Futbollisët brazilianë festojnë fitoren e 1958 World Cup final (majtas Gilmar, pastaj Zagallo e Garrincha).
Pasi mundi habitërisht me shumë vështirësi Uellsin 1-0, më gol të debutuesit Pele, Brazili zbrazi tërë arsenalin e vet në takimin gjysmëfinal me Francën (5-2), ku Peleja shënoi edhe tre gola të tjerë. Ky djalosh fenomenal, do t’u shtonte këtyre edhe dy gola e fundit në finalen e bujshme, përsëri 5-2, këtë radhë kundër Suedisë,që solli fitoren e cila për herë të parë e shpuri Brazilin në Olimpin e futbollit.
Veçanërisht i mahnitëshëm ishte goli me të cilin Brazili thelloi rezultatin 4-1: Peleja ia kaloi topin mbrojësit kundërshtar mbi kokë, iu mënjanua dhe e gjuajti pa rënë ai në tokë. Kur ndeshja po mbyllej 4-2, pasi suedezi Simonsen kishte shënuar në minutëne 80-të, Peleja shënoi edhe golin e pestë. Për suedezët kaënaqësi e çastit ishte goli i parë në minutën e katërt, shënuar nga Lidholmi, që zgjati vetëm pesë minuta, sepse Vava shënoi golin e barazimit dhe pastaj golin e dytë në 32’, që u pasua nga një gol tjetër i Zagallos .
Ky botërori, pari që fitonte një skuadër latino-amerikane në Evropë dhe për më tepër Brazili, u shndërrua në festë kombëtare të pashembullt në Rio De Zhaneiro dhe qëtete të tjera braziliane dhe, ta pret mendja, që nuk pati vetëvrasje, si tetë vjet të shkuara, pas tragjedisë me Uruguain, dhe as edhe infarkte, që këtë radhë do të kishin qenë të shkaktuara nga gëzimi.
Brazilianët jo vetëm ngadhnjyen, por sollën dhe sistemin e ri 4-2-4, që shëmbi përfundimisht sistemin ëM, pra me tre mbrojtës, dy gjysmëbrojtës, dy gjysmëlmues dhe tre sulmues, që kishte dominuar në deri atëherë nëfutbollin botëror.
Finalja
Brazil-Suedi 5-2
Brazili- Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Belini, Orlando, Garrinça, Didi, Vava, Pele, Zagalo.
Suedia- Svenson, Bergmark, Aksbom, Bjornson, Gustavson, Parling, Hamrin, Green, Simonson, Lidholm, Skoglund;
Gjyqtar- Gig ,(Francë)
Golshënuesi më i mirë: Zhyst Fonten 13 gola.
Nga galeria e yjeve:
Pele, Garrin$a ,Didi,(Brazil), Jashin ,(B,Sovjetik), Kopa, Fonten ,(Francë).
Komentet