienteve të kryeministrisë, teksa ka qëndruar brenda në makinë për rreth 15 minuta duke folur në telefon. gsh
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka renditur pasuritë sipas tij marramendëse të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.
Ai tha se ajo disponon 300 apartamente dhe konto bankare ndërsa shtoi se ka dhe dy jahte.
“Kanë vjedhur qytetarët. Cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë? Cili? Po jahtet? Dy jahtet. Po vilat? Po kontot bankare me dhjetëra në mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, t’i falen zotit që Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje, sepse meritonin cdo dënim kapital. Vinoteka e Ramës te Agasi, 4 mln euro me shishe 33-35 mijë euro, 70 vjeçare. Kamerat e Agasit tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë, Rama e kishte si shtëpinë e dytë. Ku është Agasi sot. Shteti ka rënë. Rama duhet të japë dorëheqjen, Lubia ka vjedhur por ka zbatuar urdhërat e tij”, tha Berisha. bw
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat ka theksuar se nuk është lejuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e Ballukut.
Shehaj u shpreh se synojnë që të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK.
Gjithashtu hodhi akuza se Balla ka urdhëruar që në mbledhje të jenë vetëm anëtarët.
“Kanë vendosur dhe duan të bëjnë gjithçka për të mbuluar atë që po ndodh. Duan të mbajnë të fshehur kërkesën e SPAK-ut. Unë kam të drejtë të jem pjesë e Këshillit të Mandateve. Jemi parti politike dhe kemi nevojë të përfaqësohemi. Balla, në asnjë mënyrë, dhe anëtarët e tjerë që janë aty, u tha se nuk lejohen të tjerët. Ky është preteksti që e kanë kërkuar prokurorët. Kjo është hera e parë që e mbajnë mbledhjen me dyer të mbyllura. Kjo është e mbyllur!
Balluku thotë në përgjigje: është vendosur tenderi nga Rama. S’ka më kufi mes krimit dhe shtetit. Një qytetar shqiptar nuk e di më se kujt t’i drejtohet ditën kur ka nevojë për mbrojtje. Kujt t’i kërkojë të mbrohet, policit që e merr peng?
Unë kam bërë edhe kërkesë që të jem në Këshill. As këtë nuk e bënë. Është e qartë që duan ta mbyllin çështjen. Nuk dihet se cilat janë argumentet që ka SPAK. Po kërkohet arresti i Ballukut. Ajo duhet të dalë para drejtësisë.”, tha Shehaj. bw
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj vijon të qëndrojë prej më shumë se një ore jashtë dyerve ku mbahet mbledhja për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Ai ka hedhur akuza se kryeministri Edi Rama synon të mbrojë veten e tij.
Po ashtu ai ngriti shqetësimin për presion nga ana e gardistëve.
“Filloi presioni, dhe këtu ka njerëz të ndershëm por ka edhe palaço. Vijnë këtu dhe fillojnë presionin. Ka gardistë të ndershëm por ka edhe palaço që vijnë bëjnë presionin. Mendojnë se do jenë përgjithmonë në pushtet. Por do ju vijë dita dhe po ju vjen shumë shpejt në fakt. Ku është shefi? Mund ta thërrisni? Jeni të Gardës edhe ju? Mund ta thërrisni shefin? Nëse është normale që garditëst të kalojnë këtu dhe bëjnë presion…Të shohim pak gangsterët që bredhin këtu nëpër parlament”, tha Shehaj.
Deputeti Erlad Kapri deklaroi se është informuar nga deputetë të opozitës se kreu i Grupit Parlamentar të PS ka kërkuar që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura. Sipas kjo është bërë për faktin që të mbaheshin të fshehta diskutimet dhe të vërtetat.
“Jam informuar nga kolegë të opozitës që Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura. Është thënë që përderisa i është drejtuar kuvendit përse mos ta dinë të gjithë deputetët. Taulant Balla thotë jo, kërkon të bëhet me dyer të mbyllura. Skandal. Kjo bëhet që ajo që thonë prokurorët në këtë sallë të mos bëhet e ditur.”, tha Kapri. bw
Belinda Balluku është ende në godinën e Kryeministrisë dhe nuk ka dalë për t’ju drejtuar Kryesisë së Kuvendit.
Gazetari Osman Stafa tha për News24 se Balluku duket se nuk ka preferuar për të qenë brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Balluku u rikthye në detyrë pas vendimit të Kushtetuese dhe SPAK veproi duke kërkuar arrestimin e zv/kryeministres.
Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Berisha ka paralajmëruar protesta më të forta më të vendosura deri në grevë urie.
“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie me të gjitha format. Deri sa të përmbushim misionin tona. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura.”, tha ai. bw
Pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi.
Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se Carlo Bolino ka përfituar qindra milionë lekë nga ARRSH-ja.
Në bashkëbisedimin mes Ballukut dhe Berberit, zbardhet se Carlo Bollino, çon persona të tretë të interesohen tek ministrja dhe drejtori i ARRSH për projektet dhe pagesat.
Gjatë këtij bashkëbisedimi mes Ballukut dhe Berberit flitet për shumat që ka marrë Bollino nga drejtori i ARRSH.
Në aplikacionin “Whatsapp”, midis shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, shtetasja Belinda Balluku i përcjell (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore e’ stato addirittura spalmato te “plani i likujdimi” nei prossimi tre anni!!!) ne’ il nuovo, si dhe i dërgon mesazhet “Merre zgjidhe ktë Se sto kafane po fare terezinë.
Në orën 17:52-17:53, Evis Berberi: “Ja kam pranuar projektin në këshill teknik ka marrë 28 mil të rinj nga 70 mil të rinj the pagesën e mbetur ja kam shtrirë në tre vjet tani do marrë o mil të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për të gjitha projektet dhe nëse duhet ja japim në qershor 39 mil të rinj që është diferenca.
Për gjënë e re se di për çfarë flet Pasi skam diskutuar gjë tjetër me të”.
Në orën 17:57-17:58, Belinda Balluku: “Thërrite atë plehrën që perfaqëson dhe thuaji, kjo është skema çfarë halli ke, shko sqaro Carlon thuaji. Mos shkruaj me tel, min ose pastaj harroje bashkëpunimin”.
Në orën 17:58-18:00, Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall”,– thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të publikuar nga CNA.
Këtë të premte do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Mbledhja do të nisë në orën 10:30. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe.
Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.bw
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka apeluar për angazhim dhe mobilizim qytetar në protestat kundër qeverisë. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se këtë të shtunë do t’i bashkohet protestës së organizuar nga Adriatik Lapaj.
Në mesazhin e tij, Binaj thekson se protestimi është “një detyrim themelor i çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të grabitet dhe të përbuzet”. Sipas tij, heshtja e shoqërisë i jep hapësirë dhe kurajë qeverisë për abuzime, ndërsa reagimi dhe bashkimi në protesta janë mjetet e vetme që e detyrojnë pushtetin të tërhiqet.
Aktori shprehet se vendi po ecën në një drejtim të gabuar dhe se ka ardhur koha që qytetarët të reagojnë, përtej ndasive partiake, për të mbrojtur interesin publik.
Më herët gjatë ditës, Florian Binaj iu bashkua protestës së Adriatik Lapajt, i cili prej disa ditësh po proteston në sheshin përpara Kryeministrisë. Ai njoftoi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat e paralajmëruara, përfshirë ato të Partisë “Mundësia”, lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Partisë Demokratike. bw
Komentet