I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit. Vetem pak pasi lajmin e njoftoi ish-kryeministri Sali Berisha, me ane te nje mesazhi qe postoi ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, lajmi konfirmohet nga burime për “Panorama”.
Gjithashtu, nje nga avokatet e Balilit e ka konfirmuar vetedorezimin e klientit te tij. Avokati i Balilit, Baftjar Rusi ka bere me dije per “Top Channel”, se klienti qe mbron eshte paraqitur vete ne Polici. Nderkohe qe mesohet se ai ndodhet aktualisht ne ambientet e policise se Shtetit, ne shoqerine e avokatit tjeter, Theodhori Sollaku.
Balili, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai ka qene person ne kerkim nga policia shqiptare prej me shume se dy vitesh, dhe nuk eshte vene ne pranga, ndonese policia ka organizuar disa here aksione per gjetjen e tij.
Komentet