Vetëm një dorë engjëlli
e paprekur nga ai vetë, nga dashuria e tij për veten,
do të mund
të më ofronte sipërfaqen e lugët të pëllëmbës së tij
që unë të derdhja ankimin tim.
Dora e njeriut të gjallë
është shumë e ngatërruar në telat e sotme dhe të djeshme,
është tejet stërplot me jetën dhe plazmën e jetës!
Kurrë nuk do të mundte dora të ishte e dlirë
për ta qarë hallin e vëllait të tij!
E, prandaj, vetëm një dorë engjëlli të bardhë
me rrënjë të thella të ushqyera me dekretin e Perëndisë dhe pafundësisë
mund të depërtojë e kthjellët në rrëfimet e njeriut
pa vorbulluar në taban në shenjë kundërshtimi të gjallë.
Komentet