…Po zhvillohej ndeshja Itali-Koreja e Jugut. Vërtet Vieri shënoi në minutat e para, por po ai do t’i kishte dhënë fund kësaj meseleje që u bë kaq sëkëlldisur për italianët , mirëpo gjuajti jasht me portë të boshatisur. Pastaj, gjyqtari Moreno, nga Ekuadori, nuk quajti të vlefshëm golin e Damianit. Skandal! Dhe ja, dy minuta para mbarimit koreanët barazuan dhe në 117’, pra në shtesën e lojës, Ahni, u dha aziatikëve fitoren. … U përsërit kështu drama e Italisë që në Boterorin ’66, në Angli kishte humbur me Korenë, por këtë radhë të…Jugut
Me Morenën për ditë me radhë u mor i tërë shtypi dhe RAI. (Sa për kurreshtje, në shtator të vitit 2010 ky Moreno u arrestua dhe në aeroportin Kenedi të Nju Jorkut, sepse iu gjetën rreth 6 kg drogë në një çantë dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg).
Për herë të parë në historinë e botërorëve një skuadër aziatike, Korea e Jugut, arrinte në një lartësi kozmike , nga ku mund të shihte “botën”, si Modunjo me këngën e tij të famshme“Volare”.
Ashtu si në ndeshjen në grup, Brazilit iu desh të stërmundohej që të prodhonte një gol kundër Turqisë, që u tregua edhe këtë radhë kundërshtar i denjë për 4 herë kampionët e botës. Të vetmin gol e shënoi Ronaldo në 49’.
Koreanojugorët nuk lanë dyshime për ndonjë skandal “gjyqsor”. Luftuan si të barabartë me gjermanët, që mundën të dilnin ngadhënjimtarë në këtë ndeshje, pas golit të vetëm dhe përsëri të Ballakut në 75’.
Finalja për vendin e tretë, shumë dramatike, midis Koresë së Jugut dhe Turqisë u mbyll 3-2 për të dytën që me tri goditje të sakta të “këlli$ëve” të tyre, prenë $do shpresë të atdheut të “diellit që nuk perendon”, si$ njihet Koreja. Ky ishte dhe mbetet suksesi më i madh i futbollit turk në botërorët e futbollit, që njihet edhe për fitoren 3-1 të përfaqësueses së saj, më 1955, kundër Gjermanisë Perendimore, atëhere kampione e botës.
Në këtë ndeshje u regjistrua një rekord origjinal: Turku Shukur shënoi në sekondën e 11-të golin e parë, duke thyer rekordin e francezit Lakomb, që kishte shënuar në takimin me Italinë golin e parë në sekondën e 44-t të Botërorit Argjentinë ’78.
Në finale u ndodhën kështu dy nga përfaqëuset më të denja të futbollit botëror-Brazili dhe Gjermania. Por këtë radhë “samba” braziliane, falë solistëve Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo, që katër vjet më parë kishte dëshmuar se do të ngjitej denjësisht “në katedër”, fioi 2-0, duke ndalur vërshimin e “stuhisë dhe vrullit” vagnerian të gjermanëve.
Kështu Brazili për të pestën herë u proklamua mbreti i një botërori, për të “abdikuar” katër vjet më pas në Botërorin Gjerman 2006.
Brazili- Markos, Lucio, Edmilton, Junior, Kafu, Silva, Kleberson, R.Karlos, Ronaldinjo,
Rivaldo, (Paulista),), Ronaldo, (Denilson);
Gjermania- Kahn, Linker, Ramalou, Metcelder, Frings, Haman, Jeremies, (Asamoa), Bode, (Zige), Shnajder, Klose, Neuvil, (Birhof).
Gjyqtar- Kolina ,(Itali)
Stadiumi “International” Jokohama,(69.029)
Golshënuesi më i mirë i botërorit- Ronaldo, (Brazil), 8 gola;
Lojtari dhe më i mirë- Kahn, portier,(Gjermani).
Komentet