Në mes të luleve unë
jam vetëm me poçin tim të verës
duke pirë me veten, pastaj duke ngritur
kupën time i kërkoj hënës
të pijë me mua, pasqyrimet e saj
dhe të miat në kupën e verës, bash
të tre ne, pastaj unë psherëtij
pse hëna nuk mund të pijë,
dhe hija ime shkon bosh përkrah
meje pa thënë asnjë fjalë me gojë;
pa asnjë mik këtu, unë mund të
kem vetëm këto të dyja për shoqëri;
në kohën e lumturisë, unë po
ashtu mund të jem i lumtur me
gjithçka rrotull meje; dhe ulem
e këndoj dhe duket sikur hëna
më shoqëron mua; ndërsa nuk
jam ende i pirë, jam i kënaqur
t’i kem për miq hënën dhe
hijen time, por pastaj kur
unë e kam tejkaluar masën e pijes, ne
nisemi të gjithë; prapë këta
janë miq në të cilën gjithmonë
mund të kem shpresë, këta
që nuk kanë emocione
kurrsesi; unë shpresoj se
ne të tre do të takohemi përsëri
poshtë Udhës së Qumështit.
Komentet