“Natyrisht, Brazili është favorit,- deklaronte trajneri çek Vitlaçil para ndeshjes finale të Botërorit t vitit162 të skuadrës së tij kundër kampionit të botës në fuqi,- por edhe ne kemi jo pak shanse për të fituar”.
Trajneri brazilian, Morreira, parapëlqeu më mirë të heshte para finales që u zhvillua në stadiumin e Santiagos, para 80 mijë shikuesve. Por e vërteta është që golin e parë e shënuan çekët me anë të Masopustit, të cilët, madje mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Pastaj brazilianët u përmedën nga ky “nokdaun” dhe shënuan me anë të Amarildos, golin e parë që u pasua nga i dyti dhe pati për autor Ziton.
Kur çekët po vizitonin dëshpërimisht portën brazilianë, në kërkim të golit të barazimit, Xhalma Santosi nisi një harkore brenda zonës së portës kundërshtare. Portieri çek, Shroif, i verbuar një grimë nga rrezet e diellit, nuk arriti ta mbërthente topin dhe Vava shënoi golin e tretë, që u dha brazilinëve Kupën e Botës, por pa shkëlqimin e katër viteve më parë.
”Ekipi i zgjedhur i Brazilit nuk e rimori titullin e lartë të kampionit botëror me lojë të shkëlqyer, por me lojë të organizuar”, -ishte mendimi i specialistëve.
Kjo vinte se tashmë brazilianët ishin arritur apogjeun e shkëlqimit të tyre. Më pas ky shkëlqim do të venitej.
Finalja
Brazil -Çekosllovaki 3-1
Brazili- Zhilmar, Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Mauro, Zozimo, Garinça, Didi, Vava, Amarildo, Zagalo.
Çekosllvakia- Shroif, Tihi, Novak, Pluskal, Popluhar, Masopust, Pospihal, Sherer, Kadraba, Kvashnjak, Jelinek.
(Novak, Pluskal, Masopust, etj.,më 1958 ishin futbolistë të “Duklës’”së Pragës, që u mënjanua 1-0 nga “Partizani”ynë më 1958 në një turne ndëkombëtar futbolli, të zhvilluar në Lajpcig).
Gjyqtar Llatishev, (B.Sovjetik)
Golshëuesit më të mirë: Garinça, Vava, (Brazil), Albert, (Hungari), Sançes, (Kili), Ivanov, (B.Sovjetik), Jerkoviç, (Jugoslavi), me nga 4 gola.
Komentet