Kombëtarja uruguaiane fituese e edicionit të parë të Kupës Rimet
Duke filluar nga ky sot, do të botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2018), përgatitur nga shkrimtari dhe gazetari sportiv Skifter Këlliçi.
URUGUAI, KAMPIONI I PARË I BOTëS NË FUTBOLL, (1930)
Vërtet Uruguai nuk ishte veçse një pikë e vogël në globin tokësor. Por, ama, ishte dy herë fitues i medaljeve të arta të futbollit në olimpiadat e Anversës dhe Parisit më 1924 dhe 1928 dhe më 1930 kremtonte 100- vjetorin e Pavarësisë. Ndërtonte edhe stadiumin të quajtur enkas “Sentemario” (Njëqndëshi), me nxënësi prej… 90 mijë shikuesish dhe bashkë me stadiumin tjetër të Montevideos, ”Park Central”, bëhej arena e 18 ndeshjeve të Botërorit të Parë të Fubollit..
Për më tepër, Uruguai dëshmoi se përsëri meritonte të mbante në dorë skeptrin e sovranit të futbollin të tërë planetin tonë, sidoqë midis 13 skuadrave, prej të cilave nga kontinenti plak ishin Belgjika, Franca, si dhe dy skuadrat ballkanike, Rumania dhe Jugosllavia, që përmenda më sipër. Boshllëkun e plotësonin një elitë skuadrash jugamerikane- Argjentina, Brazili, Kili, Meksika, Bolivia, Peruja…Pra, gjithsej 13 skuadra. Numër ters? Por jo për disa: Këto ishin Argjentina me SHBA-në dhe Uruguai me Jugosllavinë, që arritën në gjysmëfinale. Argjentinasit, sikur të luanin tenis, shpejt e shpejt “lanë hesapet” me kundërshtarët me të njetin rezultat tenistik, 6-1 dhe kryqëzuan shpata në finale me Uruguain.
Duhet thënë se se botërori , që nisi me… dëborë , meqë në hemisferin jugor ku shtrihet Uruguai në atë periudhë bën dimër, për të përfunduar në një ditë pranverore në takimin final.
Urugajanët dëshmuan traditën: u shtuan dy medaljeve olimpike dhe medaljet e kampionëve të botës. Argjentina, sidoqë udhëhoqi 2-1, kapitulloi pas tre golave të Seas, Iriartes dhe Kastros.
Argjentinasve u hipën xhindët në kokë. Pas humbjes në finalen e Olimpiadës së Amsterdamit më 1928, (2-1), dilnin përsëri kokulur nga stadiumi “Sentenario”. Zemërimi arriti deri në Buenos Aires, ku turma tifozësh kërkuan t’i vënë flakën ambasadës uruguajane. Dhe kjo, sepse argjentinasit ngulnin këmbë se në shkallët e “Sentenarios” ishte krijuar një gjendje e nderë që i kishte çoroditur paraardhësit e Maradonës deri në atë farë feje, saqë kishin humbur… torruan, dhe, si pasojë, edhe ndeshjen, se, sikur ajo të ishte luajtur në kushte normale… ta shihnin ata uruguajënët mendjemëdhenj se ç’do t’u punonim, se, ç’t’i bësh atij gjyqtarit … dhe kësisoj “fitorja na shkau nga duart”, e bla, bla, bla të tjera.
Kësaj zallalamahie i shpëtoi për mrekulli pikërisht gjyqtari belg, Langenus,. Gjatë takimit me vërshëllimat e tij, ai jo rrallë ndëshkoi futbollistët e famshëm argjentinas, Andrade dhe Monti, pa marrë me mend se ç’telashe do t’i sillte vetes.
Në fakt ishte gjyqtar me përvojë, që kishte nisur të gjykonte që më 1912, duke pasur rival të rreptë vetëm anglezin Stenli Rouz, i cili më pas do të bëhej presidenti i FIFA-s, dhe Marrasin, që edhe ai dotë bëhej më pas presidenti i Federcalcio-s italiane.
Langenusi kishte gjykuar në shumë fusha “të nxehta” të Evropës, por jo si në Montevideo. Për të mos prishur qejfm, ai vendosi me urtësi që në pjesën e parë loja të luhej me topin uruguajan dhe në pjesën e dytë me topin argjentinas, thua se topat të kishin fuqi çudibërëse.
Por jo gjithçka shkoi vaj…
Kështu, me të mbaruar ndeshja, ashtu siç ishte i veshur ne zhaketë kadifeje, në xhepin e sipërm të së cilës kishte varur bilbilin, me killota, këmishë të bardhë dhe kravatë, çuditërisht rregullorja e atëhershme e futbollit e lejonte këtë… luks, doli nga një derë e fshehtë e stadiumit, iu turr një makine, e cila e përcolli drejt e në port, ku e priste anija shpëtimtarte nga çdo sulm i tifozëve argjentinas që donin ta shqyenin.
Sidoqoftë, kujtimi i finales së Botërorit të Parë, në Montevideo, do ta bënte Langenusin të ndjehej krenar, derisa të mbyllte sytë më 1952, pasi kishte gjykuar 84 takime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ndeshje të botërorëve, më 1934 në Itali dhe më 1938 në Francë.
Po të kthehemi edhe një herë te ndeshja Uruguai-Argjentinë…
“Debatet që qarkullonin vetëm në rrethe të mbyllura sportive,- u frynë e morën përpjesëtime të mëdha. Nuk mbeti prapa edhe shtypi. Ato pastaj u kthyen në sharje dhe fyeje. Si pasojë, marrëdhëniët “diplomatike” midis dy fedaratave përkatëse të futbollit u ndërprenë me afat të pacaktuar.
Megjithtatë, fakti mbetet fakt: Uruguai i vockël, i njohur për kopetë e bagëtive, që zinte një rrip tokë në juglindje të Amerikës së Jugut, me një populllsi e cila mezi kapërcente dy milionët, ishte tashmë “Meka e futbollit botëror”.
Gjysmëfinalet:
Argjentina-SHBA 6-1;
Urugui-Jugosllavi 6-1.
Finale:
Uruguai-Argjentinë 4-2;
Gjyqtar- Langenus, (Belgjikë)
Emrat e kampionëve të parë të botës:
Balestro, Andrade, Fernandes,Pestido, Nazaci, Maskeeroni, Dorado,Skaron,Kastro,Sea, Iriatre, u shënua në librin e artë të botërorëve te futbollit.
Nënkampionët:
Botaso , Dela,Tore, Paternoster, Evaristo, Monti, Juares,Peusele, Varalo, Stabile, Ferreira, M.EM.Evaristo.
Golshënuesi më i mirë:
Stabile, (Argjentinë), 8 gola.
Nga galeria e yjeve:
Stabile, (Argjentinë), Nazazi, (Uruguai), Maskeroni, (Uruguai), Monti, (Argjentinë), Skarone , (Uruguai)
Ndeshje- 18;
Gola- 70, (3.89 për ndeshje);
Shikues- 590.549,( 32.808 për ndeshje).
Komentet