PRISHTINE – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia. Prangosja e tij ka ndodhur rreth orës 8:45.
Kurteshit iu ishte caktuar masa e burgut shtëpiak për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, por ky i fundit doli në manifestimin e fundit që Opozita organizoi në Gjilan, kësisoj duke thyer masën e caktuar nga Gjykata. Lëvizja Vetëvendosje në llogarinë zyrtare e saj në Facebook ka njoftuar se arrestimi i Kurteshit është bërë sot rreth orës 08:45 dhe është dërguar në Gjykatë.
“Ditët kur Kadri Veseli thërret për seancë të Kuvendit, janë shndërruar në ditë policore:
– Ora 08:45, Policia arreston, në shtëpinë e tij, deputetin Ismajl Kurteshi për ta dërguar në Gjykatë.
– Ora 09:00, Policët civilë mbikëqyrin vazhdimisht zyrat e grupeve parlamentare të opozitës.
– Ora 09:15, Policia nuk lejon deputetët e opozitës që të futen në Kuvendin e Kosovës, duke dashur që të kontrollojë ata detajisht. Një qeveri që me polici përpiqet të shtyp opozitën, është qeveri jolegjitime”, është shkruar në një postim të VV-së në Facebook.
Komentet