Dhe përsëri në finale me Argjentinën, si katër vjet të shkuara. Ndeshja u përshkua nga gabime të gjyqtarit meksikan Mendes, që krijoi një mjedis shumë të nderë në fushë.
Së pari ai i mohon një 11-metërsh Augentalerit, pastaj edhe argjentinasit Dezoti; më pas dëbon Manzonin dhe në akordet e fundit të lojës dekreton një 11-metërsh të dyshimtë për ndërhyrje të Sensinit ndaj Fëlerit. Mateusi druhet dhe ia lë vendin Brehmes që shënon, pa iu dridhur qerpiku. 1-0 për gjermanoperendimorët. Maradona përpiqet, por më kot. Madje në 87’ një tjetër dëbim nga gjyqtari – Dezoti grindet me Fëlërin dhe e pëson. Mbyllje e pabukur e këtij botërori, për të mos thënë e shëmtuar.
“Po të gjykojmë me gjakftohëtësi, finalja më e denjë do të kishte qenë Itali-RF Gjermane, ose një finale anglo-saksone, RF Gjermane-Angli”, – ishte në përgjithësi mendimi i specialistëve.
Axurrët zunë vendin e tretë, duke mundur Anglinë, me një fitore ngushulluese, kur kishin humbur shansin më të mirë që në këtë botëror, që luhej në shtëpinë e tyre, të kurorëzoheshin kampione të botës dhe të shlyenin ato dyshime që patën lindur më 1934 në ndeshjet me Spanjën dhe Austrinë, ku, pavarësisht nga meriat e tyre, ndikoi dhe gjykimi jo shumë bindës.
Zhgënjimi i këtij botërori ishin Hollanda dhe Brazili. Dhe jo sepse u mënjamuan në $erekfinale, përkatësisht nga Argjentina dhe Anglia, por sepse paraqitën një futboll me ngjyra të holluara… akuareli.
Finalja
RF Gjermane-Argjentinë 1-0;
RFGJ – Gjermane – Ilgner, Berthold, (72’Roiter), Brehme, Augentaler, Këhler, Buhvald, Litbarski, Mateus, Hasler, Fëler, Klinsman;
Argjentina- Goigo$ea, Ruxheri , (46’ Monzon), Sensini, Simon, Serizuela, Lorenco, Burru$aga, (54’Kalderon) ,Buzualdo, Dezoti, Maradona, Troila.
Gjyqtar- Mendez , (Meksikë);
Golshënuesi më i mirë: Skila$i, (Itali) – 6 gola
Për heë të parë një skuadër afrikane arriti në çerekfinale:Kameruni.Shembullin e tij, e ndoqi Senegali, më 2002 dhe Gana më 2010…
Për herë të parë në fazën finalë të një botëori morën pjesë Kosta Rika, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irlanda.
Për herë të fundit në një botëror u lejua që topin e kthyer nga shokët me këmbë, portieri ta prekte me duar. Në Botërorin 1994 dhe më pas këtë mund ta bënte vetëm kur ata t’ia përcillnin me kokë.
Për herë të fundit skuadra fituese e një botërori vlerësohej me 2 pikë. Në botërorët dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare skuadra fituese filloi të vlerësohej me 3 pikë.
Komentet