Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albana Gashi ka postuar në llogarinë e saj në “facebook”, një skemë të punësimeve të familjarëve të njerëzve të koalicionit PDK-LDK. Këtu përmenden emra të politikanëve të fuqishëm siç është presidenti Hashim Thaçi.
Më poshtë gjeni postimin e plotë
Një numër simbolik i familjarëve të pushtetarëve të punësuar në institucione publike, siç duket nën moton “Familja, prona,shteti”, duke vënë shtetin në shërbim të pronës dhe familjes:
Hashim Thaçi, PDK → vëllau, Byroja Kosovare e Sigurimeve
→motra e gruas, RTK
→kunata (motra e gruas) e Gani Thaçit, vëllait të Hashim Thaçit RTK
Isa Mustafa, LDK→ një dyzinë kusherinjsh në Komunën e Prishtinës.
Vlora Citaku, PDK→ motra, RTK
Bekim Qollaku, PDK → vëllau i gruas, RTK
Kamishi, PDK→ motra, RTK
Shaip Muja, PDK,→ gruaja, RTK ( ka realizuar emision cili është paguar nga RTK)
Mustafë Mustafa PDK→ I punësuar pa konkurs, vëllai, daja, RTK
Azem Syla, PDK→ mbesa, RTK
Sali Asllani, LDK → vajza, RTK
Xhevahire Izmaku, PDK→ vajza, RTK
Hajdar Beqa, PDK→ vllaun , Ministria e Zhvillimit ekonomik
Hajdar Beqa, PDK→ gruaja ,Ndërmarrja Publike Ibër-Lepenci
Skender Ahmeti, ish- dekan, PDK → vajza, BQK
Halim Halimi , LDK→ vajza, Ndërmarrja publike Banesore
Justin Shiroka-Pula, PDK→ djali, PTK , asistent në UP
Beqir Sadikaj, PDK→ djali, këshilltar i zv.ministrit Lirak Çelaj
Agron Mustafa, PDK→ e dashura, RTK
Komentet