Në shumë shkrime deri tash e kam theksuar se kjo kastë politike e pasluftës është kastë e dështuar. Ka dështuar në mirëqenie, ka dështuar në hapjen e vendeve te reja të punës, ka dështuar në zhvillimin e ekonomisë, ka dështuar në privatizim. Ajo që është më madhorja ka dështuar në shtetformim. Organet e gjyqësisë janë të ndikuara shumë nga politka ditore. Shkurt thënë kjo klasë politike është klasë e korruptuar dhe e kriminalizuar. Kur gjithçka kontrollohet nga politika dhe nga politikanet e pa përgjegjshem, sigurisht se pamundësohet edhe shtetndërtimi i nivelit te duhur. Vendi krejt pasluftën ka kaluar nga një krizë institucionale ne krizën tjeter. Në Kosovë sipas statistikave policore dhe të Këshilit për Mbrojtjën e Lirive dhe të Drejtave te Njeriut kanë ndodhur diku rreth 1500 vrasje të motiveve të ndryshme. Dhe ku ishin deri tash organet tona te drejtësisë. Bie pyetja çka kemi ba që të funksionojnë ashtu si duhet organet e drejtësisë , pak ose hiq.Dhe, pas gjithë kësaj , krimit të organizuar dhe korrupcionit , nuk mund të krenohemi së kemi punuar mirë për popull dhe për shtet. 16 vite nuk janë të vogla që kaq të vogël ta kemi mirëqenjën. 16 vite nuk janë të vogla që të krijohet pa përspektive e madhe për të jetuar në Kosovë. Dhe dihet se nga kjo pa përspektive , Kosova ka filluar të zbrazet masovikisht si ne kohën e okupimit klasik nga Serbia. Vendi në vitin e kaluar u fut pë nevojë në krizë gjashtë mujore institucionale .
E kush është fajtori këtu? bashësia ndërkombëtare që po dimë të fajësojmë për shumë qka ,sigursht së jo. Erdhem deri te puna qe ambasadorja amerikane ne Kosovë, Jakobson të na thotë së e kemi dhi punen , siq po vazhdojmë të dhimë , me këta njerëz të pa përgjegjeshem dhe të pa moral politik.Thënë shkurt pameritor që ta drejtojnë qeverinë dhe parlamentin. Te gjitha këto ishin indikatoret pse bashksia ndërkombëtare erdhi deri të përfundimi se duhet formuar Gjykata Speciale. Sidomos mos funksionimi i organeve te drejtësisë bëri që të merret një vendim i tillë më duket mua. Parlamenti nuk ia beri aminin një gjykate te tillë, më shumë për shkak të rivaliteteve politike se sa mos disponimit për ta votuar Gjykatën . Mosvotimi fsheh ne vete edhe frikën e ndeshjes më gjykatën në fjalë të disa personaliteteve ta larta politike . Edhe diçka do të thosha këtu, mua më duket se opozita nuk votoi pro gjykates e mllefosur pse Isa Mustafa u largua nga VLAN-i, por natyrisht së në dëm të Kosovës. Dhe, më këtë rast opozita ka mekanizma të tjara që kjo qeveri e e Isa Mustafës të largohet nga pushteti para afatit. Nuk kemi qenë të zotët që vet të çlirohemi nga Serbia , dhe sigurisht së ata qe na ndihmuan dhe na ndihmuan shume , kanë pjesën e vet ku dhe kur duhet të pyeten, natyrisht e dështem ne këtë gjë ose jo.
Amerika është promotorja e demokracisë në botë, dhe ndikimi i saj nuk është vëtem ne Kosovën e vogël, por ndikimi dhe trysnia e këtij shteti po bëhët edhe mbi Rusinë shumë milionëshe , që Putini mos të luajë me zjarr. A nuk është kjo diçka e mirë për njerëzimin ? Sigurisht se po. Amerika eshte mburoja e paqës botërore dhe lirive dhe te drejtave njerëzore ,natyrisht se edhe i mbron interesat e saja dhe sferat e ndikimit si çdo shtet tjeter në botë.A nuk e mbrojti Bosnjën nga shfarosja prej hordhive serboqetnike serbe? A nuk e mbrojti edhe Kroacine dhe monumentet historike siq është Dubrovniku që mo të shkatërrohet nga bombardimet e ushtrisë serbe? A nuk i doli Zot shqiptarëve historikisht dhe në luftën e fundit etj. Natyrisht se kjo kërkon mund, sakrifica , rreziqe , dhe investime të mëdha për çdo shtet . A nuk na ndihmoj edhe Perëndimi, e tash se fundi Gjermania më tërë forcën që të bëhemi pjesë e Evropës .Mos votimi në Parlament pro gjykatës sigurisht nuk do të kalon pa reperkusione politike. Këtë gjë vështirë që miqët tanë do ta harrojnë bash lehtë. Atë ditë veq që dalluan në llafe ne foltore që na mbajtën për orë të tëra , se mirë kamufluan që gjykata mos të votohet. Atë ditë në kuvend ndëgjuam fjalë patriotike me bollëk. Se sa kush e don vendin dhe popullin e vet u pa për këto vite. Po jetojnë shumica në mjerim social , pa punësia është alarmante, dhe shumë qka tjeter.Patriotizmi nuk matet me fjalë të mira e punë të vogla. Gjykatën e prum vet të dera e shtëpisë , dhe nuk na ka kush fajë .Shteti nuk ndërtohet duke abuzuar me të çdo orë dhe çdo ditë. Shteti nuk është nocion apstrakt, por është diçka që preket dhe shijohet. Gabohemi dhe dëmtohemi nese vazhdojme ti kundërshtojme aleatet tanë .Miqët krijohen edhe pa i pasur , e ne po humbim ngadalë. Ne jemi një popull i vogël dhe i rrethuar në të katër anët më armiqët serbosllavë të cilët ende nuk po i lënë sherret e moqme bashkë me Rusinë si aleatin natyror të tyre karshi tokave shqiptare në Ballkan…
Komentet